Nuk ka pse t’i mirëkuptojmë ata që nuk respektojnë semaforët

Më ka ndodhur shpesh herë që të kem ndaluar para semaforit të kuq, dhe të shoh në të majtën apo në të djathtën time ndonjë bandill që, me ta gjetur të lirë korsinë, i jep gaz makinës së vet, dhe ikën matanë, duke na lënë pas ne “budallenjve” që respektojmë rregullat. Në këto raste kam menduar gjithnjë se duhen penalitete të forta për gangsterë të tillë të botës urbane. Jam i sigurtë që kështu e kanë parë të gjithë ata që, si unë, ndalojnë para ngjyrës së kuqe të semaforit. Mirëpo, pikërisht tani që dikush ka vendosur të disiplinojë trafikun me sanksione të rënda në kurriz të atyre që s’duan t’ia dinë për rregullat e trafikut, kanë dalë dhe zëra kundër. Dhe objeksionet i ngrenë mbi idenë se “nuk mund të gjobitet me disa qindra dollarë një njeri që nuk e ka parë dritën e kuqe të semaforit në një moment shushatjeje a përhumbjeje” (!!!). Janë fantastikë që shastisjen, apo stress-in, apo një rrethanë trazuese në jetën e dikujt e shohin si një alibi të shkeljes së ligjit. Edhe Meursault-ja te “I huaji” i Albert Camus-së vrau dikë në një moment përhumbjeje. Duhet të mos e dënonin?

Comments
Sakte! Cdo shkelje fanari me
<p>Sakte! Cdo shkelje fanari me te kuqe eshte nje mundesi per te vrare dike. Te pakten shteti duhet ju a nxije jeten te tilleve "kanidate" per killer.</p>
Edi Rama e shkel shpesh djhe
<p>Edi Rama e shkel shpesh djhe ju e mirekuptoni,pra shume me teper se e kuptoni.</p><p>A jane te gjitha ligjet dhe vendimet e kesaj mazhorance qe jane prapsuar nga Gjykata Kushtetuese shkelje e semaforit me te kuqe?</p>
Add new comment