Shqipëria e Madhe në “Shqip”, analistët: Deklarata e Ramës një shashkë, nuk e ka seriozisht bashkimin shqiptar

Kryeministri Edi Rama nga Ulqini deklaroi se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë, duke nënkuptuar këtu më së shumti integrimin e gjithë vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Kjo deklarata ka ngjallur reagimin e Brukselit dhe të vendeve të tjera të rajonit, sidomos Beogradit. Emisionin “Shqip” të kësaj të hëne në Top Channal debatoi për këtë çështje me të ftuarit në një panel nga Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësues të shoqërisë civile nga trevat mbarëshqiptare, përfaqësues të politikës në Kosove dhe me komentatorë të njohur për Ballkanin dhe rolin e ri të shqiptarëve në të ishin të ftuarit e gazetares Rudina Xhunga. Për analistin Mustafa Nano, deklarata e Ramës ishte e papritur. “Nuk e kam pritur patriotizimin e Ramës. Nuk di si ta quaj, mund të jetë edhe sjellje taktike që i përshtatet rrethanave dhe tenton të mbrojë avantazhet elektorale në Shqipëri”, tha ai. Analisti tjetër, Agron Gjekmarkaj tha se zakonisht të tilla deklarata, që ai e quajti nacionaliste, hidhen kur diçka shkon keq në qeverisjen e vendit dhe tentohet që përmes tyre të hidhet një shashkë. “Të njëjtën gjë bëri edhe Berisha, por në vitin e 7 të qeverisjes së tij”, tha ai. Edhe Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ndau të njëjtin mendim. “Ka një gjë me Ramën, pamundësia për të sjellë një moment të ri ekonomik për Shqipërinë. Ka një problem në Shqipëri, ndaj bëhet kjo deklaratë”, deklaroi ai. Të ftuarit thanë se deklaratat janë bërë në një qytet me simbolikë të veçantë për shqiptarët, megjithatë për ta asnjëherë shqiptarët si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk flasin seriozisht për bashkimin. Bashkimi, ranë dakord ata, nis përmes njësimit të ekonomisë, një programi kulturor të njëjtë dhe tregtisë.
Comments
Pa hyre thelle ne diskutimin
<p>Pa hyre thelle ne diskutimin mbi kete emision te "Shqip"it doja te thoja qe qendrimi i pjesemarresve ne tyreze u karakterizua thjeshte tek pritja ndaj te medhenjve, ndaj nderkombetareve. Asnje popull i lire ne bote nuk ka pritur gje prej te tjereve por kane luftuar te vendosur per lirine dhe pavarsine apo bashkimin ndermjet tyre. Per te mos e zgjatur edhe me shume mbi romantizmin apo "pjekjene" e kushteve ekonomike dua qe tua perplas mu ne fytyre te gjithe pjesemarresve te tryezes: Valle nuk e dini ju pseudoanaliste se izraelitet edhe pse per nje kohe te gjate prej 1877 vjetesh (afor 20 shekujsh) te larguar nga tokat e tyre e te shperndare neper te gjithe boten, me vendosmerine e tyre arriten qe te kthehen perseri ne tokat e tyre pas nje kohe kaq te gjate,. Ndersa per ju kokat enciklopedike dhe dijetare pabreksa, shqiptaret nuk paskan te drejte te shprehen me "romantizma", "kercenime" etj etje etje, edhe pse ata jetojne ne tokat e tyre jo per 20 shekujt e cifuteve te larguar por prej shumfishit te kohes se tyre. Pse , Pse Pse na e nxini jeten ne njerzve te thjeshte duke kerkuar serrzgjatjen pa fund te nje teke te shovinizmit ballkanik??????</p>
Dardja President!
<p>Dardja President!</p>
Add new comment