“Panorama” publikon arsyet e largimit të n/drejtoreshës së Doganave dhe e‐mail për stafin: Ika se më tronditi vetëvrasja e doganierit

Postuar në 03 Prill, 2015 02:09

E përditshmja “Panorama” shkruan sot se pak kohë pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit si drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, edhe numri dy i institucionit ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtoren Blerta Kraja, e cila vetëm pak ditë më parë është larguar. Doganave thotë se duket si një tërheqje normale nga një funksion në administratë deri në momentin kur gazeta zbuloi e­mailin përshëndetës të Krajës dërguar stafit të saj. Një e­mail jo i zakonshëm, pa barrierat formale që imponon institucioni dhe pozicioni me mesazhe të forta mbi jetën dhe mbi një përjetim goditës të një ngjarjeje tragjike që e ka shtyrë të marrë këtë vendim. Kraja përmend në e­mail vetëvrasjen e një kolegu doganier, akt i cili e ka bërë të vlerësojë më shumë jetën dhe gjërat e vogla të saj ndërkohë përcjell një mesazh për administratën me të cilën ka punuar: që të jenë më solidarë me njëri­tjetrin.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Une nuk e dija fare qe kjo ishte zv. Drejtoreshe po tregon edhe njehere cfare shteti ndertojne partite tona. Kjo zonja per vite e vite te tera ishte nga me aktivet ne facebook e forume online ne mbrojtjen e Edi Rames, nje militante e flaket. Tani, pa pritur e pa pandehur paska qene emeruar zv.Drejtoreshe te Doganat, institucion qe as nuk besoj e ka njohur me pare. Hajde shtet hajde!&nbsp;</p>

Submitted by lavdosh (not verified) on

<p>Nqs kjo eshte e vertete, ne rradhe te pare kudos (bravo) per zonjen ne fjlae-gjest qytetarie.</p><p>E dyta kjo tregon se me Rilindjen po shtohen aktet e qytetarise dhe civilizimit: doreheqja per arsye morale</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.