Pas vizitës në Shqipëri, tre deputetë të Demokracisë së Re kërkojnë ngritjen e një varreze në Korçë për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore

Postuar në 27 Mars, 2015 13:37

Pas një vizite në Korçë, ku morën pjesë në festimet për Rilindjen Kombëtare Greke të organizuara nga Konsullata e shtetit fqinj, tre deputetë grekë nga radhët e Demokracisë së Re të ish-kryeministrit Samaras, i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj të Mbrojtjes  të kërkojnë nga pala shqiptare ngritjen e një varreze për ushtarët grekë në rajonin e Korçës; si dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2009 për varrosjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore në dy varreza, Bularat dhe Këlcyrë. Deputetët thonë se bazuar në një raport të ish-nënkryetarit të parlamentit grek, Georgios Tasulas, ushtarët greke të rënë në frontin shqiptar të luftës italo-greke në vitet 1940-’41 konsiderohen në 7 mijë e 796 persona. Sipas tyre shteti shqiptar nuk bëri asgjë në vitet e komunizmit për të rënët grekë, ndërsa edhe politika shqiptare pas viteve ’90 refuzoi për dy dekada ngritjen e 3 varrezave për ushtarët grekë në territorin shqiptar. Në marrëveshjen e vitit 2009 u ra dakord për ngritjen e dy varrezave dhe ngritja e një komisioni të përbashkët shqiptaro-grek për këtë çështje. Deputetët grekë  ngrejnë shqetësimin se ky komision u mblodh vetëm një herë në 23 Prill të vitit 2012 dhe vendimet e marra prej tij nuk u zbatuan asnjëherë.

 

l.m

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

<p>Kur do te mbaroje kjo cmenduri greke qe ka dekada te tera qe vazhdon. Edhe te vdekurit nuk i lene rehat per te rrembyer nje cope toke, e cila nuk u ka takuar kurre.</p><p>&nbsp;</p><p>Tung,</p><p>Blendi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.