Vdes në moshën 87-vjeçare shkrimtari Guenter Grass

Guenter Grass, shkrimtari i njohur gjerman, fitues i çmimit “Nobel” ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Ai lindi në Danzig dhe mori pjesë në aktivitetin ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tij letrare trajton edhe çështje apo tema nga lufta, duke ruajtur një frymë antinaziste. Grass kundërshtoi edhe bashkimin e Gjermanisë. Shkrimtari erdhi në vëmendje të publikut edhe kur në vitin 2006 deklaroi se kishte shërbyer në Wafen SS. Në shqip, libri i parë i tij i përkthyer është “Anestezi lokale”.
s.z
Comments
Paqe e drite ketij njeriu te
<p>Paqe e drite ketij njeriu te madh!</p>
Add new comment