Lame kritikon Dakon në sy të Ramës: Janë bërë gabime në ndërtimin e Durrësit

Në zonën e Kënetës të Durrësit, ALUIZNI organizoi ndarjen e 1001 lejeve të legalizimit për banorët e kësaj zone. Kryeministri vuri në dukje se në këtë zonë në 8 vitet e qeverisjes së shkuar janë dhënë gjithsej vetëm 530 leje legalizimi, ndërsa në më pak se një vit strukturat e ALUIZNI-t kanë dhënë dyfishin e tyre. Kreu i ALUIZNI-t, Lame, theksoi se kjo është një zonë me problemet e saj specifike dhe kërkoi bashkëpunimin e mëtejshëm të banorëve në mënyrë që ky proces të vazhdojë me sukses. Lame tha gjithashtu se janë bërë gabime në ndërtimin e këtij qyteti duke shigjetuar kështu në mënyrë të tërthortë kryetarin aktual të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili ka mbajtur këtë detyrë për dy mandate dhe po kandidon për mandatin e tretë. “Durrësi është qytet i ngritur mbi një qytet mesjetar, i cili ka qenë ngritur mbi një qytet antik. Në gjithë këto vite duhet të pranojmë se janë bërë shumë gabime në ndërtimin e tij. Kjo e shton përgjegjësinë tonë gjatë ecjes së procesit të legalizimeve në zonat e qytetit të Durrësit”, tha Artan Lame gjatë fjalës së tij sot, ku ishte i pranishëm edhe Dako.
Comments
Kur flet lame per durresin qe
Kur flet lame per durresin qe ishte krysori ne shkaterrimin e gjithe plazhit plus golemin mos ngelt njeri pa folur. Jo se kam ndonje mendim te mire per dakon, por ketij tjetrit nuk i lejohet te flasi...
Add new comment