Ende i panjohur bashkëpiloti i Sokol Fekës në helikopterin e Spanjës. Profili i majorit të Farkës që përflitet të ketë lidhje me politikën

Postuar në 30 Janar, 2015 11:24

Në aksidentin që i mori jetën instruktorit teknik të regjimentit të Farkës, u fol edhe për një viktimë të dytë; identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik nga autoritetet spanjolle, të cilat lajmëruan fillimisht ambasadën shqiptare në Spanjë pas verifikimit se piloti i helikopterit të ngarkuar me rreth 800 kg marijuanë  që fluturonte ilegalisht nga Maroku drejt Spanjës ishte një major i ushtrisë shqiptare. Njeriu  kyç që mund të zbardhte lidhjet e majorit Feka  me rrjetin e trafikut të drogës është personi që ndodhej në kabinë me të, me të cilin piloti shqiptar  mendohet të ketë bërë edhe fluturime të tjera të kësaj natyre.

Gazeta "Panorama", teksa i referohet burimeve të besueshme, thotë se Feka ka dalë të paktën 4 herë jashtë vendit gjatë dy viteve të fundit, ku në dy udhëtimet e fundit ka patur destinacion Spanjën. Vitin e kaluar ai ka dalë fillimisht në 15 qershor nga Shqipëria dhe ka hyrë në 23 korrik. Më pas ai ka dalë në 21 shtator dhe ka hyrë në Shqipëri në 30 shtator. Ndërsa lëvizjen e fundit jashtë vendit për vitin 2014, e ka bërë në datat 16 nëntor dhe 20 dhjetor. Daljen  e fundit nga territori i Shqipërisë ai e ka bërë në 20 janar, 9 ditë përpara se të vritej teksa ndiqej nga Garda Civile spanjolle.

Lëvizjet e tij të shpeshta jashtë vendit i konfirmon edhe vjehrri i tij një një intervistë dhënë për “"Panorama". Familjarët zbulojnë se për vdekjen e majorit nuk u njoftuan nga asnjë institucion i shtetit shqiptar, përfshi dhe Shtabin e Përgjithshëm, ndërsa lajmin e mësuan nga televizionet. Piloti 41 vjeçar jetonte në një shtëpi me qira, në katin e dytë të një vile trekatëshe në rrugën "Anri Buazen", pranë ish-Kombinatit "Misto Mame", në Tiranë. Feka ishtë në martesën e tij të dytë dhe jetonte me gruan dhe një vajzë, ndërsa nga martesa e parë kishte dy djem.

Karriera

Sokol Feka konsiderohej si një nga pilotët më të mirë që kishin Forcat e Armatosura,  pasi ishte trajnuar për disa vite në vende të ndryshme, si në Itali dhe në Britaninë e Madhe. Karrierën e tij si ushtarak ai e nisi në vitet ’90 ku u regjistrua  në Shkollën e Aviacionit, ndërsa më pas u specializua si pilot. Në vitin 2009 u gradua major dhe kohët e fundit kryente detyrën e instruktorit për pilotët e rij në repartin e Helikopterëve në Farkë. Deri më 12 janar të këtij viti, 41 vjeçari Sokol Feka, ishte një ushtarak model, dekoruar për 5 herë me radhë për shërbime të vyera

Reagimi i politikës

Përfshirja e një majori të ushtrisë shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës ka vënë sërish në pozita mbrojtjeje mazhorancën, e cila implikohet për herë të dytë në të tilla çështje të trafikut ndërkombëtar të drogës, pas të dhënave se infrastruktura ushtarake e Gjadrid ishte përdorur për aktivitete tëpaligshme. Kryeministri i parapriu lajmit për të zbutur efektin që do kishte vdekja e majorit shqiptar nëse lajmi do mësohej nga burime të tjera. Opozita e sheh këtë rast si përforcim të akuzave të saj për përdorim të infrastrukturës ushtarake në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa hije dyshimi mbi lidhjet e Fekës me politikën ka hedhur Spartak Ngjela, i cili në një reagim ngre pyetjen pse u largua Meta nga Froni i Kryetarit të Kuvendit sapo Rama njoftoi vdekjen e majorit pilot dhe trafikantit shqiptar Sokol Feka? Ndërkaq edhe presidenti Nishani në një intervistë për Abc Neës ka lënë të kuptohet ndryshimet në Ligjin për Forcat e Armatosura, ku atij i është hequr e drejta për të emëruar kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Ushtrisë i ka hapur rrugë përfshirjes së ushtarakëve shqiptarë në të tilla trafiqe.

 

l.m

Comments

Submitted by Titus (not verified) on

<p>Te shpartallosh Lazaratin dhe te kapesh qindra arme,mbi 105 ton droge, 130 mije rrenje kanabis,te shpartallosh Dugagjinin dhe te shkaterrosh 190 mije rrenje kanabis,te kapesh 130 kg kokaine&nbsp; ne Elbasan dhe prap te akuzosh qeverine,ose je gomar,ose te jane prekur interesat,ne rastin e opozites jane te dyja.</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Titus, nuk eshte kaq e thjeshte sa e ben ti.....nqs prishjet dhe kapjet qe permend ti i takojne konkurrences, atehere qeveria duke i prishur i ben vehtes nje favor te madh ne dy drejtime, edhe ben te duket ajo qe thua ti shume me vend dhe sidomos e mencur, edhe i hap rruge &quot;bisneseve&quot; te veta, apo jo? Keshtuqe ate punen e interesave nuk e ke edhe aq keq, kurse ate punen e te qenit gomar sikur ta rishqyrtoje edhe nje here mbase te ndryshonte mendja, aq me shume qe duket me shume si vleresim emocional me shume ssesa vleresim racional, dhe ti dukesh si person inteligjent. &nbsp;Po ti si te duash...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.