“Mapo”/ Banka e Tiranës kërkon sekuestrimin e kompanisë së Fazlliçit: Nuk i ka paguar kredinë. Gjykata urdhëron sekuestrimin e 3.3 milionë eurove të biznesmenit
Postuar në 15 Prill, 2015 07:40
Nëpërmjet një shkrimi ekskluziv, gazeta “Mapo” thotë se Banka e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës të sekuestrojë pasuritë e biznesmentit tepër të përfolur në Shqipëri Damir Fazlliç, pasi ky i fundit nuk i ka paguar kredinë që i ka marrë kësaj banke. Damir Fazlliç është i njohur edhe për miqësinë e ngushtë të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dosja është në gjykim nga gjyqtarja Kace Agolli. Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit.
Sipas gazetës “Mapo”, pasi Banka e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës të sekuestrojë pasuritë e biznesmentit tepër të përfolur në Shqipëri Damir Fazlliç, kjo e fundit e ka pranuar kërkesën duke lëshuar “urdhrin e ekzekutimit për Kontratën për Kredi Afatmesme Nr. CO 385/16.04.2010; Nr.1263Rep/ Nr.707/1 Kol, date 24.04.2010 te noteres Eriketa Kokoli, ndryshuar me Shtojce Kontrate per Kredi Afatmesme Nr.CO 385/1/16.05.2013; Nr.1535 Rep/Nr.912/2 Kol, date 14.06.2013 të noteres Eriketa Kokoli , lidhur midis “Banka e Tiranës” sh.a dhe Shoqërisë ‘CROWN ACQUISITIONS’ SH.A, në shumën totale prej 465,439,220.97 leke.”. Vendimi për lëshimin e urdhrit te sekuestros është dhënë nga gjyqtarja Kace Agolli. Damir Fazlliç nuk i ka paguar bankës paditese huane prej 3.3 milione eurosh qe i ka marrë.
http://www.mapo.al/2015/04/banka-e-tiranes-kerkon-sekuestrimin-e-kompanise-se-fazllicit
Comments
Submitted by Fillestari (not verified) on
Shume adrese interesante interneti kjo ne te cilen na thuhet se gjendet artikulli origjinal...
Ne cfare protokolli eshte kjo faqe se nuk duket si http standarte...
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.