Shkullaku në “Mapo”: Ky skandal nuk mbaron te mustaqet e Didit

Postuar në 01 Prill, 2015 03:07

“Ministri Saimir Tahiri ia ka marrë dorën teatrit. Ai del me kokën ulur, me pamje të përvuajtur dhe me zërin gati në të qarë, sa herë që gjendet i përfshirë në një skandal. Si kalorësi i fytyrës së vrerosur ai u shfaq të martën në mesditë për të kërkuar falje për atë që ai e quajti “gabueshmëri njerëzore”. E njëjta pamje si për avionin e drogës, vrasjen e Artan Santos, shpërthimet me tritol apo ekzekutimin e katër personave nga Kostandin Xhuvani. Ky është Saimiri, që ka mësuar nga shefi i tij se një skandal kalohet më lehtë me pranim të fajit se sa me arrogancë”. Kështu shkruan analisti Armand Shkullaku në një shkrim për gazetën “Mapo”. Sipas tij, ky skandal nuk mbyllet tek “mustaqet e Didit”. “Si teknikë nuk është e keqe, por varet shumë nga përmasat e skandalit. Dhe ky i fundit është i tillë që nuk mund të fillojë e të mbarojë tek mustaqet e Didit. Ai është shumë herë më i madh dhe dramatik. Nëse Didi dha dorëheqjen për të shpëtuar Saimir Tahirin, ky i fundit do duhej ta kishte dhënë atë për të shpëtuar Edi Ramën,” shkruan Shkullaku.

http://www.mapo.al/2015/04/doreheqja-e-didit-per-te-mbuluar-skandalin

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

Pse kaq i kerkuar ky Shkullaku edhe nga ju te Respublikes. Cfare po thote ndonje gje te re ky, vec cytjes se zjarrit te  genejshtarave qe prodhohen ne zyra qe te gjithe e dine se ku?

Submitted by Poseidon (not verified) on

Miu i kanaleve godet serish,ju thashe mos e ndyni portalim me kete vemje,dakot...hajde lamtumire.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Perpara Rilindja! S'ka skandal qe na ndal!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Andon-Poseidon, Qeveria na bashkon!

Ymer o zot, ymer! Trapllikun e perditshem falju militanteve, se pa ate nuk do kishin me se te hanin !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.