I dhunuari Enver Basha flet nga spitali. Sipas tij, arrestimin e K.Xhuvanit e ka nxitur ai, pasi polici po dridhej nga frika

Postuar në 24 Shkurt, 2015 03:44

Enver Basha, personi që rastisi të kalonte atypari kur po kthehej nga puna, në kohën kur ndodhën vrasjet e Kostandin Xhuvanit në lokalin e rrugës së Elbasanit, ka folur për gazetën Panorama nga spitali. Ai është dhunuar barbarisht pranë Qytetit Studenti ditën e djeshme, dhe nuk dihen ende arsyet se përse ka ndodhur ngjarja. Por vetë Enver Basha thotë se atë po e ndjekin nga pas. Basha flet për disa incidente që i kanë ndodhur prej kohës kur u përfshi në çështjen e Xhuvanit.

Ndwrkaq, sipas rrwfimit tw Bashws, rezulton se ai ka qenw aktori kryesor qw edhe pse I rastwsishwm, qw solli arrestimin e Xhuvanit nw flagrancw, dhe jo policia. “Unë rastisa aty me motorin e punës, po kthehesha në shtëpi. Pashë që policia i ishte afruar atyre personave për t’i ndaluar, por dy persona u shpërndanë dhe filluan të vraponin. Njëri kishte pistoletën në dorë dhe u largua gati 30 metra. Kur pashë një polic që iu vu pas, ma mori mendja që nuk do e arrestonte dot i vetëm dhe vendosa t’i shkoj në ndihmë. Vrapova që ta ndihmoja dhe kemi arritur që të dy që ta kapnim për krahu. Në momentin që pa që polici dhe unë i zura rrugën, në atë kohë hodhi armën në tokë. Filloi të na kërcënonte. Na shante dhe na thoshte se do na vriste dhe nuk do na linte të gjallë. Jam Konstandin Xhuvani, na tha, kam vrarë njerëz dhe më keni jetën borxh. Po më latë të iki, do u jap flori dhe çfarë të doni… Polici ishte shumë i frikësuar, po dridhej nga frika. I thashë të qetësohej, sepse aty isha për të ndihmuar atë dhe jo vrasësin. E shikoja që nuk po i vinte dot prangat dhe i thashë të lajmëronte patrullën që të vinte të na ndihmonte”.

 

http://www.panorama.com.al/2015/02/24/dhunohet-personi-qe-ndihmoi-policine-te-kapte-kostandin-xhuvanin-dy-ne-pranga-policia-ngjarjet-nuk-kane-lidhje/

 

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.