Hillari Klinton do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për postin e presidentit, sipas "Gallup" 50% e të anketuarve e favorizojnë

Postuar në 10 Prill, 2015 11:49

Hillari Klinton, ish-sekretarja e Shtetit, do të njoftojë zyrtarisht të dielën synimin për të kandiduar për postin e presidentit në zgjedhjet e 2016-ës, raporton “Zëri i Amerikës”. Ajo do ta shpallë fushatën për emërimin e Partisë Demokrate përmes një videoje në mediat sociale, i informuan sot burime të afërta me zonjën Klinton. Sipas këtyre burimeve, zonja Klinton pas njoftimit, do të shkojë në shtetet ku mbahen votime të hershme, si Ajova dhe Nju Hempshër. Kjo është hera e dytë që zonja Klinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 2008-ës ajo humbi ndaj kandidatit Barak Obama, i cili fitoi emërimin për t’u ndeshur me rivalin republikan. Në se zgjidhet, zonja e Parë do të bëhej gruaja e parë presidente në Shtetet e Bashkuara. “Zëri i Amerikës” thotë se nga një anketë e firmës Gallup del se 50 për qind e të anketuarve kanë mendim të favorshëm për zonjën Klinton, ndërsa 39 për qind nuk e mbështesin.

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>klinton is coming&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.