“Dorëzohet” Ilirjan Celibashi, Rama e zëvendëson me Ermonela Felajn

Ilirjan Celibashi nuk do të mbajë më postin e Ministrit të Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin. Celibashi ka dhënë sot dorëheqjen duke u zëvendësuar kështu nga Ermonela Felaj.
Në një deklaratë për shtyp, bashkë me kryeministrin Rama dhe pasardhësen e tij, Felaj, Celibashi u shpreh se merrte këtë vendim për arsye familjare pasi posti i ministrit kërkonte shumë angazhim.
Ky është ndryshimi i parë në qeverinë “Rama” që prej konstituimit të saj pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.
“Uroj që vendimi i tij për motive tërësisht personale, të jetë motivi i drejtë, dhe që tashmë pas dorëheqjes koha e tij të jetë më e madhe për angazhimet familjare. Ilirjani do të jetë pjesë e Partisë Socialiste duke na asistuar dhe parë nga jashtë punën e qeverisë për të mos na lejuar për të bërë gabime”, u shpreh Rama.
Ilirjan Celibashi u lind më 2 tetor 1969, në Çorovodë, Skrapar. Ai është i martuar me znj. Ardiana Celibashi dhe kanë një vajzë, Telmën.
Në tetor 1998, u emërua Zëvendësministër i Rendit Publik. Në periudhën 2001 - 2006, ai u zgjodh Kryetar i Komi¬sionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 Qershorit 2013, Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste.
S.S
Comments
po ca ben kshu mor
<p>po ca ben kshu mor Ilirjan...do negelesh pa pune tani apo thuaj me tere ato leke qe kam mare kur kam qene kryetar i komisionit qendror nuk ma ndien fare per t'u bere minister.</p>
Tashti me ne fund Rilindja na
<p>Tashti me ne fund Rilindja na nxorri ne drite.</p><p>PS. Ky personi nga Skrapari i paska vene vajzes nje emere shume te bukur shqiptaro-ilir.</p>
Add new comment