Spartak Ngjela, i vetmi që sulmon Ilir Metën...hapur: “Një hajdut që vjedh shtetin dhe blen vota”

Spartak Ngjela paralajmëron përplasje shoqërore nëse qeveria do të vijojë me politikën e gjobave dhe nuk do të vërë në zbatim një plan për rritjen e prodhimit. I ftuar në News 24 Ngjela ka sulmuar hapur kryetarin e kuvendit Ilir Meta, si shkakun kryesor që qeveria nuk po ndihmohet financiarisht nga vendet e Bashkimit Europian.
“Kanë marrë në koalicion një hajdut që nuk e pranon perëndimi. Është aq mendjelehtë sa në vend që të tërhiqet vetë, rri atje, merret me drogmenë. Kryeministri nuk është profesionist, është i bllokuar nga Meta që ka maninë për të bërë para. Vjedh paratë e shtetit dhe blen vota. Kjo është skema politike e zotit Meta. Nëse do të ecet me këtë mentalitet do shkojmë drejt një përplasje shoqërore” –thekson Ngjela.
Sipas tij shteti nuk mbahet as me gjobat e policisë dhe as të OSHEE-së, por duhet të veprojë shpejt pasi ka krizë në financa, ka krizë në drejtësi, ka krizë në prodhim dhe nuk ka para në treg.
l.m
Comments
Meta shantazhon PD dhe
<p>Meta shantazhon PD dhe PS,vjedh shtetin dhe pastaj me ato para blen votat e elektoratit te PS apo PD. Nqs Rama e Sala do kishin inteligjencen te shihnin pertej instikteve momentale Ilir Meta dhe e shoqja perfundojne ne burg per dhjetera vjet.</p>
Ike per lesh Ilir Muti, ike
<p>Ike per lesh Ilir Muti, ike qe ne momentin kur i kerkoje leke per ti futur ne pune militantet e tu, mor plehre.</p>
Emo mir se dhe PD e PS me
<p>Emo mir se dhe PD e PS me parate e shtetit (se edhe vendet e punes qe shperndajne, para shteti jane) mbajne partite dhe militantet. Me monedhen e tyre po ua kthen Likja. </p>
Karta e anti-korrupsionit ne
<p>Karta e anti-korrupsionit ne Shqiperi eshte karte e djegur. Ka shume vite qe perdoret si nga z. Berisha dhe me pare ngaz. Nano i PS. Kjo eshte nje karte e kollajshme, populiste dhe qe nuk kushton gje fare. Ne fakt ne Shqiperi nuk ka mbetur njeri pa u akuzuar per korrupsion (dhe ka mundesi qe keto akuza te jene edhe me baze te vertete per te gjithe!) cka ben qe karta e korrupsionit te humbase si kredibilitetin ashtu edhe peshen. Ne momentin kur nje politikan artikulon publikisht mendimin se korrupsioni eshte ulur me kembekryq ne sistemin e vendit, eshte e kote te godasesh korrupsionin si te ishte fenomen i izoluar. Ajo qe duhet te behet eshte permiresimi i sistemit qe ky i fundit te largoje korrupsionin. Pjeset integrale te ketij sistemi te korruptuar si psh z. Ngjela qe ne 20 vjet pluralizem politik ne Shqiperi ka qene i lidhur me tere faktoret politike qe kane ekzistuar, aq me keq protagoniste te ketij sistemi dhe bashkepergjegjes te dores se pare per negativiteti e ketij sistemi sic jane zz Berisha apo Basha (sigurisht, edhe eksponentet e PS ne pushtet) nuk mund te kene asnjehere kredibilitetin se mund te transformojne sistemin te cilit ata tashme i takojne. Shume nga keta personazhe, sipas tere standarteve boterore, kane patur mbi 20 vjet ne dispozicion per te dhene kontributin e tyre; dhe tani pas 20 vjetesh kete kontribut e kane dhene dhe idete e tyre tashme jane ide te se kaluares ndaj te cileve historia po jep verdiktin. Prandaj per mua nuk perben me lajm kur nje politikan quan te korruptuar nje politikan tjeter - sic thote Shekspeare, kjo eshte "Shume zhurme per asgje"... </p>
Add new comment