Media amerikane “Marketwired”: Kokëdhima po lobon për legalizimin dhe eksportimin e kanabisit

Mediat amerikane raportojnë se mes Shqipërisë dhe SHBA mund të ketë një tjetër partneritet. Bëhet fjalë për një bashkëpunim në fushën e kanabisit. Pikërisht në prag të ‘Kupës së Kanabisit 2015’, deputeti shqiptar, Koço Kokëdhima ka nisur lobimin me anëtarë të Kongresit Amerikan, raporton Melanie Schultz në “Marketwired”. “Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, shumë të njohur në Europë,” tha Kokëdhima. Kokëdhima do të takojë anëtarët e Komisionit të Kongresit për Çështjet Euroaziatike. Gjatë takimit në fund të muajit do të diskutohet për mundësinë e eksportimit të kanabisit shqiptar në SHBA. Një zyrtar i këtij komisioni tha se kjo është një mundësi e mirë. Kanabisi shqiptar cilësohet shumë i mirë dhe prodhohet me një kosto shumë të ulët. Për më tepër, më mirë do ishte për Shqipërinë që ta shiste tek amerikanët në mënyrë të legalizuar se tek trafikantët. Kokëdhima prej kohësh po lobon në Shqipëri për legalizimn e kanabisit mjekësor.
Comments
Pasi njeriu e pranon Te

Pasi njeriu e pranon Te Keqen,

(pasi i ka ndodhur atij vete, qofte edhe rastesisht, pa dashur),

ai e ushtron edhe ndaj te tjereve...si pa te keq...

shqiptaret duhet te vendosin vete nese i rezistojne Se Keqes...

Ore nuk e kuptojme cfare i

Ore nuk e kuptojme cfare i pelqen Rama ketij Koco byt.....

Add new comment