Andreas Lubitz, shkaktar i tragjedisë në Alpet e Francës. Piloti gjerman e rrëzoi me dashje avionin

Postuar në 26 Mars, 2015 07:12

Askush nuk mendonte se shkak për rrëzimin e avionit të German Wings është vetë një nga pilotët e tij. Ekzaminimi i njërës nga kutive të zeza zbuloi se në momentin e rrëzimit në kabinën e pilotimit ndodhej vetëm njëri nga pilotët, 28 vjeçari Andreas Lubitz. Prokurori i Marsejës në raportin paraprak thotë se 28-vjeçari gjerman që ishte bashkëpilot në avionin e Air Bus mbylli derën e kabinës pasi piloti tjetër shkoi në tualëtë. Më pasi ai aktivizoi uljen automatike të avionit që vazhdoi rënien për 8 minuta. Në këtë kohë ai dëgjohet të marrë frymë normalisht dhe të mos thotë asgjë. Nga biseda mes dy pilotëve, e regjistruar në kutitë e zeza nuk është vënë re ndonjë debat mes tyre, por prokurorët dyshojnë se avioni është rrëzuar qëllimisht nga Andreas Lubitz. Arsyet e këtij vendimi të tij janë ende mister.

l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky paska qene per deputet ne parlamentin shqiptar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.