Dy qeveri në Pallatin e Kongreseve. Rama: Është turp për BE-në që mban regjimin e vizave me Kosovën

Postuar në 23 Mars, 2015 04:27

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes së mysafirëve, dy qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë mbledhur sot në Tiranë ku pritet të nënshkruhen marrëveshje për arsimin, ekonomin, sigurinë, bujqësinë dhe tregtinë. Mbledhja e përbashkët zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nën moton “Një tokë, Një popull, Një ëndërr”. Takimi u çel me fjalën përshëndetëse nga dy kryeministrat Rama e Mustafa. Rama nuk ka ngurruar ta quajë turp për BE-së, mos-heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Më pas axhenda vijon me prezantimin e partneritetit strategjik nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe i Kosovës Hashim Thaci, për të vijuar më tej me shqyrtimin e marrëveshjeve.

a.k

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Turp eshte kur kosovaret braktisin vatrat e tyre dhe kerkojne strehim ne Gjermani, dhe jo kur gjermanet ju vene kufi ketyre atdhe--braktisesve.</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>E ke thene mire Stefan. Por keta bukeshkalet e te dyja aneve turpin e kane ngrene me buke. Jane mbledhur dy qeverite me te korruptuara te Ballkanit qe perbehen nga hajdute dhe kriminele ordinere e ndekombetare. Turp te kene kosovaret qe nen regjimin e Serbise kishin kushte dhe pagesa e pensione maksimale kurse sot jane roberuar e skllaveruar nga vet&#39;vetja. Turp te kete kjo qeveri qe nuk shikon e qan hallet e shqipetareve por merret me lloqet e kosovareve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.