Banorët e Marinzës ankohen për gjendje helmimi dhe probleme me frymëmarrjen, ministri Beqja viziton zonën

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që ka qenë në zonën e Marinzës pas shpërthimit të gazit, është përballur me dhjetëra banorë që janë ankuar se janë të helmuar nga shpërthimi i gazit. Mbi dhjetë prej tyre janë shtruar në spitalin rajonal të Fierit me probleme në frymëmarrje, ndërsa një banor i tha Beqajt se e gjithë familja i është helmuar. Madje mjekët nuk po i marrin seriozisht dhe u thonë se ngatërrojnë simptomat me virozat e stinës. Për ngjarjen e para pak ditësh kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Dael Dervishi, tha se faji është i Bankers Petroleum, por ndërkohë nuk duket që qeveria të veprojë shpejt.
a.k
Comments
Ose viroza, ose keni mesuar
<p>Ose viroza, ose keni mesuar te genjeni te SHQUP-i. </p><p>Provoni e thoni ndryshe po nuk ua qendisi nje artikull Andrea dhe ju. </p>
Add new comment