Mazhoranca mbushet me parimorë. Pas PDIU-së, edhe FRD pranon bashkëpunimin. Topi: “E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”

Fryma e Re Demokratike është zyrtarisht pjesë e koalicionit të majtë të drejtuar nga PS dhe LSI. Kryetari i saj, ish-presidenti Bamir Topi, ka deklaruar nga Pogradeci se ai iu bashkua koalicionit qeverisës për parime. “Respektuam dhe vlerësuam kërkesën për koalicion që u bë nga Rama publikisht. E pranuam këtë ftesë. Krahu i ashtuquajtur i djathtë as nuk denjoi të dërgonte ftesë. Ne jemi ndarë për parime dhe jo për çështje personale. Ata punojnë për pushtet dhe interesat e tyre, ne për parime. E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”, u shpreh Topi. Pak a shumë të njëjtat arsye artikuloi edhe PDIU, por për parime flet edhe PS-ja vetë ose kryeministri. Për hir të së vërtetës, forca që dëgjohet më pak që të artikulojë publikisht Parimet, është LSI. Natyrisht është çështje personale se cila duhet besuar më shumë.
s.z
Comments
Po jam kurioz te di cilat

Po jam kurioz te di cilat jane parimet ne kete rast?

O Plako, po ku ka parime ne

O Plako,

po ku ka parime ne kete situate te vete-akuzuar per krime e korrupsion?!

Di ndonjerin prej shefave te politikave te pa akuzuar ti, Xhuxhumak i nderuar?!

Asnje per bè! As Bè-në e Frrokeve sipas Kanunit te zbatuar ne mungese te shtetit serioz, s'e kane keta!

Edhe si pseudonim parimor, kerkoj ndjese qe kisha pritur nje cike me ndryshe prej Bamkes, por a ka mundesi qe ish-presidenti

te pranoj ftesen (e Edi Rames dhe Ilir Metes, ne kete moment qe vete Bamiri e ka quajtur te turpshem ca dite me pare)

per pushtet lokal? Pranon te behet kryetar komune ne Priske ish-Presidenti keshtu?!

Ta kishte bere per zgjedhjet e pergjithshme, hajde de, se do thoshim: Bamiri behet mire te jete vete deputet, se ka pervoje te larte

fare, presidenciale, dhe do kerkoj te ndryshohet Marrveshja e Rames me Berishen per te futur kriminelet ne parlament, por si i

thuhet kur eshte fjala per pushtet lokal?

Jane xhuxhmaxhuxh, o Xhuxhumak, kaq!

100% dakord!

100% dakord!

Add new comment