Shënim: Përballja PD-LSI, ose Berisha-Meta, po lë jashtë vëmendjes përgjegjësitë e kryeministrit, njëherazi kryetar i PS-së

Çështja “Doshi”, por edhe çështja “Strazimiri” me pasojat e veta gjyqësore për dy deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, janë inkuadruar, edhe pse jo në mënyrë eksplicite, të drejtë ose të padrejtë, si pjesë e procesit të dekriminalizimit. Ndoshta nuk ishte ky qëllimi, por nisja e procesit ka imponuar zgjerimin e sfondit dhe “shpërthimin” e disa të vërtetave. Gjithsesi ka një keqkuptim të qëllimshëm në të gjithë këtë debat që vjen nga instrumentalizimi politik. Dhe ky është kanalizimi i tij në një përballje PD-LSI, ose Berisha-Meta, për shkak kryesisht të nxitimit të ish-kryeministrit për të unifikuar, pas akuzave publike, procesin e dekriminalizimit me një operacion për çarjen e koalicionit qeverisës dhe diskreditimin e një prej përbërësve të tij. Gjithë në funksion edhe të zgjedhjeve që po vijnë, që kanë marrë dimension politik, por edhe të kapjes nga opozita të të drejtave të posaçme në procesin e reformës në drejtësi, që aktualisht drejtohet pikërisht nga një prej ministrave të Ilir Metës, Nasip Naços të Drejtësisë. Jo më kot, para disa ditësh, një prej anëtarëve të KLD-së, gjyqtari Gjin Gjoni, do të shprehej në Shkodër se “gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm...pasi ka presion edhe nga Shteti”. Nëse shohim të gjithë këtë kuadër, vërejmë se atij i mungon një komponente shumë e rëndësishme: kryeministri. Pra flitet për dekriminalizimin, për heqje mandatesh, për akuza ndaj kryetarit të Kuvendit, për lëvizje të PD-së, por PS-ja me aktorin kryesor kanë mbetur jashtë. Kryeministri ka zgjedhur që të mos flasë për çështjet e ditës, ai shihet se po kultivon me këmbëngulje pasionin e fotografisë dhe është mjaftuar me tre akte publike që ta konsiderojë të përfunduar detyrimin ndaj qytetarëve; akti i parë përjashtimi i Tom Doshit, akti i dytë dëshmia në prokurori dhe leximi i një deklarate për mediat, akti i tretë intervista në “Opinion”. A mjafton vallë kaq? Duhet të biem dakord që Jo. Edhe sikur me proces dekriminalizimi të kuptojmë zbatimin e platformës së propozuar sot nga PD-ja, është e qartë se krasitja e deputetëve do të ndodhë më së shumti në Grupin Parlamentar të PS-së, i kompozuar si një zgjedhje krejtësisht personale e Edi Ramës me listat e mbyllura. Shto këtu edhe tre deputetë që janë në proces, marrim edhe paradhënien e këtij fakti, që duhet shtruar për diskutim publik. Pra çfarë përgjegjësie ka kryeministri aktual për përbërjen e Grupit Parlamentar që drejton sot? A mund të vlejë në dritën e zhvillimeve të reja, alibia e tij e Dëshmisë së Penalitetit, alibi e cila fyen që të gjithë shqiptarët? Natyrisht, Ilir Meta është ai që është, me zgjedhjet dhe përgjegjësitë e veta të mëdha politike, por më 23 qershor, “e panjohura” që kuotohej si “shpresë” e zgjedhësve ishte pikërisht Edi Rama dhe Rilindja. Ndaj edhe beteja e PD-së ndaj kreut të LSI-së, nuk ka asnjë element surprizë, për të mos thënë që diskrediton vetë besueshmërinë e opozitës. Në mënyrë që procesi të natyralizohet përmes përgjegjësive reale, duhet që në skenë të thirret edhe kryeministri aktual, për të sqaruar opinionin për arsyet e këtyre aleancave politike që ka bërë vetë, për këto “njolla të mëdha” që i ka vënë partisë së vet, siç tha deputeti Ben Blushi. E mira publike e do që kjo transparencë të bëhet në vetë të parë dhe me iniciativë, pse jo duke bërë distancimin e nevojshëm, jo me miratim në heshtje të dokumenteve të dekriminalizimit, pasi “lënia në baltë” apo “bukëshkelja” siç i kujtoi deputeti Doshi, i vlen vetëm atij si mundësi për mbyllje të këtij debati, por jo opinionit.
s. zaimi
Comments
po cfare race jemi ne
po cfare race jemi ne shqiptaret qe e mbyllim gojen kur eshte jo per te folur por per te uleritur dhe vejme tellallin kur eshte per te heshtur. Ti S. Zaimi je pjesa e sharlataneve qe nuk bejne as edhe nje gje per te ndryshuar shoqerine, pervec kritizerit. Po te gjithe e dinim qe Doshi ishte trafikant dhe Frroku familje kriminelesh. Qe Ilir Meta ishte dhe mbetet kryehajdut. Edhe Rama e dinte. Te paret i pranoi per tja kundervene kriminelave te Berishes ne Veri. Meten e pranoi sepse e kuptoi qe nuk mblidhte dot votat e mjaftueshme per te fituar zgjedhjet por edhe per te mbrojtur votat nga super vjedhja sic ju be ne 2009. Ne mund ta akuzojme Ramen nese Doshi dhe Frroku vazhdojne e meren me trafiqe dhe nese Ministrat e tij bejne korrupsion, dhe Rama nuk bene dot gje per ti ndaluar. Por ta akuzosh pse beri pakt me ca djaj per te larguar mynxyren qe e kishte zaptuar qielllin e Shqiperise per 23 vjethajdutet e LSI , eshte hipokrizi e ndyre. Nese Rama nuk do bente ate qe beri historia do ta akuzonte per deshtak qe tradhtoi interesat e kombit te vet dhe e la perseri ne dore te SRBit.

Rrojme ne demokraci. Nese gjysma e popullit i puth kembet mengjes dreke darke Berishes dhe Metes, atehere shijen e lekures se qelbur te tyre do hame te gjithe si popull. KoDoshe dhe METAstaza do shohesh gjithmone ne parlament.

Lere tastieren ore derebardhe. Mos u beje si Ben Blushi qe PS-ne nuk e do por rrogen ja merr dhe karrigen ja perdor. Si ti, si Blushi bravo ju qofte qe keni ide me qytetare dhe me vizionare se Rama. Dilni ne tregun politik, beni parti dhe cojeni perpara kete vend. Ne do ju vijme nga prapa, nese do te dilni.
Bravo ja kalove A.Stefanit!

Bravo ja kalove A.Stefanit!

Fakti qe Edi Rama nuk merrte

Fakti qe Edi Rama nuk merrte dot votat e mjaftueshme per te mundur Berishen dhe i duheshin votat e Metes eshte prova me e madhe e deshtimit te tij personal politik. Beri koalicionin per te shpetuar veten e vet e jo popullin. Nese donte te shpetonte popullin i hapte rrugen dikujt me te mire se vetja.

Ne politike po nuk e cave

Ne politike po nuk e cave rrugen vet, por pret t'ja hapin, asnjehere nuk shkon dot me larg se 2 metra. Pakenaqesia e shqiptareve ndaj politikes ka arritur nivelet me te larta qe ka patur ndonjehere. Kushdo qe e ndjen veten politikan te zotin dhe te nje fryme te re, sot ka kohen ideale te dali dhe te kerkoje mbeshtetjen ne publik.

Fakti qe nuk del kush, apo kushdo qe na pelqen ne fillim na zhgenjen shpejt tregon qe kjo shoqeri ka nje shkalle kaq te larte qelbezimi sa prish cdo filiz te ri. Edhe ky gazetari Zaimi kete pune ben. Ne vend qe te shkruaj analiza kritike per gjerat qe Qeveria po i ben gabim, corodit publikun me artikuj pa vlere.

Arsyeja pse nuk dalin eshte

Arsyeja pse nuk dalin eshte pikerisht se Rama mbajti partine me dhune atehere kur e kishte te qarte qe pa Meten nuk fitonte dot. Rama nuk eshte fryma e re tashme ne kete vend, ka 20 e kusur vjet ne politike.

Te godasesh Ramen ashtu sic ben Zaimi eshte pikerisht ajo qe duhet per te motivuar njerez te tjere ti futen kesaj aventure per te rrezuar sistemin Rama-Berisha-Meta.

Nuk e di nese e ke direktive

Nuk e di nese e ke direktive nga Muç Nano apo eshte vetfrymezim i yti, por roli qe ke marre persiper per te bere kritizerin e paepur ndaj E.Rames, eshte sa snob e narcistik aq edhe vanitoz e qesharak. Rama ka per te kritikuar, por te kerkosh ta kritikosh absolutisht per cdo rast sic ben ti prej kaq kohesh, te kerkosh difekte edhe atje ku jo vetem nuk ka ,perkundrazi mund te lavderohej, eshte ose te dukesh si gazetar i forte qe nuk i "trembet syri", pra te fitosh kredite per veten tende , ose te mos kesh aftesine per te kuptuar realitetet qe jetojme. Ne cdo rast je ne anen e gabuar dhe te mungojne edhe parimet publicistike edhe vizioni i nevojshem per te qene gazetar i respektuar nga publiku.

Beje kritiken nese ke por argumentoje sepse ne qe lexojme nuk jemi turma qe mezi presim te na ndricosh me gjykimet e tua,qe mund te te duken gjeniale ty , por per ne , kur perseriten keshtu pa baza reale, s'jane vec cfaqje te paranojes paragjykuese. Shpresoj te kapesh thelbin e verejtjes.

Anti-indiferenti dhe Nelo

Anti-indiferenti dhe Nelo Cipini keni shume shume te drejte, gazetari me paragjykimin e theksuar anti Rama ka harruar te shtoje ne fund : "Dhe per te gjitha kto e ka fajin Saliu".

Historia perseritet,here si

Historia perseritet,here si tragjedi e here si komedi. Per ju te gjithe komentuesit pro Rama, historine tij e te aleancave te tij me "te kriminalizuarve" mund ta gjeni ne origjinal te Fausti, po ashtu edhe perfundimin qe do te kete kjo histori.

Anonim 2, historia e Faustit

Anonim 2, historia e Faustit shkon perfekt per shqiptaret.  Aleancat me krimin dhe vesin per ca perfitime afatshkurtra personale na kane sjell ketu ku jemi, qe prishim me duart tona cdo gje me vlere qe duhet te kishim. Komenti im nuk eshte fare ne planin pro-apo kunder Rames, por kunder frymes qe kultivojne mediat ne publik. Ka shume pak analiza per probleme qe duhet te ulerasin mediat, nderkohe qe tjerrin pa fund cic-mice te tipit te Blendi Fevziut ne Opinion. PS po ben 2 vjet ne pushtet dhe nuk ka akoma asnje reforme ne drejtesi, as me ligje dhe as me emra. Performanca e ca ministrave eshte me i rene murit me koke, por shume pak shkruhet per ta, etj.

Pse duhet te merret media me

Pse duhet te merret media me ca ministra qe edhe per te shkuar ne banjo duhet te marrin leje te Rama. Tre njerez kane pushtet politik ne vend, Rama dhe Meta ne qeveri dhe Berisha ne opozite. Te tjeret jane zara te tyre, perfshi dhe Bashen.

Nqs do te sulmosh paaftesite dhe deshtimet e qeverise duhet me u marr ekskluzivisht me Ramen dhe Meten, jo me zarat ne fund te rreshtit.

Add new comment