Mbrojtje e pathyeshme për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Rrëzohet drafti Doda-Idrizi. Miratohet drafti i qeverisë që parashikon vetëm informim

Postuar në 30 Mars, 2015 05:39

Nisma e deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që aktualisht mund të mbajnë detyra në administratë dhe institucione të ndryshme, është rrëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Relatori i tij, Armando Subashi, ka deklaruar se drafti në fjalë vjen ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009 që rrëzpi projektligjij e hartuar asokohe nga qeveria Berisha. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, tha ai, pasi është shumë e rëndësishme që të dy ligjet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Ligji 2008 bashkë me këtë të ardhur nga dy deputetët janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese”, tha Subashi. Në komision ka patur debate, pasi përfaqësues të PD-së e kanë cilësuar si të njëanshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, kohë kur në të qëndronte Fehmi Abdiu. Komisioni ka miratuar vetëm me votat e shumicës prrojektligjim e qeverisë që siç tha Subashi, vetëm sa parashikon të drejtën e informimit, e për rrjedhojë nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Comments

Submitted by Aleksander Meksi (not verified) on

Sipas rregullores te Kuvendit Neni 71.pika 3 ne Kuvend paraqiten edhe Ligjet per te cilat Komisioni nuk eshte dakord. Pasi ligji miratohet  kush e mendon antikushtetues i drejtohet Gjykates Kushtetuese.

Pra edhe Ligji  i parqitur nga pakica shqyrtohet sepse perndryshe ajo,pakica nuk paska te drejte te paraqesi mendimin e saj dhe eshte kot ne Parlament.

E thene dhe me shqip jemi ri...kthim ne kohen e diktatures.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E thene edhe me shqip TE GJITHA PARTITE E MBAS '90-tes JANE PJELLE DHE VAZHDIMI I DIKTATURES.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.