Qeveria asiston në Jug me ndihmat e biznesit. Kreu i PD-së: “Kjo është punë OJQ-je...Presin të hapet koha dhe t’u thotë njerëzve të ngrohen në diell”

Ka habitur nisma e qeverisë, ajo e Shqipërisë Solidare, për të ndihmuar të përmbyturit në Jug përmes apelit për ndihma. Kjo sepse shteti ka të gjitha instrumentet dhe infrastrukturën për të dhënë ndihmë dhe apeli për vullnetarizëm duhet të jetë shoqërues, jo kryesor në këtë aspekt. Rrjedhimisht kjo mënyrë veprimi kalon në shina politike interpretimi, pasi zbulon një qasje atipike, për të mos thënë një politikë të caktuar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shtruar disa pyetje, që lidhen pikërisht me këtë mënyrë veprimi. “Në vend të vihet në krye të punëve, kryeministri bën ndërmjetësin dhe fton biznesmenet të paguajnë. Kjo nuk është punë qeverie, por OJQ-je. Qeveria ka fonde, ligj, plane ndërhyrjeje të fuqishme në rast fatkeqësish natyrore. Ku janë paratë e taksave të rritura? Çfarë pret që t’i alokojë menjëherë për të përmbyturit? Nëse buxheti i shtetit nuk është për njerëzit në nevojë, për kë janë paratë tona? Na flasin për obligime, por nuk shlyejnë asnjë detyrim. Zgjohuni dhe bëni detyrën për të cilën ju paguajmë…Gënjejnë nga një ditë në tjetrën, presin të hapet koha dhe me arrogancën tipike t’u thotë njerëzve të ngrohen ne diell. Për këtë specie politike, njeriu i thjeshtë nuk ekziston. Një fshatar i dëshpëruar kërkoi ndihme në Vlorë për familjen e tij, por u trajtua prej kryeministrit me përbuzje, se ishte jashtë skenarit të propagandës qeveritare”, shkruan Basha.
s.z
Comments
Këta sjanë në vete kaq të pa
<p>Këta sjanë në vete kaq të pa cipë thua se me një fugon me mjellë ju zgjillën hallet e të përbyturëve thua se skanë fajë për këtë gjëndje a sjanë këta që lejuan të bëhen ndërtime kuturu dhe tani kërkojnë tua paguajë shteti dëmet</p>
Keta duhen degjuar se kane
<p>Keta duhen degjuar se kane eksperience,shiko Shkodren, 5 here u permbyt asnjehere su demshperblye,oreee s'flasin kot keta,jane mjeshtra per fatkeqesi.</p>
Add new comment