Shënim: Një tjetër koment “i rafinuar” i Shkëlzen Berishës mbi çështje të politikës së ditës

Postuar në 06 Prill, 2015 11:34

Pas një periudhe të gjatë në hije dhe larg komenteve të politikës së ditës, djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, muajt e fundit po bëhet gjithnjë e më i pranishëm. Një moment kulmor më vete sa i përket pjekurisë dhe mesazhit të thellë e të artikuluar, përbën komenti i sotëm i tij në facebook. Me një humor fin dhe tejet të rafinuar, Shkëlzeni reagoi në lidhje me koalicionin e mundshëm që FRD, e drejtuar nga Bamir Topi, do të bëjë me mazhorancën, për të hyrë sëbashku në zgjedhjet e 21 qershorit. Berisha Junior e ka quajtur këtë qëndrim të Topit ulje në prehërin e Ramës, duke thënë se kjo i sjell ndërmend një këngë të vjetër greke që fillon e mbaron "Tope Tope o Papagalos".

Statusi i plotë: “Lajmi se "demokrati" Topi keto zgjedhje do ulet ne preherin e Rames, me solli menjehere nder mend, ate kengen e vjeter greke qe fillon e mbaron me "Tope Tope o Papagalos"

 

a.k

 

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Edhe pse postim banal (cudi eee?!), e paska marre nje like edhe prej nje personi te sofistikuar e te pavarur si Endira Bushati!</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Po pse papagalli i Xenit eshte me i keq se papagalli me te cilin doli ne fotografi ca kohe me pare ky Edvin Palla? Papagall per papagall, apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.