Kadare në “Le Monde”: “Europa e ka për detyrë të mbrohet. Për vete dhe për të gjithë”

Shkrimtari Ismail Kadare ka publikuar një reagim të vetin në gazetën “Le Monde” lidhur me atentatet në Paris. Shkrimi i tij është sjellë në shqip nga “Panorama” dhe mes të tjerash, Kadare, shkruan për ndjeshmërinë që përçon kjo ngjarje e rëndë edhe në Ballkan. “I përkas njerit prej popujve ballkanas, që e ka humbur dy herë Europën: në shekullin e XV dhe atë XX, në komunizëm. Mendoj se popujve që u ka rënë një fat i tillë, kanë një qasje të veçantë, tepër të ndjeshme, për atë që ndodhi, shkruan shkrimtari shqiptar. Ai shton se Europa është një kontinent me specifikë të veçantë: ka marrë më shumë nga të gjitha nga planeti Tokë, por edhe ka dhënë më shumë. Art, letërsi, shkencë, demokraci dhe lirinë e shprehjes. “Asnjë popull ose familje popujsh nuk i krijon ato vetëm për vete, por njëherësh, aty për aty, qysh në ditën e parë të krijimit të tyre, natyrshëm ua fal, pra ua dhuron tërë popujve”, nënvizon ai. Dhe në fund mesazhi është se kjo pasuri e gjithë njerëzimit duhet mbrojtur, se Europa ka të drejtë dhe detyrë që të mbrohet. “Kështu Europa krijoi Danten, Shekspirin, Bethovenin, vetë Parisin, për vete dhe për krejt botën.
Ky ka qenë, me sa dukej, ai zbulim që u qartësua befasisht, si nën ndriçimin e një rrufeje : mirënjohja planetare për Europën, kontinentin e goditur. Bashkë me mesazhin se Europa është e shtrenjtë për krejt njerëzimin, ndaj ajo jo vetëm ka të drejtë, por e ka për detyrë të mbrohet. Për vete dhe për të gjithë”, përfundon ai.
s.z
Comments
Kurre nuk e humba

Kurre nuk e humba Parisin,

as Europen, s'e humba...

Edhe ne izolacionin absolut te Enver Hoxhes, nuk ndenja pa Paris...

Edhe tani, me shume se ne Paris se ne vendlindje me gjeni...

Add new comment