M. e Arsimit: “Greqishtja, provim me zgjedhje, aty ku mësojnë fëmijë minoritarë”. Ambasadori grek: “Arvanitët, shembull se grekët dhe shqiptarët mund të jenë një”

Postuar në 27 Mars, 2015 11:48

Megjithë divergjencat e shumta të kohëve të fundit, Greqia dhe Shqipëria kanë disa pika të përbashkëta, ku mund të kultivojnë marrëdhënie të mira, por edhe të shohin të përbashkëtat në identitetin e tyre. Në konferencën ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke me temë: “Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor mes shqiptarëve dhe grekëve”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë të njohur disa arritje që kamë të bëjnë me arsimimin e fëmijëve që vijnë nga minoriteti grek. “Librat dhe tekstet ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek janë nga më cilësoret. Kemi avancuar me futjen e gjuhës greke si provim me zgjedhje në maturën shtetërore, me investime të posacme në infrastrukturë në shkollat ku studiojnë fëmijë nga minoriteti grek”, tha ajo. Nga ana e vet, ambasadori grek në Tiranë, Rokanas, solli si shembull të mundësive të bashkëekzistencës mes grekëve dhe shqiptarëve, rastin e arvanitasve. “Në historinë tonë të përbashkët kemi një fenomen që njihet si ai i arvanitasve. Të gjithë në Greqi njohim arvanitët dhe gjuhën e tyre, që është gjuha e folur prej fiseve shqiptare në Greqi, një dialekt i gjuhës shqipe. Një gjuhë që flitet shumë në vendin tim, madje shumë i flasin të dy gjuhët. Disa prej tyre përdorin edhe sot këtë gjuhë. Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkë ekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njëri-tjetri”, tha ai.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Jo mor zoteri ambasador, greket dhe shqiptaret nuk jane e nuk mund te jene nje. Greket jane greke, e shqiptaret jane shqiptare, keshtuqe mos na bej kakerdhia kot.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Ne se eshte ashtu, he pra, na &nbsp;ketheni heronjte e antikitetit, te Trojes,, te lMaratones, Salamines, Platese, Termopileve, na i njiheni edhe heronjte e luftes per pavarsie te &quot;Greqise&quot;, na i kthenin gojedhanat dhe mitet e mrekullueshme qe kemi krijuar para se ju te vinit e te vendoseshin ne Ballkan!. &nbsp; Po kete se beni ju se jeni te pabese dhe keni frike nga e verteta hitorike e kulturore, Funderrin! Edhe tani kerkoni expansion ne veri per tu bashkuar me stepanaket gjakprishur qe nuk u lidh aspak feja por qellimi i perbashket per ekspansion mbi tokat shqiptqare!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.