Gjykata lë të lirë shefin e Zyrës së Interpol Tirana. Tahiri dhe Didi janë informuar me email për kërkesën belge. Koha që ministri të japë dorëheqje?

Postuar në 01 Prill, 2015 06:23

Artan Bajraktari, shef i Zyrës së Interpol Tirana dhe Laureta Alla, specialiste, janë lënë të lirë sot nga Gjykata e Tiranës. Ata u arrestua për shpërdorim detyre, pasi u ndaluan nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, për mosinformim për kërkesën e ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku. Gjykata vendosi detyrim paraqitje. Avokatët bënë me dije se ka qenë vetë prokuroria që ka paraqitur si prova për të akuzuar Bajraktarin emailet e tij për drejtuesit e ministrisë dhe të policisë, ku ai njoftonte ardhjen e kërkesës, ndërkohë që praktika zyrtare kërkon protokollimin e informacionit. Mirëpo tanimë çështja nuk shtrohet në aspektin procedurial, kur vjen puna për të ballafaquar përgjegjësitë. Drejtori i Policisë Artan Didi dha dorëheqjen me arsyetimin se nuk është informuar nga Interpol Tirana dhe për pasojë ai largohej duke marrë përgjegjësi morale. Emaili në fakt provon se ai ka qenë në dijeni të kërkesës dhe pas tij edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk mund të dalë sot e të deklarojë se Artan Didi nuk e paska njoftuar. Po bëhet e qartë se edhe Didi edhe Tahiri kanë qenë në dijeni për kërkesën, ndonëse jo në rrugë formalisht zyrtare. Ndaj edhe loja e telefonit të prishur që po bën ministri nuk ka më kuptim. Nëse do të kishte moralin që i atribuoi dje vartësit të tij, Didi, Saimir Tahiri, i cili sot është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, duhet që të japë dorëheqjen.
s.z

Comments

Submitted by Dyshyesi (not verified) on

Komunichimi me email nuk hyn ne komunikimin zyrtar. Ministri mbase nuk e lexon fare email-in, ose nuk e perdor, nuk di ta perdor internetin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti e ke mire, ministri mund te jete edhe analfabet dhe nuk di te lexoje, keshtuqe korespondencen ia lexon sekretarja. Ne Shqiperi, si katundi i fundit i botes qe eshte, e-maili mnd te mos konsiderohet komunikim zyrtar, po ne SHBA psh Hillary Clinton po ia vene bat-bat pse ka perdorur e-mail privat dhe jo ate ZYRTAR (ve re mire ti dyshuesi dhe te tjeret e-mailin ZYRTAR) per komunikim.

Tahiri mund te mcifet edhe mbas gishtit e te thote qe nuk e lexon e-mailin etj. etj. traplliqe si keto por fakti mbetet fakt, ai e ka ditur qe cke me te punen e Frrokut, ah po ne menyre jo-zyrtare. Hajde Albanistan hajde, po edhe kesaj rradhe po e kalojme " E ka fajin ai i poshtri, Saliu, mer ai serbi i felliqur ai krimineli, ai.... ai....."

Submitted by linfedele80 (not verified) on

Emaili ka disa vjet qe quhet komunikim zyrtar i brendshem ne administraten publike.

Submitted by Poseidon (not verified) on

Ore ju te Respbulicas jeni kthyer si '55 apo Dita ,jepni lajmet dhe lerini komentet,ato lerjani lexuesit.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ore nuk ka dyshim qe ne Shqiperi qe eshte nje grusht vendi njerezit nuk e dine se me cfare merren e si i kane bere leket deputetet qe vete kryetari i ka vene ne liste. Eshte formal apo jo informacioni eshte elementi i fundit.

Po ketu puna eshte se pse i ngelet vetem Tahirit ky problem. Se nese del qe keta e kane ditur edhe me perpara dhe Rama vete e ka futur ne liste nje vrases, ai cfare duhet te bej? Akoma me shume, si lidhet e gjithe kjo me Doshin askush nuk e kupton ende?

Submitted by shume larg (not verified) on

Une jetoj ne USA prej 20 vjetesh. Ketu korrespondenca me email konsiderohet dhe faktikisht eshte legal document. E them me bindje se me ka rastisur vete ne jeten time profesionale, po tani ketu te ne po behet nami per Hillary Clinton me emailin e saj. Te thuash qe komunikimi me email nuk quhet zyrtar eshte ofendim inteligjence. Jo vetem aq po Drejtori i Policise duhet te ndiqet penalisht per pengim hetimi. Megjithate jeni ne Albanistan dhe cudia me e madhe, tre dite zgjat....... hani edhe turpin per buke edhe nje got vere nga prapa dhe hajde te na rroje Partia se ajo eshte me e rendesishmja. Ec atyyyy RILINDJA!!!!!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.