Lad Kosta: Më gënjyen për Jaçen. Gramoz Ruçi e ka lëshuar partinë dhe ka toleruar shumë gjëra në PS

Deputeti i Partisë Socialiste për Përmetin, Vladimir Kosta në një intervistë për “Panorama” është shprehur se e kanë gënjyer për kandidaturën e Gilberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit. “U kërkova që të mos kandidonin Gilberto Jaçen pasi ka abuzuar me fondet dhe e kam denoncuar në KLSH. Kryeministri më tha që nuk ishte Jaçe kandidati përfundimtar dhe do të vendosnin në 15 prill për këtë gjë. Por mesa duket pritën sa të binte zhurma e largimit tim dhe vendosën Jaçen. Jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë Kosta. Arsyeja e denoncimit të kryebashkiakut Jaçe është një investim në trotuaret e qytetit të Përmetit, ku sipas Kostës po i bëhet një shkatërrim qytetit për përfitime personale. Kosta shprehet se e kanë gënjyer një javë më parë për kandidaturën e Jaçes, duke i thënë se nuk do të jetë ai por dikush tjetër, ndërsa dje, ai është zyrtarizuar si kandidat i PSsë në këtë bashki. Deputeti i Përmetit hedh akuza edhe ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, për të cilin thotë se e ka lëshuar partinë dhe ka toleruar shumë gjëra në PS. Kosta nuk preferon që të komentojë bisedën që ka pasur me kryetarin e Parisë, Edi Rama pas vendimin që mori fillimisht për t’u larguar nga Grupi Parlamentar. Vendimin përfundimtar, Kosta do ta marrë pas një konsultimi që do të bëjë me kreun e Grupit Parlamentar, Ruçi dhe zgjedhësit e tij në Përmet.
Comments
zgjedhesit e tij ne Permet?

zgjedhesit e tij ne Permet? :)

ky eshte deputet liste

madje mandatin e ka marre jo direkt por nga mandatet qe lane deputetet qe u bene ministra

ku i gjeti zgjedhesit ky torollak qe kujton se u be intelektual se mban syze

Lad kosta Permeti nuk ka

Lad kosta Permeti nuk ka aspak respekt per ty sepse doje ta beje çdo gje ne fshehtesi ne bashkepunim te plote me Agron bektashin dhe veli mehmetin,donit nje ushtarin tuaj ne krye te bashkise(kukurecin) dhe si perfundim ndodhemi ne nje situate shume te veshtire,me nje kandidat per kryetar qe nuk e do asnje ne menyre apsolute dhe permetin e merr PD,dhe ti je fajtori kryesor.bashke me alma hoxhen(teta 200 euro)siç e quan Bledi mane prandaj mos na shkel me ne permet.

Add new comment