Fitorja e Netanyahut provokon shumë reagime. Gazetari Gideon Levy shkruan me dëshpërim: “Duhen votime për të zëvendësuar popullin”

Beniamin Netanyahu ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, duke konfirmuar kështu vullnetin e qytetarëve për një politikë të vazhdimësisë. Në në shtet si Izraeli, kjo ka implikime të mëdha edhe në shtetet fqinj. Por nëse politika e tij ka lodhur shumëkënd në Izrael, vota është një mesazh që nuk lë opsione për kritikë. Irritimi është i tillë saqë gazetari i njohur Gideon Levy, shkruan në një opinion në gazetën “Haaretz” se tanimë është populli izraelit, kombi që duhet ndryshuar. Dhe e përcjell këtë në një formë “racionale”. “Përfundimi i parë që shfaqet pak minuta pas lajmërimit të rezultateve të exit polleve, ishte veçanërisht dekurajues: Kombi duhet zëvendësuar. Nuk ka më vend për zgjedhje të tjera për lidershipin e vendit, por duhen votime të përgjithshme për të zgjedhur një popull të ri për Izraelin-urgjentisht...Nëse pas gjashtë vjetësh të instalimit të frikës dhe ankthit, urrejtjes dhe humbjes së shpresës, kjo është zgjedhja e kombit, atëherë ai është me të vërtetë shumë i sëmurë...diçka me të vërtetë është thyer, ndoshta përtej mundësive për korrigjim”, shkruan Levy. Gazetari në fjalë sheh pasoja të mëdha te kjo zgjedhje e izraelitëve, ose votuesve të Likudit, për të cilën shtron pyetjen: “Të dashur votues të Likudit, për çfarë dreqin votuat? Për 50 vjet të tjera pushtim dhe përjashtim? Me të vërtetë besoni në lëto gjëra?”
http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.647555?utm_source=...
Comments
Shume dakort me Gideon

Shume dakort me Gideon Levy-n! Analiza e tij eshte e ngjashme me ate te Chomskit, Izrael Shamir-it, Yisroel Dovid Weiss-it, George Steiner-it, Amos Oz-it, Lev Grinberg-ut e shume e shume te tjereve!

Ai popull po shkon drejt veteshkaterrimit, duke kryer te njejtat krime per te cilat u akuzua Reich-u III 70-80 vjet me pare!

Leonard L.

Duhen votime për të

Duhen votime për të zëvendësuar popullin shqiptar.

Add new comment