Kamza, përplasja mes kandidatëve Mziu e Gjici me sfond kronike. PD ngre disa pyetje për grabitjen 6 mln euro

Sot Kamza nuk është më një periferi pothuajse rurale e Tiranës, por njëra nga bashkitë më të mëdha në vend. Dhe përplasja politike në prag të zgjedhjeve lokale, për këtë rajon duket më e nxehtë se kurrë. Ndërsa kandidati i PD-së dhe kryebashkiaku aktual Xhelal Mziu po garon me një vendim gjykate prej 2 vitesh burg në shpinë (që është apeluar) për korrupsion me tenderat, opozita po sulmon fort rivalin e tij, kandidatin e mazhorancës Safet Gjici, aktualisht prefekt në Kukës. Argumenti i PD-së është një grabitje misterioze e deklaruar prej mbi 6 milionë eurosh nga një dega banke në Tiranë, e cila ruhej nga policia private në pronësi të Gjicit. Që në fillim deputeti Sali Berisha e etiketoi këtë ngjarje si të organizuar, me qëllim financimin e fushatës së Gjicit në Kamzë, një zonë që rregullisht ka votuar djathtas. Sot deputeti gerti Bogdani iu rikthye kësaj çështje, duke pyetur se “ç’lidhje ka Gjici dhe kompania e tij me këtë ngjarje”, dhe përse policia nuk po publikon asnjë ecuri të hetimeve, nëse ka bërë të tilla për këtë vjedhje shumë serioze.
a.k
Comments
Ne Kamez fiton Gjici,eshte

Ne Kamez fiton Gjici,eshte shume here me serioz se personazhi qesharak ne foto.

Un jam banor i Kamzes shoku

Un jam banor i Kamzes shoku militant. Me Mziun jam takuar ca here rastesisht dhe cope legeni eshte, e dijne te gjithe. Gjicin e njof po ashtu ne lidhje miqesore(jo te drejperdrejte) dhe ky cope legeni eshte. Tani do me thuash ku e shef ti kete seriozitetin e Gjicit aman?! Pasi hengri e hengri me PD-ne per 8 vite...u kovertua ne LSI dhe ja na del kandidat i Rilindjes ne Kamez. Keto quan seriozitete ti? Sa gota pi ne dite? Apo te paguan nena parti per te na bere komente per legenat e PS? Nuk po them qe ata nga PD-ja nuk jane legena....me pak fjale aq konsiderate kane partitet politike per Kamzen qe na vijne na prezantojne dy zagare per ti votuar...

Ku e pe "militantizmin" tek

Ku e pe "militantizmin" tek une ti o derdimen?! Cfare te duhet se cfare komentoj une njehre?! O njerez te neandertalit qe nuk pranoni asnje ide dhe mendim ndryshe nga i juaji se te hidheni e te "prisni koken",ikni mor mbushuni...

Add new comment