Enveri “ynë”

Kur në Prill të vitit 1941 Mbretëria Jugosllave po hidhte vickla dhe Musolini kishte ngecur në batakun e luftës greke, Hitleri urdhëroi ti hiqnin qafe bezdinë. Brenda një muaji Vermahtit, i hyri Ballkanit krye-fund, duke u dhënë mësim shteteve të gadishullit dhe aleatit pompoz italik se lufta ishte profesion serioz. Nga ai prill e deri në shtator të ’44-ës kur armatat e sovjetikut Tolbukhin vërshuan në gadishull, Rajhu i III la në përpjekje me guerilasit ballkanikë 24 mijë të vrarë dhe 12 mijë të humbur në luftim. Një pikë ujë krahasuar me 8 milionë ushtarë gjermanë dhe 12 milionë aleatë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.
Pasi kuptuan nga eksperiencat e para se lufta guerile nuk ishte efektive ushtarakisht as në prapavijat gjermane në Rusi ku partizanët numëronin afër një milionë, për aleatët vatra guerile do të shërbente më tepër si diversion psikologjik se luftarak. Në një zonë ku Bullgaria, Rumania dhe Hungaria ishin bashkuar me Boshtin, rezistenca jugosllave, shqiptare dhe greke, kishte simbolikë se nazistët asnjëherë nuk do të ishin të qetë në këtë rajon.
Në vend të parë në renditjen e guerilasve vendosen partizanët e Titos. Megjithëse shifra e ofruar në fund të luftës për 300 mijë dëshmorë ka doza të forta mitomanie, me gjasa është pranuar nga aleatët për shkaqe politike.
Në Shqipëri gjermanët patën mbi 2 mijë të rënë. Si gjithë humbjet në Ballkan, edhe kjo shifër është modeste. Por në raport me popullsitë respektive, rezultojnë më shumë gjermanë të vrarë nga partizanët shqiptarë se ata jugosllavë apo grekë. Ishte ky fakt që i bindi aleatët e mëdhenj të llogarisnin vendin tonë tek fitimtarët si për kontributin e dhënë në eliminimin e kundërshtarit, ashtu edhe në jetët njerëzore të humbura. Ishte ky rreshtim që nuk mundësoi copëtimin e vendit pas lufte. Nëse kujtojmë se Polonia e sotme ka gati gjysmën e sovranitetit mbi ish- territore gjermane ku shtrihej Prusia e dikurshme, se Hungaria u përgjysmua, Italia humbi Istrian, Japonia humbi ishujt Sahalin, Rumania humbi Besarabinë, se mbi 12 milionë gjermanë të pasluftës u zbuan nga trojet e tyre historike, Istria u shpopullua nga italianët, atëherë kuptojmë sa afër rrezikut ka qenë Shqipëria të pësonte fatin e saj të përhershëm të copëtimit. Është po ky fakt, që tregon sa kriminale dhe dritëshkurtër ishte politika e kuislingëve shqiptarë ku asgjë përveç fëlligështisë së tyre morale nuk e justifikonte aleancën me Italinë fashiste dhe Gjermaninë hitleriane; sa i papërgjegjshëm është ngulmimi i së djathtës së sotme për të ulur kontributin e gjakut të shqiptarëve dhe lotët e pisët për Kosovën e bashkuar me Shqipërinë nën suazën e Hitlerit, shfarosësit me plumb, litar, gaz, zjarr të 20 milionë rusëve, 6 milionë hebrenjve e miliona të pafajshmëve europianë, gjermanë përfshirë.
Tema e pashmangshme është figura e Enver Hoxhës gjatë dhe pas kësaj lufte. Padiskutim ka qenë figura qendrore e luftës dhe komandant i saj. Kush pretendon histori pa personazhe me siguri hyn tek ata që e kanë duartrokitur më fort, i kanë dashur vendin, apo mundohen ta mundin në të vdekur kur nuk mundën në të gjallë. Nuk funksionon as përpjekja e kujt rrinte në sallë dhe sot do të na bindi që salla ishte skena ku zhvillohej drama. Në gjithë kompleksitetin e tij, ka qenë i “yni”. Ka pasur edhe komandantë të tjerë të njësive luftarake në terren, por ishte ai më i madhi, “kondotieri” që përcaktonte objektivat politike dhe ushtarake, strategjitë, lidhte dhe zgjidhte aleancat, kishte vizionin kompleks të situatës. Pavarësisht se përfaqësonte një fraksion të vogël të popullsisë, kryesonte formacionin politik më të organizuar, me disiplinë të hekurt, objektiva të qarta, ideologji të kodifikuar. Kishte nuhatur trendin e kohës dhe dinte të ishte ndjellës për pjesën më vitale të popullsisë, rininë. Kjo i mundësoi zotërimin e gjithë frontit antifashist. Pasja përballë e kundërshtarëve të konsumuar nga koha, të pa organizuar, ngurrues për të hedhur në ruletën e fatit gjithçka, i solli fitoren, duke i çuar në arrati, ose shtyrë në krahët e pushtuesit, ç’ka nuk e kishin për herë të parë. Shfrytëzoi në synimin e tij gjithë mundësitë. Eliminimi i kundërshtarëve dhe konkurrentëve ishin objektiv legjitim për të. Qasja e sharmit dhe karizmës, apo ftohtësisë dhe prishjes së pakteve kur ja kërkonte interesi, ishin sjellje që nuk nguronte ti përdorte. Në fund të luftës, 32 vjet pas shpalljes së pavarësisë hyri në Tiranë si fitimtar. Për të ikur 40 vjet më vonë i pa mundur dhe nga Zoti të cilin e kishte sfiduar duke i prishur shtëpitë. La pas një popull të sfilitur, të cilit për rreshtimin me fitimtarët i kërkoi kamatë që do të habiste edhe Shajlokun. I mbeti besnik deri në fund shkollës që i siguroi mbijetesën: Stalinizmit. Duke e mpleksur me traditën vendase ku rregulli bazë është “më mirë të qajë nëna jote se imja” dhe humbësi ka si alternativë vetëm gropën. Ishte nxënësi më i mirë i gjeorgjianit në gjithë lindjen e kuqe, e në disa aspekte ja kaloi edhe themeluesit. La mbrapa një stil ku shumë kërkojnë ta imitojnë, por asnjëri nuk mbërrin dot në nivelin e gjenisë së tij, për pasjen e së cilës, diku e dikur pati bërë paktin me djallin.
"Gazeta Shqiptare"
Comments
Te pakten titullin e

Te pakten titullin e shkrimit mos ta kishe vene Enveri yne por Enveri im. Duaje Enverin o Dritan, duaje sic e donte dhe e duan akoma si yt ate, ashtu edhe yt vjeher por, te pakten moskerko ta duam edhe ne te tjeret.

Mire, ore mire, po

Mire, ore mire, po jugosllavet cfare pune kishin pa filluar krijimi i brigadave dhegjate tere kohes se luftes qe rrinin ne shtab? Enveri perkthente direktivat dhe hartonte listen e zeze per ata qe duheshin hequr qafe, Gjinish e kompania bella. O Hila, a eshte e vertete qe ti dhe Rudina e keni kete TUAJIN ne balle te krevatit? Keshtu flitet edhe, bile, besohet!

E pabesueshme! Dhe ky zotniu

E pabesueshme! Dhe ky zotniu eshte pjese e Qeverise se sotme Shqiptare?!? A nuk eshte ky nje perkthim i "Cohu Enver se na mori malli"? As ne kohe te Ramizit nuk do te kishte guxuar njeri te thurte nje panegjirik te tille per Qoftelargun. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Shqiperine e paska marre lumi.

Megjithate o Dritan, o kelysh komunisti, , mos harro, qe vertet sa qe i gjalle nuk e mundi njeri (dhe kjo tregon se cfare monstre ishte), por ama kur vdiq mijera njerez ia pshurren shtatoren dhe ia dhjene varrin dhe ky eshte nje tregues i shkelqyer se cfare udheheqesi i ndritur qe Qoftelargu dhe sa e donte populli.

Kjo mor plak tregon se cfare

Kjo mor plak tregon se cfare mileti jemip>
Bravo ququmak, a i lave

Bravo ququmak, a i lave breket e menderosura? Je vertet karafil nga mendja, tamam kutia e mendjes je or bumbareq!

I biri i nje krimineli
I biri i nje krimineli komunist qe shkruan pro Enver Hoxhes, nuk ka asnje cudi ketu.
Nje shkrim i bukur. Nese

Nje shkrim i bukur. Nese konfirmohet nga historianet profesioniste se LNAC ishte parakusht per ruajtjen e njesiseteritoriale te Shqiperise, i bie te jete figura e dyte pas Ismaili Beut. Sa i takon menyres se si qeverisi, nuk dalloi shume nga sa bene bashkohesit e tij Tito, Stalini etj.

Gjithsesi, ruajti integritetin dhe pasurite natyrore per shqiptaret, me aq sa mundi (naften e Kuçoves, p.sh., e nxorrëm, e perpunuam dhe e shitem vete - nuk patem nevoje per kanadeze. Hekur nikelin - me gjase, e perpunuam shume me mire se sa po e bejne turqit, pa harruar se nuk patem nevoje qe austriaket te ma lehtesonin xhepat me Llotari Lombetare apo me Raifaizenin e famshem). Apo nuk eshte keshtu?

Ashtu eshte mor bir, me syzet

Ashtu eshte mor bir, me syzet qe ke vene ti edhe bota e kuqe duket....provoji ti heqesh e do te shohesh qe bota ka shume ngjyra....apo e ke lene trurin peng ne ato vite dhe shkon vetem me kujtime......nafta nxirrej me kova dhe e pinte te gjithen parku i ZISave dhe SHYTave, bukur fare, hekuri behej tym e bloze per Elbasanin se sa per nikelin nuk e pa njeri se ku hyri e ku doli. Per llotarine austriake, ti po deshe mos luaj, por sa per ta ditur po e ke nxjerre ndonje here hunden matane kufijve duhet ta kesh pare qe gjithandej luhen llotari me bollek, e kush desheron luan kush nuk do nuk luan.

Qoftelargu yne, Titos dhe Stalinit u vinte rrotull, aq sa kryeplaku i Yzberishtit i vjen sot rrotull Edvin Kristaq Rames. Ky eshte edhe mjerimi dhe mallkimi i madh i shqiptareve, te pakten i atyre qe mbajen Enver Qoftelarg Hoxhen per burre te madh shteti, kane per te mbetur gjithnje nen hijen e tij te pshurrur e te dhjere, pa e kuptuar qe kjo bote eshte shume me e larmishme dhe interesante se burgu pa dritare ne te cilin i mbylli maniaku gjoja marksist-leninist.

Oh, cfare xhidavije je or

Oh, cfare xhidavije je or ququmaku yne!

Ik or pirdhu!

Ik or pirdhu!

Pjestar i qeverise dhe i lire

Pjestar i qeverise dhe i lire te shkruaj sikur te ishte nje bohem! Cfare luksi!

Me qiri ta kish kerkuar
Me qiri ta kish kerkuar xhunga, nuk do te kishte gjetur nje te pershtatshem per sojin si ky burri. Uaaa cfare driteshkurtesie , cfare provincializmi e cfare merzie. !
Mos te merziten komentuesit e

Mos te merziten komentuesit e mesiperm dhe lexuesit e tjere me titullin e shkrimit:

Kur thote "Enveri yne" do te thote personazhi historik qe na ra per pjese.

Emerime si i ketij Hiles, ne

Emerime si i ketij Hiles,

ne formulen e vazhdimit te shpirtit te krimosur, "Ne emer te Atit, dhe te Birit",

keto e zbehin natyren pa ngjyre politike te theksuar te Edi Rames (se paku sic eshte shprehur ne Refleksionet,

dhe sic do te shpresonim ne te ishte).

Keto vemje te pakurueshme (kam parasysh kercimin e tij ne studio perballe vuajtjeve te pafundme te Fatos Lubonjes

dhe kolegeve aty), keto qenie qe edhe kur duket sikur jane te sinqerte vetem vjellin helm, keto monstra qe, edhe kur

duket sikur lidhin dashuri, bashkojne urrejtje, keto i bejne dem pamjes se deshiruar per stafet e ketij vendi, qe mezi ka shpetuar

prej territ te krimeve te Etereve te Pa Penduar kurre...

Rastet si ky i Hiles mund te

Rastet si ky i Hiles mund te quhen "Me portretin e Enverit ne mendje e ne zemer". Rama stigmatizoi rastin e shfaqjes se fotove te Enverit por kur behet fjale per "shoket" dhe "shoqet" nuk e ka problem t'i shkele parimet. Reagimi i terbuar i Hiles duke nxjerre ne pah egersine e trasheguar nga i ati eshte i perseritur, pasi nje reagim te tille ka pasur edhe ndaj komentuesve ketu tek respublica.al ndaj te cileve u versul si i terbuar duke share e duke fyer. Ky eshte rezultati i nje "Nurembergu" te munguar ne Shqiperi, ku kriminelet dhe bashkepunetoret e regjimit enverist nuk moren denimin e merituar per krimet e tyre cnjerezore, ashtu siç u be me kriminelet naziste.

Kur z Drian Hilla shprehet

Kur z Drian Hilla shprehet Enveri "yne" thonjzat e vena shprehin qarte se c'ka dashur te thote . Mendimi im se ky shkrim eshte me se i goditur dhe jep nje realitet te gjalle per kohen qe eshte zhvilluar .Socializmi dhe komunizmi i Marksit -Engelsit e Leninit nepermjet teorise se tyre u be frymezuese per shume kombe dhe perfaqesuesit e tyre ne Partite komuniste. Behej fjale per dy sisteme krejtesisht te kunderte , dhe kjo e fundit krejt e panjohur dhe provuar.
Por mos pretendoje dikush se kapitalizmi i para luftes se dyte boterore ishte aq demokratik. Vete keta perfaqesues ne ish qeverine e pas Zogut dhe lidhja e tyre me nazi-fashistet tregon se sa demokratike ka qene . Edhe ata kerkonin ta mbanin pushtetin duke vrare dhe syrgjynosur bijte me te mire dhe te guximshem te ketij populli. Ne fund te fundit ishte po ky populli i "yne " qe e mbajti ne pushtet per gati 45 vjet dhe e qau dhe e vajtoi per "bemat" e tij.

Po, dhe pasi e qau e vajtoi,

Po, dhe pasi e qau e vajtoi, i pshurri permendoren dhe i dhjeu varrin, apo jo? pirosh a mund te nxjerresh ndonje perfundim lidhur me keto proceset e pasvdekjes se heroit legjendar te Hiles?

Enveri qe semundje per popullin. Por edhe semundjet ndodhin, dhe njerezit mbasi sherohen thone shyqyr qe shpetuam, jo t'i thurrin lavde semundjes me preteksin se para kesaj semundje kishin pasur nje tjeter.

Plakut me ate vargun e gjate

Plakut me ate vargun e gjate pas...

Si shumë i interesuar për të komentuar, por i mbarsur me miopi njohese dhe me mllef...dhe me nje nivel intelektual prej banakieri apo berberi po deshët!

Sa i takon naftes qe pinte parku, me mire keshtu se sa ta pije kanadezi, or plak!

Sa i takon hekurit, ke te ndertuar gjysmen e Tiranes, per te mos thene te tjera, ndertuar me ate hekur, or tunxh!

Sa u takon llotarive, a nuk te duket se ja fut kot, kur ngaterron perfituesin nga parate e llotarise (austriakun), me te drejten (e shqiptarit) per te lozur ose jo, or trap!

Tjeter kund fle lepuri, kur vjen fjala për Enverin, or trap, por rradakja yte bosh e ka të vështirë te ngrihet nga njohja e shqisave, te ajo racionale. Rast i pashpresë je or plak!

Oh me (ma) rrofsh or Anonim,

Oh me (ma) rrofsh or Anonim, aman te keqen, ti qe tregon vazhdimisht nivel akademiku me komentet e tua pa fillim e fund, ma trego pak ku fle lepuri kur vjen fjala per Enverin, poshte minderit te Nexhmijes, apo siper bufese se Liljanes. Ti qe ma ke koken plot (me pure patatesh ne vend te trurit) ma trego pak perse eshte me mire ta pije naften parku qe e mbushte me tym Tiranen, sesa ta pije kanadezi qe te jep ndonje dollar. Tirana ndertuar me ate hekur? Po mor llosh po me cfare kostoje. Llotarine le ta organizojne vete shqiptaret po qene te zotet, s'ka ndonje te keqe.

Tani ik e merr pensionin e oficerit se te erdhi data, ha ndonje tas fasule, festo 29 Nentorin dhe krenohu me fenerin ndricues ne bythe te Adriatikut, or teveqel.

Shenim: ndonje sharje ketu eshte perdorur vetem si kunderpergjigje. Une vete nuk filloj te shaj i pari komentuesit e tjere, por nuk e kam zakon te kthej faqen tjeter kur ndonje legen shurre hap gojen e ofendon kot me kot ngaqe qypi qe ka ne vend te kokes nuk i lejon te hahet me argumenta.

O Anonim, c'merresh me pleq a

O Anonim, c'merresh me pleq a derebardhe,vete flasin vete degjojne....

Bravo Hila ! Edhe gabim ta kesh ,je me i ndershem se keta hipokritet qe "dje levdonin, sot shajne".

Bravo Meç0 Kapterri, te

Bravo Meç0 Kapterri, te gjithe ushtaret po degjojne xhevairet qe nxjerr ti. Ti i thua BRAVO Hiles qe meqe eshte i ndershem (sipas teje) se kjo i ndershem ne kete rast perkthehet ithtar i komunizmit, le ta kete edhe gabim. Tamam Meço, tamam Kapterr, nga ata te zgjyrosurit e Qoftelargut.

cudi me ty ququmaku, kaq

cudi me ty ququmaku, kaq shume i dhjere paske qenen ne kohen e hurit te Enver HOxhes? Edhe sot po dhitesh nga frika, Paske te drejte qe llap kaq shume kunder Gjeniut te shqiptareve.

Ah mor Dardallak, ty te ka

Ah mor Dardallak, ty te ka ngecur ora ne vitin 1985, diten kur vdiq Gjeniu i dhjere i shqiptareve. A te kujtohet ate dite kur mileti i bente shurren siper statujes se rrezuar gjeniut? Ku ishe futur ti ate dite? A te kujtohet kur i benin kaken siper varrit? Ku ishe ti qe nuk beje roje nderi aty tek varri?

Vazhdo thuri lavde Gjeniut te menderosur. Per te dhjeren time ke te drejte, une edhe dhitem, po jo nga frika, por nga ca si puna jote qe vazhdoni te na dhisni gazit, po or po na dhisni gazin me ate gjeniun e shqiptareve. Tashti me thuaj nje gje, ke qene vete oficer ne kohe te qoftelargut, apo ke pasur babin oficer, se dukesh qe duhet te kesh edukate ushtarake, por nuk kuptohet mire e ke nga vehtja apo nga babi.

Padyshim krimineli me i madh

Padyshim krimineli me i madh i popullit shqiptar,qe vrau,preu dhe masakroi shumicen e popullsise shqiptare.

Pasojat dihen.

Iu servilos gjer ne puthje bythe Titos,dritshkurter dhe terrorist i popullit te vet.

Bilanci i te qenit ne krye te nje grupi servilesh,pasi eleminoi ata pak intelektuale,te fundit ne tabelen evropiane,krijim te njeriut te ri servil,qe edhe pse pas kaq kohesh,akoma gjen frymezim te shkruaj dhe levdoje "karizmatiken" e tij."Gjenij" te tille ,i servilosen Rames gjithe diten.

I lavderueshem shkrimi per konseguent gjykimi,servilitet te nenkuptuar,mediokritet analistik.

Njerez te tille,sdo mund ta cojne kete vend me perpara.

Une sdo mund ti thosha ketij njeriu,Rilindas.

Artikull pa moral! Turp per

Artikull pa moral! Turp per Dritan Hilen! Nuk jam i sigurte, por ky lloj m... eshte edhe zv. minister i mbrojtjes...!

Add new comment