Kreu i Akademisë së Shkencave propozon rikthimin në skemën e viteve 2005-2006: “Reforma e vitit 2007, dështoi”

Rrethrrotullimi institucional i tranzicionit përfshin edhe entet studimore, ose ato që konsiderohen si mjedise ku kultivohet shkencë në Shqipëri. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, deklaroi sot në Komisionin Parlamentar të Medias se qendrat e kërkimit shkencor të ngritura pranë universiteteve kanë dështuar. “Reforma e viteve 2006- 2007 e shkëputjes së instituteve nga sistemi i akademisë ka qenë pa rezultat, nuk e ka justifikuar veten dhe mendohet, në variantin e paraqitur të kthehet në linjën themelore struktura që ka qenë në vitin 2005- 2006. Domethënë Akademia e Shkencave të jetë me institute të dy seksioneve, seksioni të shkencave natyrore dhe atyre shoqërore. Kjo ndarje, kjo punë pedagogjike, shkencore na ka lënë pa punë të mirë shkencore, por punë të mirë pedagogjike", tha Korkuti(http://news.albanianscreenm.tv/pages/news_detail/87165/ALB). Me reformën që duket se do të zhbëhet tani u vendos krijimi i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe shpërndarja e institucioneve për shkencat teknike pranë universiteteve. Çfarë është më e rëndësishme u shkurtua numri i punonjësve me 40% dhe u vendos si kriter që akademikët mbi 75 vjeç do të dilnin në pension. Kjo mund të mos ketë qenë skemë e suksesshme, por a është vallë e tillë rikthimi në skemën e mëparëshme të vitit 2005?
s.z
Comments
Kerkimi shkencor ne Shqiperi
<p>Kerkimi shkencor ne Shqiperi mendoj se duhet te riorganizohet ne themel duke u kthyer ne organizimin e para 90-tes,por me perqendrimin dhe korigjimin e difekteve thelbesore te asaj periudhe.Institucionet shkencore duhen pastruar nga myku i thelle i ish-rregjimit totalitar qe u riciklua me servilizma dhe nenshtrime paaftesie partiake ashtu siç ja kishte marrë dorën qe nga PPSH-ja.Institucionet kerkimore shkencore nuk duhen ne varesi te nje "palo akademie" por ne varesi te <strong>Komitetit per Shkencen prane Keshillit te Ministrave</strong>.</p>
Add new comment