Jahjaga intervistë për “Danas”: Jetojmë në kohën e integrimeve, shqiptarët i bashkon Evropa

Postuar në 11 Prill, 2015 10:59

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkimin e shqiptarëve e sheh vetëm në Bashkimin Evropian. Ajo ka komentuar në një intervistë për “Danas” se hyrja në BE nënkupton bashkim jo vetëm mes shqiptarëve por gjithë popujve të Ballkanit që synojnë integrimet evropiane. “Integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike e ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme”, ka thënë Jahjaga. Ajo ka shprehur bindjen se BE-ja nuk është e plotë pa anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. “Sot jetojmë në kohën e integrimeve dhe prandaj integrimet evropiane janë qëllimi dhe alternative e të gjitha shteteve të Ballkanit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe si çdo shtet tjetër ne në rajon synon integrimin evropianë dhe punon në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE”, ka shtuar ajo.

 

http://www.danas.rs/danasrs/politika/jahjaga_ulazak_u_eu_znacice_i_ujedinjenje.56.html?news_id=300151

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>BRAVO JAHJAGA.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.