Traktet në Vlorë, thirrje për reagim dhe një koincidencë me 1997-ën

Disa qindra trakte janë shpërndarë sot në mëngjes në qytetin e Vlorës. Traktet janë firmosur nga “Vlora përgjigjet”, që merr përsipër autorësinë, ndonëse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një organizatë. Slogani është ndërgjegjësohu dhe pyetet në mënyrë domethënëse “ku është dinjiteti i voonjatit”. “Është koha për të vepruar në emër të së ardhmes”, thuhet ndër të tjera, teksa fotot ilustrojnë në mënyrë stigmatizuese aksionet për energjinë dhe ato të INUK-ut. Nuk ka ende një qëndrim të policisë për këto trakte, por duket se ngjarja ka një lidhje simbolike. Ose është një koincidencë që shton dyshimet. 11 shkurti është data në të cilën nismë protestat e forta më Vlorë në vitin 1997, pasi në këtë datë u krye ceremonia mortore e Artur Rustemit. Pas kësaj date protestat humbën karakterin paqësor. Po kështu sot drejtori i Policisë, Artan Didi, duke komentuar vënien e eksplozivit ndaj në farmacinë e të atit të ministrit të Brendshëm, ka theksuar se mund të bëhet fjalë edhe për segmente që janë të interesuar për destabilizim. Ngjarjet nuk mund të vihen në një lidhje me njëra-tjetrën, por një klimë jo e qetë është krijuar gjithsesi.
s.z
Comments
Kjo eshte thirrje per
<p>Kjo eshte thirrje per rrumpalle ,vidhni dritat,ndertoni ku te doni,dava hajvanesh.</p>
"Hip se te vrava zbrit se te
<p>"Hip se te vrava zbrit se te vrava"!- Kur s'ka shtet s'jemi te kenaqur, kur ka shtet po ashtu.(shtet i thencin se akoma nuk eshte bere i tille). Jane rreth 14000 vrasje te rregjisiruara ne keto 24 vjet "demokraci",per ceshtje prone. Beni thirrje per ndertim pa leje ,po aper mos pagim dritash ? - Nje i njohuri im student ne Angli ,banonte me qera. Me tregonte se kur studionte,e e zonja e shtepise i kishte lidhur nje mates me monedha.Keshtu a detyrohej te studionte sa monedha kishte .Dhe duhej te qe rentabel se drita nuk i duhej vetem per studim.</p><p> Pra vidhni ju ,te ngrihen cmimet per ata qe paguajne .Po ata qe paguajne te ngrihen kunder Jush !- Ndertoni pa leje dhe kacafytuni neper gjykata dhe grihuni e beuni cope e cike ,neper prita per ceshtje prone( motive pronesie)! -Zgjidhni e merrni! ! </p>
Add new comment