Ermal Vila thotë se diaspora shqiptare në SHBA ka një potencial të madh intelektual dhe financiar në ndihmë të vendit të origjinës

“Zëri i Amerikës” thotë se Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Universitetit të Harvardit zhvilloi muajin e kaluar një anketim me afro 900 shqiptaro-amerikanë me pyetjen se si mund të angazhohet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar vendet e tyre të origjinës. Projekti që është krijuar me mbështetje edhe të qeverisë shqiptare, ka dhënë disa rezultate interesante. Kryetari i Grupit të Diasporës në Uashington, Ermal Vila thotë se anketa tregon se në Shtetet e Bashkuara ka një potencial të madh intelektual dhe financiar që mund të ndikojë pozitivisht në vendet e origjinës. Në një bisedë në studion e “Zërit të Amerikës”, zoti Vila flet për nevojën për të hapur një dialog mes autoriteteve përkatëse në vendet e Ballkanit dhe përfaqësuesve të diasporës për të gjetur rrugët më të mira të bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të këtij potenciali në të mirë të të dyja palëve.
Comments
Nje lesh keni ju te

Nje lesh keni ju te diaspores. Keni 25 vjet, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, fjale, dhe asnje pune.

Ke te drejte pjeserisht, por
Ke te drejte pjeserisht, por po te pyes ty te me kthesh nje pergjigje njerezore e te ndershme: perse te sjell ne Shqiperi mundin tim, nderkohe qe njerez si ju ende lejoni te sundoheni nga mafioze politike, kur njerez si ju ankoheni per mungesa elonomike, nderkohe qe avionet mbushen me turiste qe pushojne jashte Shqiperise, kur toka lihet pa punuar, kur... askush nuk jep shprese se mundi dhe djersa ime do te perdoret per zhvillimin e vendin dhe une te marr pjesen qe me takon nga ky kontribut i imi.
Pse i beni ju gjerat lesh e

Pse i beni ju gjerat lesh e li, vazhdoni votoni LSI-ne perhere e me shume, e paska fajin diaspora qe nuk be asgje? Diaspora ka sakrifikuar plot, si ne Shqiperi aq me shume ne Kosove. Po nuk i pyet njeri.

Na jepni te drejten e votes sic e kane shume shtete dhe shikoni cfare ndikimi do kete. Po votat i doni atje per ato pazaret e ndyra me emra te pervecem e me shume shifra. Diasporen e shihni thjesht si lope qe duhet mjelur.

Edhe Noli thoshte ne kohen e

Edhe Noli thoshte ne kohen e vet:

Mbahu neno, mos ki frike

Se ke djemte ne Amerike, E terrci e verrci e terrci e verrci!

Mendimi qe ju shtyn te
Mendimi qe ju shtyn te shpreheni keshtu eshte nje aresye me teper per te shikuar hallet tona.
Add new comment