Prefektja e Vlorës, E. Hoxha gënjeu. Akuzoi S. e Përgjithshëm të Prefekturës për koncesionin e parkingjeve, por ka firmosur vetë që në tetor 2014

Vetëm dje, prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, doli në media për të deklaruar se për çështjen e koncesionit të parkingjeve publike në këtë qytet, mbante përgjegjësi sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, që sipas saj kishte firmosur një vendim të Këshillit Bashkiak pa u konsultuar me të(http://vizionplus.al/vlore-prefektja-hoxha-jo-parkingjeve-me...). Sot disa media zbulojnë shkresën ku mbi vendim qëndron firma e Etjona Hoxhës dhe vula përkatëse e institucionit, përmes së cilës Prefektja e pranon atë vendimin si të ligjshëm. Pra nuk ka firmosur sekretari i Përgjithshëm, por vetë Etjona Hoxhaj. Nëse krahasojmë këtë firmë të sajën, hedhur më 17 tetor 2014, me deklaratën e bërë më 28 mars 2015, konluzioni është se Prefektja ka mashtruar publikisht.
http://www.gazetadita.al/parkingjet-ne-vlore-prefektja-dhe-k...
Comments
Urime, integrime!
<p>Urime, integrime! </p>
Add new comment