Kokëdhima pro legalizimit të kanabisit mjekësor: trajton mbi 170 sëmundje dhe sjell progres ekonomik

Deputeti socialist Koço Kokëdhima shfaqi hapur qëndrimin e tij politik për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai sqaroi se, propozimi i tij nuk ka të bëjë me një plan biznesi, apo zhvillimin e një ekonomie kriminale, por lidhet me një ekonomi të licencuar dhe të mirëkontrolluar nga shteti, një projekt që duhet të kthehet në monopol shtetëror. Arsyet kryesore pse e mbështes, tha deputeti i majtë, kanë të bëjnë me ata pacientë që kanë nevojë për trajtimin e sëmundjeve, përmes medikamenteve që burojnë nga kanabisi. Ndërsa e dyta ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë shqiptare, progresi i së cilës do të ndihet me zhvillimin e një industrie farmaceutike që bazohet te kanabisi. “Së pari janë 170 sëmundje që mjekohen nga marijuana, dhjetëra mijë që kanë nevojë të marrin këto trajtime mjekësore. Së dyti, sepse është një industri farmaceutike në botë që bazohet të kanabisi sativa, është një shans për Shqipërinë, një shans për ekonominë e vendit. Është i shpejtë progresi i kanabisit, ekonomi qindra miliardash që zhvillohet sot në botë. Është një ftesë që ne të sot të shfrytëzojmë mundësinë” tha Kokëdhima duke vijuar se: “Legjislacioni ynë penal që lidhet me marijuanën është më i ashpri në botë. Nuk e di pse ne kemi një legjislacion të ashpër, këtë arsye e di patjetër doktori që e ka ashpërsuar, që jepen dënime njësoj sikur një që ka disa gram, të kishte marrë kilogram të tërë me drogëra të forta”.
l.v
Comments
o ronxho bonxho! po koston

o ronxho bonxho!

po koston sociale kush do ta paguaje. kur nuk ke infrastrukture shteterore te kontrolloje efektet e kesaj levizjeje e kupton qe po i hapen deren kaosit? ne nje korupsion dhe republike bananeje shi shqiperia dhe kanabis u ka ngelur more te mjere.

mos bej progresistin kot se nuk te shkon, apo eshte nje ide biznesi per ata qe kane degjuar emisionin "si te behemi milionere, duke mos bere asnje gje , ose maximumi gjera ilegale"

Nuk ka perse te kete kaos!

Nuk ka perse te kete kaos! Legalizimi i kesaj bime eshte nje proces i thjeshte qe s'duhet te sjelle probleme, perkundrazi t'i zgjidhe ato me se shumti! Nese e bejme alla shqiptarçe - si shiu pas te korrave, atehere do te ishte e kote fare! Koha eshte tani, perpara se te zgjohet mbare bota!

Koço Kokedhima e ka kuptuar qarte se kjo eshte çeshtje madhore dhe se nje levizje ne kete drejtim do t'i sillte nje dobi te jashtezakonshme faktorit shqiptar. Mos ta perkrahesh do te thote qe je leshko driteshkurter qe s'sheh pertej hundes tende.

Leonard L.

<link href="chrome://s3gt/skin/s3gt_tooltip.css" rel="stylesheet" type="text/css" />

Add new comment