Pas lajmit të miellit-krunde, pason lajmi i qumështit-pluhur në Lushnje. Akuza mbi pronarin e fabrikës “Lufra”...

Pas lajmit të miellit-krunde që na shërbehet për bukën, ia beh edhe lajmi i qumështit të lopës, që rezulton qumësht pluhur. Bëhet fjalë për një nga fabrikat më të njohura në vend, “Lufra”, e cila siç thuhet përdorte qumësht pluhur. “Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij “Lufra”, shtetasit A.Ndreka. Pas hetimeve të sektorit të luftës kundër krimit Ekonomik-Financiar, është konstatuar se Ndreka, 53 vjeç nga fshati Bishtqethm i rrethit të Lushnjes, përdorte qumësht pluhuri për produktet që nxirrte në treg duke i shitur ato si prodhime të qumështit të vërtetë. Gjatë inspektimit grupi policor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve. Pas këtij konstatimi policia ka ngritur mbi pronarin e fabrikës “Lufra” akuzat për “Fshehje të të ardhurave” si dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimor”, raporton “Shqiptarja.com”. s.z
Comments
Nuk thuhet qumesht '' i

Nuk thuhet qumesht '' i vertete''. Edhe qumeshti pluhur i vertete eshte, jo falls, derivat i qumeshtit te fresket. Duhej ta deklaronte si qumesht pluhur te terin ose perqindje te caktuar e jo Te Fresket, sic e deklarojne.

Qumështi pluhur është, ndër

Qumështi pluhur është, ndër të tjera, derivat i sojës, jo vetëm i qumështit të Freskët.

Per kushtet tona me mire te

Per kushtet tona me mire te konsumojme qumesht pluhur te ardhur nge Evropa se sa qumeshtin me ndotje te ardhura nga shumica e fermereve, sidomos ata shtepiak, qe s'kane minimumin e higjienes. Qumeshti pluhur eshte qumesht lope, jo artificial, sepse ne rruge artificiale as qe behet fjale te prodhohet qumesht. Nu kane pse t'i bien ne qafe Lufres, vecse nese nuk e deklaron e te paguaj detyrimet (tvsh, taksa etj)

Add new comment