Unë, Doktori dhe frika nga historia

Nuk e kisha menduar se do të më takonte mua të tregoja kuptimin e “BUNK’ART”, duke parë lumin e fjalëve që u shkruan për të. Vetëm 48 orë pas hapjes së tij për publikun, e pasqyruan mediat e gjithë botës: nga Shtetet e Bashkuara në Australi, nga Gjermania në Japoni, nga Turqia në websitet e Bangkokut. Por, duke “shfletuar” internetin hasa në një krahasim qesharak: Sali Berisha ka kuotuar punën time 1 milion euro, tamam sa pagoi ai për koncertin që organizoi dy vite më parë në nder të Çiljetës. Atëherë po mendoja, se përtej batutës së pavërtetë (Berisha tashmë prej vitesh ka bërë të vetën kulturën staliniste të shpifjes, duke e veshur me një komicitet grotesk), ndoshta duhet bërë ndonjë sqarim.
E nis me një parantezë: “BUNK’ART” nuk është një muze i Enver Hoxhës, por ekzaktësisht e kundërta. Në banjon luksoze të strehimit, e destinuar për diktatorin, është montuar një “skaldabanjo vajguri”, që nuk do mend se Enver Hoxha nuk e ka përdorur kurrë, ndërsa pjesa më e madhe e popullit të tij, po. Në njërin mur të tunelit, ajo që mbetet nga një parrullë e vjetër, ka rrëshkitur e rraskapitur deri në tokë me shkronja pa kuptim, ashtu siç kurrë Enver Hoxha nuk do ta kishte lejuar.
Makina e tij, pikërisht në hyrje të bunkerit, ka në krurskot një gjobë për ndalim qëndrimi, ndërsa në dhomën e Mehmet Shehut një televizor i vjetër Iliria transmeton si me magji, me ngjyra, pamje të funeralit të Enverit; edhe ky është një paradoks i qartë. Ashtu si edhe teli me gjemba i montuar në dhomë që pason atë dedikuar Çlirimit, ose si bunkerët prej bukëpeshku të vendosur në sallën e Kuvendit të bunkerit të vërtetë.
Po si mund të jetë një muze dedikuar Enverit, nëse në hollin e “kinemasë” së tij, qëndrojnë fotot e martirëve të feve që regjimi i vrau dhe në lozhat e “parlamentit”, afër fotove të Enverit që ngre dolli mbi një tavolinë mbushur me pjatanca, janë fotot e shqiptarëve të thjeshtë të detyruar të mbajnë radhën për një bukë të zezë. E çfarë duhet thënë për krijimet e artistëve të rinj shqiptarë, që kanë përdorur librat e Enver Hoxhës për të bërë abazhurë, ose artistë të huaj që projektojnë mbi mure skena metafizike që regjimi socialist nuk do të kishte lejuar kurrë të transmetoheshin.
Gjithçka aty brenda është vendosur në një këndvështrim paradoksal, ashtu si dhoma e blinduar me pamje nga deti sepse nuk është parë ndonjëherë një bunker me dritare panoramike.
Vetëm kush nuk e ka parë ‘BUNK’ART”, pra, mund ta përcaktojë si një muze dedikuar Enver Hoxhës. E megjithatë, hapja e tij ka vënë në lëvizje diçka të thellë në shpirtin e shumë vetëve. Ambasadorët nga SHBA, Italia dhe Gjermani që e panë mbetën të impresionuar në të njëjtën mënyrë si mijëra qytetarë të thjeshtë (të rinj, të moshuar, studentë) që po mbajnë radhë për ta vizituar.
Nuk është vetëm sharmi i objekteve të vjetra që ekspozohen (si jorgani i pambukut prej Atlazi) që krijon kuriozitet dhe interes. Habia e vërtetë qëndron në një pyetje kolektive: Si është e mundur që një pallat i tillë nëntokësorë të mbahej i fshehtë deri më sot, 22 vjet pas rënies së komunizmit. Pas fundit të çdo regjimi, sekretet e diktatorit vendosen menjëherë në shesh: kështu ka ndodhur kudo, që nga fundi i Musolinit te ai i Hitlerit, nga Bukareshti në Bagdad.
Ndërsa në Shqipëri kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Këtu, e kundërta, u tentua që nga dita e parë e erës së re demokratike të fshiheshin dokumentat dhe simbolet e të shkuarës, duke kryer një operacion kulturor të ngjashëm me atë të imponuar nga Enver Hoxha prej dekadash, që fshinte nga fotot zyrtare fytyrat e personave që ishin deklaruar ndërkohë armiqtë e tij. Duke varrosur brenda tuneleve, bashkë me sekretet, edhe frikën nga vetvetja.
Bunk’Art nuk ka dashur kurrë të ishte një muzeum i Enver Hoxhës, por do të ishte e drejtë që të bëhej. Për të njëjtën arsye sipas të cilës hebrenjët ndërtuan muzeun e Holokaustit, italianët hapën bunkerin e Musolinit dhe në Berlin gjermanët realizuan muzeun Checkpoint Charlie, simbol shumë i dhimbshëm i një Gjermanie të ndarë në dy pjesë. Një muze nuk është një apologji e të shkuarës, ashtu si dhe një foto e diktatorit apo një yll nuk janë domosdoshmërisht prova e ndonjë nostalgjie.
Historia nuk mund të ngjallë frikë, Doktor Berisha. Përkundrazi, memoria është një pjesë e çmuar e kulturës së çdo kombi dhe ta kultivosh, - përkundër asaj që ju gjithmonë duket se besoni – ndihmon të shmanget përsëritja e tmerreve të saj.
"Shqiptarja.com"
Comments
Zoti Bolino- E kam me Ju e me

Zoti Bolino- E kam me Ju e me shume se me Ju e kam me Kryeministrin qe do hapi dosjet. Eshte fallcikuar bibla e pjese te kuranit te shenjte e jo te mos fallcikohet e mjegullohet historia. Do hapi dosjet dhe nuk ben transparencen e bunkerit!!!
E para i rreshqet transparences dhe leri ironite pa etike me emra kengetaresh. Perseri e para pa te dyte nuk je gazetar e nuk je ushtar e roje i se vertetes qe po je sipermarres, je ujk i biznesit dhe qen i parase dhe duhet te besh transparence sa kushtoj banaliteti qe na servir, sa kushtoj rikonstruksioni, butaforia, orjentimi qe diktaturen ta banalizoni e te na trajtoni pa dinjitet. Nuk kemi frike nga historia po nga njerez si Ju e Kryeministri, qe banalizoni te keqen. Trre menja se ke bo art aty... Nuk e kuptoj si nuk mesuam nga historia?! - Cfar flas dhe une kjo eshte historia e jone! - Eshte cdo gje ne mjegull e vetem centrifugohet e perseritet si nje makth e enderr te keqe, si fantazme. Debate apo projekte te dimensioneve te tilla jubilare e kombetare duhet qe te gjejne konsesus te te gjithe aktoreve politike e vecanerisht te viktimave. Jane po ato llogore polariteti plot urrejtje po vetem me butafori mashtruese te ngjyrave florishente te instalacioneve mashtruese. Dhe ne jemi po viktime e politikes dhe mediave. – Mediave te Boles qe eshte kthyer ne artist, mediave te Boles sipermarresh arredues i historise, Mediave te Boles qe vetem gazetari nuk ben.- Eshte shume e rendesishme dhe kritika e estetikes ashtu dhe e gjithe procedura e transparences qe mungon, po me e rendesishem eshte orjentimi dhe mesazhi qe percjell nje ekspoze e tille. Ju keni ne dore parate tona, taksat tona, po jo mendimin tone. Dhe sa te kemi fryme duhet tju kundershtojme e te mos pajtohemi me te keqen dhe pse ndjehemi te tradhtuar dhe te pafuqishem.

Perhere ky njeri,Bolino,ka

Perhere ky njeri,Bolino,ka "trumbetuar ndershmeri dhe paanesi "neper gazetat e tij,por te gjithe e kane ditur se ai ka dash vetem te perfitoje nga naiviteti i politikes shqiptare dhe njerezve te pandershem ne te.

Fakt eshte qe kompanite e tij perfituan nga rinovimi i Bunkerit.

Vetem nje idiot nuk e kupton kete.

Ky italian mafioz,ka ditur ti luaj kartat gjithnje per interesa personale dhe ia ka arritur.

Nje grusht paresh kishte kur erdhi dhe tashme eshte nje milioner,qe dikton politiken e vendit me fletushkat e tij.

Mbeshtetu diku,sulmo dike,servilosu dhe fry dike tjeter ia arriti te kanalizoje perfitime te konsiderueshme ne buxhetin e tij personal,ne dem te shqiptareve,duke i mesuar atyre stile italiane te vjetra te mashtrimit.

Per sa kohe ekonomia dhe politika shqiptare do te udhehiqet nga dallkauke perfitonjes te pandershem.

Ky shoku komunist i oreve
Ky shoku komunist i oreve te para po na jep mend . Po mor shok, ke te drejte te flasesh por, ne fillim duhet te na thuash se sa para ke marre nga tenderi per hapjen e ketij bunkeri dhe pse pikerisht tu dha ky tender ty dhe njerezve afer teje nga Min Kultures, dhe kete se them une por nje kolegu jot qe ti besoj se e ke per zemer Mero Baze tek gazeta e tij Tema. Mos ndoshta i ka djegur kjo gje Meros , se mbase ka dashur ta marre ai kete tender. Dhe nje gje tjeter kam: Nje bravo te madhe per Z. Kryeminister qe paska harxhuar nja 100000 mije dollare plus 5000000 leke nga parate e taksapaguesve shqipetare { dhe kete shifer nuk e them une por gjithmon duke ju referuar gazetes Tema } per hapjen e nje bunkeri qe si duhet as dreqit.

Tani nese ka shqiptar qe ka

Tani nese ka shqiptar qe ka ngel qe ti mesosh ti mer Bolino historine e vendit te vet, turp ti vij atij shqiptari. Po nejse, ti faleminderit qe ke gjet kohen me i hedh dy rreshta ne flete.

E kam fjalen qe duke pat parasysh sa ke vjedh ti e shoket e tu me keto budalliqe, ti minuten e ke flori kshuqe bravo te qofte qe heq dore nga ca para per te bere icik propagande.

Carlo, pse kam idene se ti e

Carlo,

pse kam idene se ti e more nje premtim prej Kryeministrit, diten e perurimit?!

Madje, ne qe s'e kishim dot ate fat te ishim ne ate bunker, nuk e morem dot vesh mire,

perse duhej qe kryeministri yne te kerkonte nje si ndjese ndaj teje?!

Pune kontratash ende te mbetura ne mirebesim, qe do nenshkruheshin pak me pas, apo

apo ende s'ishte biseduar me Liro meten, qe potencialisht mund te ishte kunder ketij Muzeu?!

Por, te tera deri ketu jane banalitete parash. Eshte pune e Rames te merret vesh me kontraktoret, sa me ligjerisht.

Problemi Juaj (I Joti dhe i Rames-meqe kerkoni te fitoni ndaj Sali Berishes) ne te vertete eshte me shqiptaret.

Me ngushte akoma: me te munduarit, te privuarit dhe te denuarit politike, Carlo.

Me Berishen beni c'te doni, dhe asnjeri prej shqiptareve nuk i behet vone se cili prej jush ka pjesen me te madhe.

Kryeministri ka pune me ata qe vuajten Diktaturen, jo me Sali Berishen.

Dhe, nese ti me te drejte kerkon shperblim per Idete apo Punen qe ke bere aty nen toke, Kryeministri nuk ka

perse, nuk ben mire, te niset per te perfituar ne menyren qe mendoj se Berisha e shteroi ne tri-kater mandate...

Carlo, ke marre 120 mije
Carlo, ke marre 120 mije dollare. Na trego pse ti? Pse nje kompani e shpikur per ty?.pse aq? Si dhe sa ka kushtuar projekti pa ide.Cili eshte projekti i krefjes se radhes? Sa akoma?
Bollino, si eshte e mundur qe

Bollino, si eshte e mundur qe askush nuk e dinte se qeveria kishte ne plan ate bunker? Kishte dhene parate e taksapaguesve pa e ditur njeri, dhe na e serviret sot e neser pikerisht diten kur opozita bente demostrate dhe ne pervjetorin e 70 te ringjalljes komuniste? Meqe na permende muzeun e musolinit apo muzete e tjera ne evrope pse nuk na thua se ka nje ndryshim te madh me rastin ne fjale. Ato muze te evropes u diskutuan gjere e gjate ne te gjithe hallkat e shoqerise dhe cdo gje ishte transparente. Nuk nderton askush ne BE nje muze pa miratim te gjere dhe askush nuk ta servir muzeun me kaq djallezi per te ringjallur "vlerat e shkuara"! Vetem ti nuk ke goje te flasesh per historine e Shqiptareve! Palaco!

Ktheu ne Itali se mjaft

Ktheu ne Itali se mjaft shkaterrove cdo gje ne kete vend. Gazetarine e ke bere me te ndyre nga te gjitha te mundshmet. Kudo qe drejton ti, media jote shpif e shpif pa menduar qe prek jete njerezish. Ti ke per qellim te nxisesh lufte a se di une cfare- po gazetat e tua gjithmone kane qene me nivelin me te ulet gazetaresk. Ske asnje te drejte te flasesh ti per Shqiptaret e per Shqiperine e E kohes se EH sepse ti ske jetuar asnje dite ne ate Shqiperi. Na le ne brezit qe u rritem, me nje pako gjalpe e nenat tona qe vraponin per nje kg qumesht te flasim per te. E mire e keqe ajo eshte e jona.

Te lutem mos i jepni me hapesire ketij personi. Ju jeni gazetare profesioniste dhe e kuptoni me mire se ne qellimin dhe gazetarine e tij. Po te ishte ne Itali a gjetke ne perendim- ky njeri do te ishte ne burg sot, per shpifjet qe shkruan dhe se si kenaqet kur shkaterron jete njerezish- ose familje te tera lendojne prej shtremberimit te te verteta qe boton ky njeri.

zoteri Bolino, Nuk e kuptoj

zoteri Bolino, Nuk e kuptoj çfare ju ka lidhur juve me kete çeshtje,natyrisht perveç PARAVE ??!!!

Pse nuk u gjend nje grup specialistesh dhe ekspertesh shqiptare per ta paraqitur e demonstruar ate vend-strehimi ushtarak.Kush e njeh me mire historine dhe ish-rregjimin diktatorial ne Shqiperi,juve apo shqiptaret(historiane,ushtarake,atomiste,politikane,gazetare,studjues,inxhiniere,ndertues,estete,etnograf etj. etj.).

Ku e mesuat ju se objekti apo muzeu i servirur nga ju ishte nje "Bunker Antiberthamor" per diktatorin dhe jo nje vend-strehim ushtarak per kohe lufte,sipas stilit te ish-rregjimit ushtarak diktatorial.Shqiperia ka patur nje Institut te Fizikes Berthamore,nje Drejtori Kimie per Armet e Demtimit ne mase(kimike,bakteriologjike,berthamore),ka patur dhe ka ekspert ne fushen e Kimise dhe Fizikes Berthamore nje nga te cilet jam edhe une.A mund te perjashtoheshin te gjitha keto institucione dhe eksperte nga ideja,pjesemarrja apo konsulta tekniko-shkencore eventuale per ndertimin e ketij objekti qe ju e keni pagezuar me emertimin "Bunker Antiberthamor".Ku tjeter ish-rregjimi do te merrte te dhena apo keshilla tekniko-shkencore per projektimin dhe ndertimin e ketij vend-strehimi ushtarak sekret per kohe lufte,perveç se nga institucionet dhe ekspertet e siper permendur.A dispononi ndonje deshmi konkrete prej tyre lidhur me kete vend-strehim ushtarak qe ju e quani "Bunker Antiatomik" personal per diktatorin,duke ekspozuar edhe "kusite"."tenxheret" dhe "benevreket" e tij ne kete pallat nentokesor personal.

Ja se çfare deklaron nje ish-ushtarak madhor per "Bunkerin Antiatomik":

“Bunk’Art”, ish-Shefi i Shtabit, Karoli: “Nuk ka qenë bunker, por vendstrehim për Shtabin e Përgjithshëm. Enver Hoxha nuk ka patur zyrë aty”

A mund te kete ndonje SHTETne bote ne te gjitha koherat(dje,sot dhe neser) pa patur vend-strehime ushtarake per kohe lufte,pavaresisht diskutimeve qe mund te behen lidhur me madhesine e ketyre strehimeve ne raport me fuqine e shtetit dhe te rregjimit perkates.

Add new comment