Drejtori i “Albpetrolit”: “280 mln$ shpenzime të pajustifikuara nga kompanitë e naftës për 2013”. Pse u nënshkrua atëherë marrëveshja me “Bankers” në 2014-ën?

Drejtori i “Albpetrolit”, Endri Puka, ka deklaruar sot për “Top-Channel” se vetëm për vitin 2013, nga kontrollet e ushtruara, ka rezultuar se “janë 280 milionë dollarë kosto që nuk u janë njohur kompanive hidro-karbure në tërësi”. Ai ka sqaruar më tej se për vitet 2005-2013, kompanive që ushtrojnë aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk u është refuzuar asnjë shpenzim, edhe pse shpesh kanë qenë të pashoqëruara me dokumente. Puka u referohet kompanive në tërësi, por duket se veprimet konkrete do të përqendrohen ndaj “Bankers”, duke kthyer në akte konkrete paralajmërimet e kryeministrit. "Nëse kompania/të do të dështojnë t’i justifikojnë këto shpenzime muajin tjetër, do ta bëjë vetë "Albpetrol" dhe do t'ua dërgojë për ekzekutim më pas organeve tatimore”, theksoi drejtori i Përgjithshëm. Mirëpo pyetja që lind vetiu në këtë rast është se për cilat arsye "Albpetrol" kujtohet që të veprojë pikërisht tani? Aq më tepër kur siç referon TCH, edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ka refuzuar t’u njohë kompanive edhe 303 milionë dollarë shpenzime për periudhën nga viti 2011. Mosjustifikimi i shpenzime i zbulon kompanitë që detyrohen të paguajnë tatim fitimin. Në rastin e “Bankers”, qeveria aktuale, e bashkë me të edhe opozita që ndonëse nuk lë çështje pa e trajtuar si skandal të klikës neobllokmene sot hesht, po dëshmohet e pasinqertë. Nëse shifrat që referon Puka janë të vërteta dhe janë protokolluar si verifikim zyrtar, atëherë për cilat arsye është firmosur marrëveshja e nëntorit 2014 me kompaninë “Bankers?” Kujtojmë edhe njëherë se objekti i kësaj marrëveshjeje ka të bëjë pikërisht me aspektin fiskal: “Objekti i kësaj Marrëveshjeje të Dytë Ndryshuese është eliminimi i efekteve ekonomike negative të shkaktuara ndaj Kontraktorit për shkak të Ndryshimeve Fiskale AKQ”, thuhet në marrëveshje(http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:726:02.1...). Dhe marrëveshja formalisht është nënshkruar nga “Albpetrol”, pra nga Endri Puka që sot evidenton këto probleme.
s.z
Comments
shtet rumpalle.....QR
<p>shtet rumpalle.....QR</p>
Add new comment