Kryeministri Rama takon Bamir Topin: Po japim shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare

Bamir Topi ka nisur takimet me Edi Ramën për të vendosur për koalicionin e ardhshëm. Topi Kryetari i FRD, është takuar me kryeministrin në ambientet e Hotel Sheraton në Tiranë. Rama ishte i pari që i bëri një ftesë publike FRD-së për koalicion në këto zgjedhje dhe Topi e pranoi këtë ftesë. Ai nuk shprehu pretendime për ndonjë njësi të veçantë bashkiake, por tha se synojnë të fitojnë sa më shumë këshilltarë vendorë. Megjithatë Topi tha se nisja e negociatave nuk nënkupton vendosjen e koalicionit. Pas takimit, kryeministri Edi Rama tha për mediat: “Ky është një rast specifik pasi është një parti e pozicionuar qartazi në një pozicion opozitar, të moderuar, i spektrit të djathtë. Ky është një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, - tha Rama.
Ndërkohë kreu i FRD, Bamir Topi, tha se ishte takimi i parë dhe nuk u paraqitën kërkesa. “FRD është e vendosur mbi bazën e parimeve shumë të qarta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit dhe institucioneve. Ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor mbetet shumë problematik, sidomos në qytetet e mëdha. Ne jemi në një pozicion modern në politikë, jemi për komunikim,” tha Topi.
Comments
Ta merr mendja qe Berisha ia

Ta merr mendja qe Berisha ia vishte kot, kur akuzonte per grushte shteti,

me pjesemarrje edhe te ish-Presidentit Topi dhe te ish-Prokurores qe i eshte harruar emri (ngaqe as me pare nuk kishte pasur);

Por a ka ndonje njeri ne kete bote te kuptoj: Cila eshte ambicja politike e Ish-presidentit Topi qe nxitoi te krijonte Parti te Re?!

Natyrisht, president nuk behet me, as ai dhe as Berisha, por cfare e mire e shtyn te hyje ne koalicion me Partine ne Pushtet, aq me teper me partine e Majte te spektrit politik te Tiranes se Kuqe?!

A mjafton qenia bashk kunder Berishes?

A inspiron dot shqiptaret thjesht duke qene ne koalicion politik kunder Berishes, edhe pse Bamiri ngulmon te shprehet se Zgjedhjet qe vijne jane lokale, qeverisese dhe jo politike?

Pse e leshon veten ish-presidenti deri ne absurd, teksa edhe vete edhe Edi Rama, per kortezi, e quajne FRPD-ne si

Parti te Djathte qartazi te Moderuar !

Add new comment