Rama mes “të urtëve” dhe Ngjelës

Sipas Top-channel-it, Rama ëhstë takuar sot me një këshill të urtësh të Partisë Socialiste. Në Këshill bëjnë pjesë Rexhep Meidani (prania e Meidanit, pas një numri keqkuptimesh të kohëve të fundit, është shenjë se këto keqkuptime janë kapërcyer), Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli,Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga, Ylli Bufi, Ethem Ruka, Servet Pellumbi. Ky i fundit nuk ka qenë sot i pranishëm. Fakti që Rama ka rënë dakord të ndërtojë këtë këshill e të konsultohet me të njëherë në muaj për të gjitha çështjet e rëndësishme, është një gjest që krijon idenë e gatishëmrisë së të parit të socialistëve për të marrë vendime kolegjiale. Sikur ky këshill të kish ekzistuar qysh në krye të herës, shumë vendime të marra nga Rama nuk do të ishin marrë (siç janë greva e urisë, ndryshimi i kushtetutës, kandidimi i tij për herë të n-të për postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, etj).
Në të njëjëtn kohë që Rama ish tok me ‘këshilltarët’, Spartak Ngjela lëshonte bubullima kundër regjimit të Berishës. “Të krijojmë një atmosferë force; duhet ta detyrojmë Berishën të japë dorëheqjne”, thosh Ngjela. Rama me siguri ka dëgjuar të tjera mendime mes të vetëve.
E.G.
Comments
Problemi i te marrit te

Problemi i te marrit te vendimeve ne bashkesi nuk eshte vetem tek saktesia e vendimit. Eshte me shume tek menyra. Partia nuk eshte e Edit. Qe kur ai dha idene se partia eshte e tija dhe vetem per te, ajo parti nuk funksionon me. Dhe nuk ka rendesi a funksionon sakte. Mund te kete edhe raste ne te cilat Edi merr vendime te sakta (tani nuk me kujtohet ndonje :) ), por nuk i takon atij t'i marre ato vendime. Kjo eshte qe duhet te na hyje ne koke qarte. Partia eshte nje grupim njerezizh per interesa te caktuara. Dhe ky grupim duhet te perdore te tera aftesite (ne cdo sens te mundshem te fjales) e cdo pjesemarresi ne kete grupim. Perndryshe le te hapi Lide'ri nje parti personale me tek anetar dhe te vazhdoj i qete, pa na dhene shpresa dhe pa na lodhur. Nqs. flisni me njerez ne Tirane, ne pergjithesi ata nuk presin pothuajse asgje nga Edi. Ata thjesht nuhasin qe Sala po bie vte dhe pak me shtytje nga te huajt, por jo sepse po e lufton Edi apo PS-ja. Gjate gjithe ketyre viteve te fundit vetem Brace dhe Balla degjoheshin qe flisnin per ndonje ceshtje aty-ketu. A thuaj se kjo parti ka punesuar ne kryesine e saj vetem memeca. Apo te paafte menderisht per te formuluar mendime.

Edi duhet te kuptoje qarte se populli i majte ne vecanti dhe populli shqiptar ne pergjithesi i kerkon atij nje sforcim ne menyren e te menduarit te politikes. Duhet te tregohet i afte per te reformuar PS-ne ne nje grupim te ngjashem me partite europiane (veshtire se ne arrijme te kopjojme ato amerikane). Vetem atehere mund te kemi shprese, qe se pari, PS te fitoj me 2013, dhe se dyti, te nxise edhe PD-ne te reformohet. Ne kete menyre mund te shpresojme qe 2017 te na gjeje ne nje atmosfere normale politike. Ne te kundert, nuk eshte cudi qe pas disa vitesh te gjendemi me Lul Bashen kryeminister, dhe historia te perseritet prape. Ashtu si u perserit kryesisht per faj te Nanos dhe u gjendem me Salen kryeminister me 2005. Deri me sot...

Ciao.

+1 Tano! Por sic e sheh dhe

+1 Tano!

Por sic e sheh dhe nga komentet me poshte, kulti i individit ne politiken shqiptare vazhdon te jete i fuqishem me shprehje te tipit "vetem x eshte shpresa"

Kuptohet dhe Respublica vazhdon propaganden alla-Muciste, ku nje forumi pa pike force te vertete sic eshte ky Keshill i thurr lavde. Kur do ta kuptojme qe Rama i ben te gjitha keto per show, ai ben ca ti teket koka dhe kokes se tij i eshte tekur te marre sa me shume pushtet.

Demokraci, nga organizata baze e nje partie e deri te karrigia e kryeministrit do te thote pushtet te limituar e te kontrolluar. Pushteti total krijon vetem korrupsion total. Ndersa ne kerkojme akoma "spastrime" partish nga njerezit qe konsiderohen te rrezikshem per karrigen e kryetarit.

Te urtet duhet te degjoje.

Te urtet duhet te degjoje. Madje i mjafton deshira per t'i degjuar, se s'ka nevoje t'i pyese fare. Keshilla e tyre merret lehte me mend: "Fut koken ne batanije e prano fatin".

Partia Socialiste asnjehere

Partia Socialiste asnjehere nuk ka qene me luftarake dhe opozitare sesa sot. Pa dyshim qe Edi Rama ka bere 2 - 3 gabime te renda, por ai mbetet shpresa e vetme qe kane shqiptaret qe Shqiperia do te shpetoje nga kthetrat e Bishes dhe do te kthehet ne nje vend normal. Por Edi Rama ka pasur kundershtare te panumert edhe brenda partise duke filluar nga Nano, Meta, Kaçi, Harasani etj etj. PS-ja i humbi zgjedhjet me 2005 pasi ishte kthyer vertet ne nje moçalishte . nDhe kjo ngjau vetem 8 vjet pasi njerezit u ngriten me arme ne dore kunder regjimit te gangsterit Berisha. Edi po perpiqet tani ta pastroje PS-ne nga keto kerma. Ky eshte reformimi per te cilin ka nevoje PS-ja. Heqjen e metastazave te mbetura nga kanceri Nano.

Add new comment