Kryepeshkopi Janullatos, ftesë nga Cipras për të qenë kandidat presidencial në Greqi, thotë To Vima

Është përfolur më parë në formë thashethemi, por Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos duket se është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Cipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit për të pranuar postin e kreut të shtetit që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias. Lajmi është dhënë dje në orët e vona të mbrëmjes nga gazeta greke “To Vima”. “Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi si kandidat për President të Republikës”, shkruan e përditshmja. Sipas saj, Janullatos edhe pse nuk ka refuzuar, ende nuk ka pranuar.
a.k
Comments
Lajmi i paraqitur ketu eshte
<p>Lajmi i paraqitur ketu eshte thjesht nje sensacion gazetaresk. Nuk ka asnje baze llogjike qe Kryeministri Cipra i cili u betua jo ne prani te kishes, te kerkoje nje figure simbolike nga kisha per president. Ne programin e tij fillestar ai ka synuar per ndarjen e shtetit nga kisha. Kjo nuk behet duke sjelle ne politike personalitete fetare. Vec kesaj Cipra e di se nje personalitet fetar ne nivelin e kryepeshkopit te nje vendi nuk mund te braktise detyren per asnje lloj arsye, vetem vdekja e largon ate nga froni, prandaj eshte krejt e pabesueshme ajo qe thuhet se Cipra paska kerkuar kryepeshkopin per president. Asnje gazete serioze vec Vima nuk i ben jehone ketij lajmi qe nuk eshte vecse nje blof.</p><p>Ky eshte nje skenar pa asnje baze thekson edhe TOC TV (Time of Change TV), megjithe respektin qe gezon kjo figure. http://www.thetoc.gr/webtv/</p>
Add new comment