Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, një projekt ende i paqartë

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 14:54

Që ndërtimi i rrugës së Arbrit është projekt strategjik prioritar për Shqipërinë, kjo nuk vihet në dyshim. Ndërkohë ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka konfirmuar se: “Qeveria është drejt finalizimit te bisedimeve për t’i dhënë me koncesion një kompanie kineze, segmentin nga Ura e Vashës deri në dalje të tunelit të Murrizit, që konsiderohet me i rëndësishmi i Rrugës se Arbrit”. https://vizionplus.al/kinezet-marrin-rrugen-e-arbrit/

Por vetëm kaq. Se mbi çfarë baze u zgjodh kompania kineze për të marrë këtë projekt të rëndësishëm për infrastrukturën shqiptare ende nuk është bërë publike. Ose të paktën, nuk i gjejmë në faqen zyrtare të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Ndërkohë mbetet e paqartë nëse ka kaluar apo jo nëpërmjet një tenderi kjo procedurë dhe nëse po, kur u paraqitën dokumentet e tenderit? Ajo që është po aq e rëndësishme është dhe fakti se çfarë termash përmban marrëveshja: Koncesion, BTO?

Ministri Haxhinasto në një intervistë për gazetën “Dita” pak ditë më parë shprehet se është gjetur një formulë financimi me një kompani kineze për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Por ai shton se nuk mund të bëjë të njohura kriteret e formulës së financimit dhe ndërtimit të saj për sa kohë që çështja është ende në diskutim. http://www.gazetadita.al/haxhinasto-marreveshje-me-kinezet-per-ndertimin-e-rruges-se-arbrit-dhe-portit-te-shengjinit/

Ndërkohë nuk dihet ende nëse pala shqiptare do të jetë financuese në këtë projekt, sa është fatura e saj dhe a është përfshirë ky zë në buxhet?

Të gjitha këto janë pika ende të errëta dhe mbetet për t’u mësuar, nëse projekti do të jetë aq transparent sa duhet.

 

res.pu

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Nuk eshte nje projekt i paqarte, eshte nje menyre financimi e paqarte...</p>

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Para ca vitesh nje Sheik donte te merrte hotel dajtin dhe ta kthente me 5 yje,pasi ja prezantoi pales shqiptare projektin dhe pas miratimit ne parim te saj,pala jone i thote qe duhet pritur per tenderin dhe gjera te tilla....HAJDE SHENDET i tha sheiku....dhe dajti eshte ne ate gjendje m.ti qe eshte dhe sot.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.