Blushi pas grupit parlamentar: Këta kandidatë nuk janë të PS-së, por të një njeriu të vetëm

Për deputetin socialist Ben Blushi, emrat e kandidatëve të PS-së për bashkitë e reja këto zgjedhje lokale duhet të kishin dalë më herët, ndërsa kandidaturat që po përzgjidhen, po filtrohen përmes një procesi aspak transparent dhe në fakt, nuk janë kandidatë të Partisë Socialiste por vendim i një njeriu të vetëm. Këtë shigjetim për kryetarin Rama, Blushi e ka bërë në një prononcim të shkurtër për mediat pas mbledhjes së deputetëve të PS-së ku është diskutuar pikërisht emri që do të kandidohet në bashkinë e Tiranës. “Është shumë vonë, emrat duhej të kishin dalë”, tha Blushi.
a.k
Comments
Tere Shqiperia eshte ne duart
<p>Tere Shqiperia eshte ne duart e tre njerezve: Berisha, Rama, Meta. </p><p>p.s "Regjim, regjim" bertiste Muci! </p>
Add new comment