“Mapo”/ Prokurori Xholi i dekoruar nga SHBA përgatiti prangat për Doshin

“Mapo” shkruan sot se ishin amerikanët ata që mbajtën një qëndrimi të ashpër ndaj deputetit Tom Doshi. Menjëherë pas deklaratave të para të tij, ata thanë se ai është i implikuar në krime. Ndërkohë që kishte nisur hetimi, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rrënda u vendos Adnan Xholi, 40 vjeç. Ai zëvendësoi Eugen Becin, i përfolur nga Doshi si i implikuar në këtë aferë. “Mapo” shkruan gjithashtu se prokurori Xholi është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje në prill 2014 nga Prokurori i Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Bejls dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Xhejms Komi për ndihmën në zbardhjen një rasti të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me përfshirjen e qytetarit shqiptaro-amerikan me shkronjat nistore të emrit “F.Sh.”. Ky shqiptaro-amerikan ishte dënuar në Shqipëri për trafik droge dhe kishte të njëjtën akuzë në Teksas si dhe pastrim të parave.
Comments
Duket nje lajm i porositur ky

Duket nje lajm i porositur ky i ketij prokurori. Uroj te jete i paster, por nje certifikate mirenjohje -- jo dekorate-- se pranoi te deshmonte si prokuror i nje vendi nga vinte nje i akuzuar eshte me teper kortezi se sa deshmi e nje karakteri te panjollosur.

Nuk esht lajm i Mapos

Nuk esht lajm i Mapos ky.

Keni ngaterru gazeten.

Shikojeni ku e keni marre

Add new comment