Nisin punimet tek Xhamia e Namazgjasë, Uran Kalej: Më shumë se një dëshirë është nevojë për besimtaret

Postuar në 16 Prill, 2015 09:38

Nisin punimet tek Xhamia e Namazgjasë, raporton “Vizion Plus” në një nga kronikat e transmetuara prej tij. Pas shumë premtimesh, ka nisur këtë të enjte puna konkrete në terren për të bërë realitet një nga dëshirat e besimtarëve muslimane, ndërtimin e Xhamisë se Namazgjase, qe fillesat e veta i ka qe ne vitin 1938. Firma e ndërtimit ka kryer piketimet dhe gërmimet e para, pas një kalvari te gjate procedurash për marrjen e lejes. Përfaqësues te komunitetit myslimane thonë se kjo xhami më shumë se sa një dëshire është nevoje për besimtaret. Kalvari i pritjeve është përballuar me shumë durim dhe sot finalizohet me fillimin e punës. Sot metropoli numëron rreth 1 milion banorë, ndërsa ka vetëm 7 xhami te vogla.- thotë Drejtori i Investimeve në komuniteti mysliman Uran Kalej. Punimet do të zgjasin rreth 4 vjet, ndërsa kostoja totale e këtij investimi arrin në 30 mln euro, një financim ky i komunitetit musliman te Turqisë. Gjurma e projekti te xhamisë se madhe do te shtrihet ne nje sipërfaqe prej 5200 metra katror.

Comments

Submitted by ELBASANLLIU (not verified) on

<p>Po per kta si nuk kujtohet Blushi qe nuk flasin shqip por arabisht. Tashme po shtohet dhe nje cerdhe ku do te mblidhen arabet dhe cdo dite nga maja e minareve do te degjojme arabisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.