Një mënyrë austriake për të treguar qasjen e Europës me Shqipërinë “myslimane”. Komisioneri Hahn dhe përkthyesja heqin këpucët në xhaminë e Et’hem Beut (Video)

Postuar në 24 Mars, 2015 04:51

Për një politikan karriere si Johannes Hahn ardhja në Shqipëri në cilësinë e Komisionerit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit përtej peshës politike që lidhet me detyrën e tij merr një kuptim edhe për faktin se ai si një politikan austriak, është treguar i kujdesshëm dhe i interesuar për raportet historike dhe kulturore të shqiptarëve. Këtë e tregoi axhenda e vizitës së tij para takimeve me zyrtarët e lartë dhe pranisë në tryezën e raundit të pestë të dialogut mes Shqipërisë dhe BE-së.  Komisioneri Hahhn pasi vizitoi Muzeun Kombëtar u ndal për një vizitë edhe në xhaminë e E’them Beut ku u prit nga myftiu i Tiranës. Xhamia e Et’hem Beut është vizituar edhe nga zyrtarë të tjerë të huaj, por ajo që bëri përshtypje është se komisionari Hahn nuk nguroi të heqë këpucët bashkë me përkthyesen e tij pas futjes në xhami dhe në prani të kamerave. Gjatë gjithë qëndrimit në xhami dhe shpjegimeve që morën nga myftiu, komisionari  Hahn dhe përkthyesje e tij  kanë qenë pa këpucë, një veprim ky që mund të lexohet si një mesazh që komisionari ka dashur të përcjellë për qasjen që Europa ka ndaj një vendi me shumicë myslimane si Shqipëria.

l.m

Johannes Hahn ne xhami by mitroleonard

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Nje gjetje origjinale per te na thene se:BE=Te Krishtere.Nje menyre origjinale per te ne thene se ne Shqiptaret jemi Myslymane dhe BE-ja eshte e Krishtere e nuk ka vend per Myslymanet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.