Kujt i shërben vrasja e Kumes?

Vdekja nga dhuna e personelit të burgut të Mallandrinos në Greqi i të dënuarit shqiptar për shumë krime të renda, Ilia Karelit (Kudret Kumës), përveç problemeve të tjera, rishfaqi edhe një herë amplitudën e helmit, që qarqe të caktuara, deri edhe disa politikanë në Shqipëri, përpiqen t’u injektojnë marrëdhënieve Greqi-Shqipëri dhe popullit shqiptar e atij grek. Kuptohet, nuk mund të mos dënohet akti i shëmtuar i personelit të burgut. Bëhet fjalë për një akt që tejkalon shumë çdo kornizë ligjore të komunitetit të BE-së dhe moralit të kohës. Ata nuk i justifikon në asnjë mënyrë as krimi i radhës i Karelit, vrasja pa arsye e gardianit të burgut, kolegut të tyre.
Në Greqi, institucionet zyrtare dhe politika, jo vetëm e denoncuan këtë akt, por morën edhe hapa drastike për dënimin e autorëve. Madje, ky qëndrim shkoi aq larg, sa që u harruan krimet e shumta të viktimës së dhunës. Kjo bëri që në Greqi të frenohej edhe një frymë antishqiptare, që në fund të fundit, mund të justifikohej pas vrasjes mizore të një nëpunësi shteti dhe babait të dy fëmijëve prej të dënuarit Kareli. Ndihmoi shumë në këtë drejtim edhe fakti, që në opinionin publik grek, ngjarja e rëndë e vrasjes së gardianit kaloi pothuaj në heshtje. Madje, po të kihet parasysh zelli me të cilin mediat greke qëmtuan për të zbuluar shkaqet dhe shkaktarët e vdekjes së të dënuarit shqiptar dhe presionit mbi institucionet e drejtësisë për dënimin e tyre, atëherë mund të flitet për një asimetri qëndrimesh në favor të vdekjes së të dënuarit shqiptar. Në Shqipëri situata e tejkaloi shumë objektivitetin e ngjarjes. U përvijua hapur nevoja për përfitim etnik dhe promovim të antigreqizmit. Arsyeja dhe gjykimi i balancuar iu dorëzuan, pikërisht emocionit të manipuluar nacionalist antihelen. Vetëm fakti se Ilia Kareli humbi jetën nga dhuna e gardianëve grekë, mjaftoi që ai të trajtohej si hero. Mjaftoi kaq gjë që arkivoli i tij të mbështillej me flamurin kombëtar. Varrimi i tij të shoqërohej me ngritjen e dhjetëra flamujve kombëtarë, sikur Kareli po dekorohej për krimet e kryera në Greqi dhe se vdekja e tij duhej kthyer në simbol të antihelenizmit. Në shtypin e shkruar dhe elektronik, fotografitë e Karelit kishin gjithë hijeshinë e një heroi.
Nën peshën e kësaj logjike dolën me deklarata publike zyrtarë shqiptarë, që kërkonin dënimin e fajtorëve në Greqi, në një kohë që Greqia vetë e kishte kthyer problemin në çështje dite. Rasti i vdekjes së Karelit u përdor gjerësisht për t’i provuar opinionit publik shqiptar se në Greqi po shkelen të drejtat e të burgosurve shqiptarë. U ndërtuan emisione televizive dhe u bënë analiza ne media. Politikanë e analistë morën pozat e institucioneve evropianë për të dënuar gjendjen e burgjeve greke etj. Por, gjithçkaje i mungonte analiza objektive dhe gjykimi i ftohtë. Shumë nga faktet që i serviren opinionit publik vilen nga burime zyrtare dhe mediat greke, që do të thotë se të parët janë ata të shqetësuar për situatat dhe problemet që ekzistojnë në burgjet greke. Në rastin e vrasjes së gardianit nga Kareli u trumbetua shumë si shkak sentimenti i nënës, për të cilën autoritetet e burgut nuk i dhanë leje për ta takuar. Ishte e arsyeshme që Karelit nuk mund t’i jepej leje për të takuar nënën kur zyrtarisht nuk figuron se është nëna e tij, (se ai është me identitet të rremë në Greqi). Aq më keq, nuk mund t’i jepej leje Karelit kur mbi të rendonin akuza të renda deri për vrasje dhe që ishin në proces hetimi e gjykimi. Po ashtu, nuk mund t’i jepej leje për të dalë nga burgu një të dënuari me rrezikshmëri të lartë, kur nga 650 të dënuar shqiptarë që përfituan leje të tilla, 450 prej tyre nuk u kthyen në vendet e vuajtjes së dënimit duke gjetur strehë në Shqipëri. U fol shumë këto ditë se ka shkelje të të drejtave të njeriut në mënyrë të diferencuar ndaj të burgosurve shqiptarë. Por rezultoi e kundërta. Një i dënuar shqiptar me 17 vjet burg në Greqi për trafik droge, pohoi se asnjë nga sa thuhen nuk qëndrojnë, me përjashtim të mbipopullimit. Mediat në Shqipëri provuan se vet Ilia Kareli, dispononte në qeli telefon privat dhe komunikonte përditë me të afërmit, kishte akses në internet dhe zotëronte edhe “Facebook”.
Po ashtu flitet për mbipopullim në burgjet greke. Të gjithë bëjnë sikur harrojnë se gati 30 % e të dënuarve në burgjet greke janë shqiptarë. 2800 veta ose 50% e numrit të përgjithshëm të të burgosurve në Shqipëri. Të gjithë bëjnë sikur harrojnë se të dhënat e vetë të burgosurve shqiptarë ne Greqi flasin se 50% e tyre janë për trafik droge dhe të tjerët për grabitje me dhunë, që nga jurisprudenca ndërkombëtare klasifikohen si krime të renda. Edhe në rastin e Karelit, e drejta e tij për humbjen e jetës në rrahje masive ia la vendin moralit të antihelenizmit. Dhe në këtë proces glorifikimi të tyre, askush nuk u mendua, qoftë edhe pak se veprimet e këtyre të dënuarve kanë për objekt jetën e mijëra të rinjve grekë dhe pasurinë e qindra qytetarëve të tjerë po grekë, se ata kanë shkelur brutalisht të drejtat e të tjerëve në një vend që vajtën me vullnetin e vet dhe të paftuar nga kush. Antihelenizmi si argument për të glorifikuar dhe çdo të dënuar për krime vërtetohet edhe nga një krahasim tjetër i thjeshtë. Në Itali, apo edhe vende të tjera ka shumë të burgosur shqiptarë për krime të njëjta apo edhe të tjera. Edhe për ata ka lajme, shpesh më të renda. Por në një asnjë rast nuk trajtohen në Shqipëri si heronj, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë, apo me ata shqiptarë që marrin në dorë vetëgjyqësinë në Greqi. Megjithatë, rasti i Karelit do të ishte ndoshta i parëndësishëm në ardhmërinë e marrëdhënieve të mira me Greqinë e me popullin grek, nëse nuk do të përbënte një tendencë nga e kaluara dhe nëse paralelisht, në arealin e marrëdhënieve shqiptaro-greke nuk do të zinin vend disa faktorë të tjerë më shqetësues. Fjala është për deklaratën e ish kryetarit të SHIK-ut Fatos Klosit në gazetën “Illyria” të SHBA-së, se shteti grek, nëpërmjet kishës ortodokse në Shqipëri, është më i rrezikshëm se ekstremizmi islamik. (Nëse sipas Klosit, shteti grek ka financuar ndërtimin e infrastrukturës së kishës ortodokse shqiptare dhe nëse ai, Klosi, nuk ka asnjë fakt që tregon se pas këtij financimi fshihen qëllime në dëm të Shqipërisë, të popullit shqiptar e të unitetit të tij, atëherë këtu nuk bëhet fjalë për një populizëm rastësor).
Po ashtu, në projektin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes ka teza të cilat venë në dyshim marrëdhëniet e mira të pretenduara midis dy vendeve. Në këto rrethana po bëhet këmbëngulëse një pyetje: Kujt i shërben tensionimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve shqiptaro-greke? Kuptohet që as Shqipërisë e as Greqisë. Nuk i shërben as qindra e mijëra shqiptarëve emigrantë në Greqi. Nuk u shërben as perspektivës Evropiane të Shqipërisë. E sigurt është se një klimë e tillë evidenton përkrahësit e Shqiptarësisë e të patriotizmit shqiptar sipas formulës së stërvjetruar të antihelenizmit dhe të inferioritetit ndaj fqinjëve. Historia e gjatë e bashkëjetesës midis dy popujve tanë prodhoi përgjatë gjithë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, idenë e bashkëjetesës së tyre në konfederatë të përbashkët. Ishte kjo ide që e bënte një popull të shikonte lirinë dhe mbrothësinë e tjetrit si lirinë dhe përparimin e vet. Interesat e të tretëve mbollën ndarjen dhe provokuan armiqësinë. Sot, kur dihet rruga që duhet zgjedhur, sorollatja nëpër mentalitete konfliktuale të së kaluarës, vetëm sa e vonojnë rrugën dhe bën disa që të ndjehen të pasur.
"Shekulli"
Comments
Per fat te keq,shume media

Per fat te keq,shume media ne Shqiperi ,komandohen nga qellime lare me:droge,proturqizem,atlantizem absolut servil,mekanizma gjeostrategjike, "Perca e Sundo" dhe gazetari tregetare kozmopolite,te "pronareve"televizive dhe shtypit te shkruar, ose Parashtetit!

Kjo,ne Ballkan eshte bere,behet dhe do te behet.pasi Urrejtja eshte opiumi me i mire,per te mos pare Rrugen e Prosperitetit! Por celesi eshte i lehte:me thoni kush financon,t'iu them cfare Propagande do te bejne?

Urrejtja per popullin grek,eshte koniukturalisht i dobeshem, por afat gjate,con ne mullirin e nacionalizmit! Era e gjakut eshte hedhur ne Oqaen dhe Peshkaqenet,do blejne lire ushqimin e nje Shqiperie ,qe do futet ne Evrope pa breke,dhe e komanduar plotesisht ekonomikisht!

Po zgjohen fantazmat e kunkurrences Austro-Hungarise,Italise..Serbise,Greqise dhe Turqise!..Dikush investon,dukshem...Atante e re, qe favorizoi Greqine,apo Bosht..dhe ne sfond lojrat e Rusise!?

Dhe propaganda me "kriminele heronj", vazhdon deri ne Estrade,ku luajne fatkqesisht dhe intelektuale gezetare,si aktore te keq,te nje Farse pa fund! Te shkruarat ngelen,dhe "ceremonite" qesharake ,me flamuj kombetare mbi qivure dale nga burgje,perdhosin rende heronjte e vertete te Shqiperise,qe derdhen gjakun per ceshtje sublime!..Meshire,kalemxhinj..edhe PROPAGANDA ka kufi!(Mos harroni,duam nuk duam ne Greqi kane lindur me mijra femije,qe shkollohen dhe ndikohen nga populli grek..Mos ua falni nacionalizmave..do t'iu behet bumerang me progresion gjeometrik!)..Pyesni,pak dhe arvanitasit..qe shokohen me shkrime dhe komente deri ne rracizem te lire ballkanik!

mor XHIMI ti paske qënë më

mor XHIMI ti paske qënë më trap se ky që truri i bën dritë!!

mor shpirt ça ke dash me thon me këto përçartje pa mbarim?me këto mendime në trajtë kërcimesh karkaleci?!bën mirë që kritikon gjakovarin dhe nxitjen e nacionalizmit në shqipëri,por ,si duket,nuk ke pasur kohë të shkruash të paktën një fjalë për atë nacionalizëm të ndyrë grek që e lindi dhe po e nxit gjithnjë e më tepër këtë nacionalizëm të ri shqiptar!vetë thua se ne nuk kemi qënë nacionalis,por harron të thuash(ose më mirë ja mvesh tëtërë këtë nxitje meides shqiptare)se nga e ka burimin ky nacionalizëm??

të jesh i trashë apo shpirtkeq!?

ma merr mëndja kjo e dyta!!po të ishe i trashë do të kishe kujtuar ata emigrantë klandesitinë që u keqtrajtuan sadikisht deri në djegje me napalm ga rojet e kufirit grek!!do të të kishte rënë në mënd vrasja pasnjë lloj shkaku i ushtarëve shqiptarë,fshesat greke për gjynjëzimin e politikës shqiptare,thirrjet për lidhëse këpucësh me zorrë shqiptarësh,ngritje flamurësh të vorio epiri e thirrje për pastrime etnike,do të të kishin ardhur në mënd vizitat e legjislatorëve,parlamentarëve, grek në himarë dhe kërkesat për "pavarsi të himarës" e kështu me rrahdë mor XHIMI!!

por me siguri ti do të mbrosh botën nga nacionalizmi foshnjak shqiptar dhe aspak shqipërinë nga rracizmi,vrastar,çfarrosës 200 vjeçar grek!!

rracë bastarde që për fat të keq keni lindur në tokën shqiptare!por më e keqja do të ishte sikur të ishe bir bastard i prindërve shqiptar!!kjo do të ishte për të vënë kujen!!megjithëse jemi mësuar me tradhëtarë!!kohërat kanë prodhuar gjithnjë shumë,dhe shpesh i paraqiaim si patriotë!!

Anticensure,(qe nuk gjen te

Anticensure,(qe nuk gjen te shqiperosh te pakten me MbylljeGoje)..perse,nuk komenton te gjitha,kur flas per analoge dhe si JU ne Greqi,qe enderon vetem gjak,tradhetare,anntikombetare,napalm,bomba,genocid,vrasje,tortura..e tje?!

Pa shiko,tani nga Greqia fashiste, po kthehen vargane EMIGRANTESH,me zinxhire neper kembe te tortuaruarit,po kthehen nena ,femije qe punojne ne turizem,ne opera,ne kantjere,ne bujqesi,qe lexojne gazeta dhe reveista shqiptare,qe kene firma dhe punesojne greke,qe shkelqejne neper universitete dhe krijojne..Te gjithe,po kthehen te marrin hakun e Kumes?!

Si puna tende,ka edhe ne Greqi..por ti ,ia ke hipur mushkes se mbrapthi e te duket vetja Skender- Be!

Patriote si puna tende,qe PERGJITHESON pese idiote police me nje popull..Patriote si ti,qe komenton pjeset qe nuk te vijne sipas midese, dhe pagezon flaken nacionaliste greke me nje Zjarr te Madh e te pashembellt,nuk ka nevoje Shqiperia..Je Antipopull,dhe jo anticensure,Je vogelush qe fut ne nje thes Himaren,Burgun,greket e shqiperise dhe Panajotin qe rron,punon dhe shkruan me ty..Replika tende,kaq idiote tregon..se kush i fryn bulcite nga te dua anet e kufirit..Te humburit dihen: populli fukara qe kerkon te jetoje e te punoje kodo pa ANTILLOGJIKE ,si zoteria juaj ! Fjalori tend "trapist",tregon: sa megaloman,antihistorik dhe i rrezikshem je!Kur flet per "pastertine" tende kombetare dhe per "bastardllekun" tone..tregon sa shume ke lexuar Gebelsin,sa admiron SS-et (qe te premtuan gjysmen e BALLKANIT),sa urren fqinjin..sa te shpejte, e ke fundin! Historia ka treguar se napalmin e kane provuar te tjere,sapunin njerezor te tjere,shfarrosjen me gaz te tjere dhe TORTURA eshte fjale e nje populli tjeter..Zmadhimi i nje krimi,sado monstruoz, nuk perfaqeson popullin.po te ishte keshtu :Angleze,Gjermane,Italjane e tje..do te ishin te denuar perjete..Do,thoni ju kujt i flet,ANticensures se shkrete,neqoftese nuk eshte i blere eshte nje lule,pa flete!

të më falësh që u kapa me

të më falësh që u kapa me ty,që replikova me ty!!

nuk e dija që kisha të bëjë me një të marrë!!

ma kanë mësuar që në vogëli që të marrit ti hapë rrugën!!

më fal dhe një herë!!

Cfare sugjeron o Panajot, ne

Cfare sugjeron o Panajot, ne mbyllje te shkrimit?! Nje konfederate greko-shqiptare(qe fati i keq i historise dhe interesa te dyshimta(?) nuk e paskan lejuar te ndodhe ne shek.19)? Duket sheshit o Panajot qe ju greket e keni humbur kontaktin me realitetin, si ate te te shkuar, ashtu edhe te tashem. Ndryshe nuk ka si spjegohet gjithe kjo njeanshmeri ne interpretimin e historise, vazhdoni te shihni endrra me konfederata te hegjemonise greke, nderkohe qe po te mos kish qene per Europen do te kishit shitur gjysmen e territorit per te shlyer borxhet qe i shpenzuat per te pire uzo qe kur u anetaresuat ne BE.

Ndonje opinion per vjedhjen

Ndonje opinion per vjedhjen qe politikanet shqiptare i kane bere fondeve te EU per 23 vite me rradhe, keni?

shko mor egen!!

shko mor egen!!

Kur ske cte shkruash fillon e

Kur ske cte shkruash fillon e shan. Ky eshte dallimi midis meje dhe teje.

Ke ndonje shpiegim per pyetjen time apo jo???

Doli ky bujku i brekeve per

Doli ky bujku i brekeve per te mbrojtur krimet e shtetit grek

Ky bastard brekaxhi , po na tregon per Inferioritetin qe ne ndjejme ndaj Fqinjeve ...WOW !

Po ku e pa ky inferiroritetin tone, se ne 50 vjet te shkuara Shqiperia as qe e ruante fare per Greqine , biles Enveri i dsirketitonte here pas here minjte e grekut

Ata ishin tamam inferiore se edhe njehere qe e provuan te benin lufte ndaj Shqiperise ne 1949 , iken me bisht ne shale saqe forcat tona desh u futen ne Janine, por nuk i la Enveri , megjtihse keta "trimat e kaurrllekut" qe luftojne 10 vete kunder 1 njeriu te lidhur , kishin ne krye atehere oficere britanike ....

Edhe kete superiroitet qe kane fituar keto vite keta rembythjet greke , e kane fituar nga kredite e pafund q ej u jepte Europa dhe jo nga puna e tyre se ata jane ca koqe dembeli qe luajne tavell gjtihe diten _-Duket qe jane tamam mbeturina osmane ;...lozin tavell dhe hane bakllava sikur jane nje karikature turke ...

Ky Barka ne fillim thote se ai djali Ilia Kareli na paska bere "krime te shumta" ---!!!??? Shikoni more cfare bastardi qenka ky kauri i minoritetit qe e ka cuar Edi ne krye te PS-se ..?

Kur Kareli i shkrete i kishte dhene 50 mije euro (qe ti jepte leje ) gardianit dhe gardiani grek e genjeu --I mori parate dhe nuk e ndihmoi Prandaj edhe Ilia e vrau gardianin --
Nderkaq ky idellogu deficent i PSse na ben justifkimin e kamuflluar ndaj krimit qe beri shteti grek ..Kjo eshte skandaloze

Eshte nje turp per PS-ne te mabej ne krye te saj njerez te tille te fellqiur dhe te betuar Antishqiptar , sic eshte ky Barka qe u diskretitua duke vjedhur breke grash neper dyqanet e Amerikes si nje hajdut i rendomte ....

Nga ky artikull ky bastard i piste i grekut del nje armik i eger i Shqiperise --Si mund ta mbani ne radhet e PS-se nje ndryesire te tille antishqitpare si ky Barka qe fyen popullin shqiptar ...?

Ceshtja e trottures se djalit tone nga shteti grek, duhet cuar ne Strasburg dhe Greqia duhet penalizuar per perdorim torture si ne kohe te Nazizmit
Perdorimi i tortures eshte i pafalshem per Europen Perendimore, ndaj duhet ceshtja te cohet ne Starsburg dhe te rishikohet cdo amredhenie me greket

Duhet se pari urgjentisht te largohet Janullatosi dhe prifterinjte grek ne Berat dhe Gjirokaster, sepse ata e kane ktheyr Kishen toen ne nje isntitucion Kriminal qe i sherben Armiqeve te kombit shqiptar ----Urgjentisht ata te largohen nga toka jone

Sherbimi jone sekret duhet te zbardhi aktivtietin e ketyre prifterinjve , dhe te atyre politikaneve shqitpare qe kane lidhje me qarqet antishqitpare ne GREQI dhe qe bejne politken e grekut ne vendin tone kunder interesave te Shqiperise, sic ben ky hajduti i brekve ketu ne kete shkrim qesharak prej suflaqexhiu

Per 50 ti o njeri ke qene i

Per 50 ti o njeri ke qene i mbyllur, te kendonte Enveri perralla gjithe diten, ta bente Shqiperine vendin me te bukur ne bote dhe ti fluturoje ne ekstazen tende. Ne 50 vjet shume njerez nuk e njihnin boten tjeter. Une di qe Enveri edhe ka shkruar nje liber Shqiperi-Greqi, dy popuj miq. Pastaj Enveri edhe ka folur greqisht tek Rrapi ne Mashkullore, por nesje.

Kredia e Europes. Mesa di une edhe ti po i mban breket me kredite qe po te jep Europa. Ti duhe te jesh i lumtur qe jeton ne nje ekonomi kaq informale sa ajo shqiptare, se po te ishe ne Europe do ishe bere me keq se Greket. Mos ua qa hallin grekerve se edhe ti njesoj si ata je. Hapi syte, kafenete e Tiranes jane te mbushura me punonjes qe merren me thashetheme.

Djali shqiptar kishte bere vertet krime, vrasje, dhe si i tille duhej denuar. Kriminele jane edhe gardiane greke te burgun per rrahjen barbare dheduhet te denohen me burg.

Lere Janullatosin ne rehatin e tij, te beje punen e tij ne sherbim te besimtareve ortodokse apo te gjithe te tjereve qe shikojne tek ai nje shembull per tu ndjekur. Janullatosi ka ri-ndertuar ato qe ti i ke shkaterruar.

mondi për të gjitha që

mondi për të gjitha që shkruan jam pothuajse dakord me ty!për antishqiptarizmin e barkës,për janullatosin dhe për qënjen e tij në PS!

e vetmia gjë që nuk jam i një mëndje me ty është:"Kur Kareli i shkrete i kishte dhene 50 mije euro (qe ti jepte leje ) gardianit dhe gardiani grek e genjeu --I mori parate dhe nuk e ndihmoi Prandaj edhe Ilia e vrau gardianin "!!!

gjithkush nga ne ka një arsye për të vrarë!!mund të fillohet nga më banalet deri më të "arsyeshmet",por vetëm në një rast ka të DREJTË!!vetëm në kushtet e mbrojtjes së nevojshme!!vetëm atëherë njeriu është i pafajshëm dhe kur vret!!

kumja nuk ka qënë në këtë situatë!!e ka bërë krimin!!duhej të paguante,POR ASNJËHERË NË KËTË MËNYRË!!

sot e drejta e vrasjes i është hequr dhe shtetit!nuk ka më dënim me vdekje!shteti mund të vrasë vetëm në kushtet e mbrojtjes së nevojshme,si e thash më lartë dhe në asnjë rast tjetër!!POR këtu kemi të bëjmë me një shtet bastard dhe rracist!!me shtetin grek!!pamiet vizive që ka paraqitur gazeta greke tregojnë jo vetëm me fakte por dhe qartë se si është organizuar linçimi i një të burgosuri nga njerëz të papërgjejgshëm,të pagdhëndur dhe mesjetarë!!përveç një roje të gjithë kanë dhunuar të burgosurin!!duket fare qartë organizimi nga shefi i tyre që iu thotë të mos veprojnë para kamerave!!se si i bllokon dhe i jep drejtimin e vëndit jashtë fushpamjes së kamerës!!

si e ithash në komentin e djeshëm shteti grek duhej ta merrte në mbrojtje të dënuarin pas krimit që ai bëri!!nuk duhej ta trasferonte vetëm,por duhej ta MERRTE NË MBROJTJE!!arsyet ishin të shumta!krimi që kishte bërë,kombësia dhe urrejtja rracore që manifestohet hapur në shtetin grek!!shteti grek duhet të kishte dhënë udhëzime të qarta për mosprekjen në asnjë mënyrë të të dënuarit!!jo vetëm nuk e bëri por dhe ndoshta e nxiti!!

sipas të gjithë parashikimeve të mija këta kriminelë me uniformë që quhen gardianë,nuk kanë për tu dënuar!maksimumi me kusht ose administrativisht!!në një kohë që ata duhet të bëhen shëmbull për të vënë në binar sistemin rracist të burgjeve greke!!

shteti INJORANT shqiptar akoma nuk ka reaguar!!ai akoma po bën "politikë të madhe",po kërkon të sigurojë "mbështetjen e kalbur greke"për antarsim në BE,por harrojnë debilat se ky është një rast që ata duhet të hidhen në sulm!

politikanët tanë që kapen pas turrli rregullash juridike për të vjedhur vota e para nga shteti nuk arrijnë ta kuptojnë se vrasja e një njeriu(qoftë dhe e një krimineli) në këto kushte është një krim jashtëzakonisht i rëndë!me këtë mos reagim qeveria tonë tregon se është primitive!tregon se ajo është e pajtuar me mentalitetin "sy për sy e dhëmb për dhëmb"!ajo mendon se "rrezultati doli barazim"një tuaji një toni,por nuk është e tillë!!

por nuk është kështu!pati krimin e një njeriu ndaj një tjetri dhe krimin,hakmarrjen,sadizmin e një shteti ndaj një njeriu!!

i pari nuk ka aftësinë,forcën,qetësinë dhe ligjet e shtetit!duke mos i pasur u ndikua nga emocioni dhe kreu krimin!!

i dyti i kishte të githa mundësitë për të mos e kryer krimin,POR me qetësinë më të madhe e kreu!përdori aftësinë,qetësinë,forcën dhe ligjin për të kryer krimin!falë medias greke dhe familjes arriti e u morr vesh se çkishte ndodhur!!

ajo që bëri media greke nuk çfajson shtetin grek!nuk çfajson greqinë!!nuk e bën greqinë më pak rraciste,më pak shoviniste,më pak fondamentaliste fetare!!

kjo tregon të vetmen gjë të thjeshtë dhe universale:SE DHE NË GREQI KA NJERËZ TË NDERSHËM,ANTIRACIST DHE DEMOKRAT!!

Kam opinion edhe per kete

Kam opinion edhe per kete Dritan, por me duket se tema e diskutimit eshte tjeter ketu.

panajot barka, keni bërë

panajot barka,

keni bërë shumë mirë që keni bërë këtë shkrim!!me të vërtet për kohën e duhur!!

bile ke prurë dhe dëshminë e një të burgosuri shqiptar në greqi!?nuk e di a je ti i trashë ta besosh për të vërtetë një dëshmi të tillë,apo kujton ti se të tjerët janë budallenj që ta hanë sapunin për djath!??mor zotëri si mund ti besosh një të burgosuri që mund të jetë në kushtet e kudret kumes?ose që mund ti kenë ofruar,më pakë dhunë për një interevistë për leverdi të gardianve sadistë??jii pak më inteligjent!!unë që jam një nejri i thjeshtë,që kam dëgjuar për dhunën që ushtrohet mbi shqiptarët,gjat kësaj kohe jam bazuar tek dëshmia e sërbit,kriminelit të liruar sërb!sepse është i paanshëm në këtë situatë!!i liruar,i pa dhunuar dhe jo shqiptar!!

ti flet për shpirtmadhësinë e greqisë,helenëve si i quan ti!a me të vërtet a??a mos vallë kemi lindur nesër ne dhe i kemi harruar ato që ka bërë ai shtet pjestar i bashkimit europian??mos vallë u harruan "fshesat"greke për të detyruar qeveritë shqiptare për tu gjynjëzuar!?mos vallë u harruan dajakët që ju janë dhënë klandestinëve shqiptarë kur kapeshin nga policia??mos vallë u harruan sadizmat e policëve grekë,kjo e pohuar nga grekofilë në këto blogje??

po të këthehemi në atë periudhë të "lavdishme" të asaj konfederatës tënde,mos vallë u harruan spastrimet që i bët shqiptarëve myslyman??i vratë sa mundët dhe ata që smundët,nga që ju zuri gjaku,i përzut në turqi e greqi!

mor njeri përse nuk e ke hapur gojën kur njerëzit e tu "helenë" kanë bërtitur në mes të athinës për të therur shqiptarë??përse mor zotëri,që vetëm i tillë nuk duhet të jesh,nuk e ke hapur gojën për ata ndyrësira që përfaqësojnë organizatën terroriste për "çlirimin e vorio epirit"sa herë që vijnë në shqipëri,territorin shqiptar e bëjnë thirrje për luftë e spastrime etnike??përse mor zotëri nuk flet kundër atyre ndyrësirave të agimit të art,të lindur e rritur në shqipëri që kërkojnë vrasjen e shqiptarëve,që mbjellin urrejtje ndaj shqiptarëve??

zotëri njeriu lind patriot,shqiptari është i tillë,por kur bie në konfrontim me ju e detyroni të bëhet nacionalist!!

burgjet italiane nuk i keqtrajtojnë shqiptarët,i trajtojnë njëlloj si dhe italianët!!

nuk e di historinë e para vrasjes së gardianit,të kumes,por sido që të ketë qënë:hakmarrja ndaj tij është 1000 herë më e ndyrë se tërë krimet që ai mund të ketë bërë!!
ka shumë kriminel shqiptarë,por deri më sot nuk kemi dëgjuar krime për shkaqe etnike(përveç aksidentit të gumës të manipuluar në krim etnik,NGA JU helenët)!shteti shqiptar sado me brekë nëpër këmbë nuk ka asnjë rrast dhune etnike!!në rastin tuaj kemi dhunën shtetrore!!

pas vrasjes së që bëri kume,në asnjë mënyrë ai nuk duhej të lejohej të qëndronte në një burg të zakonshëm!shteti vetë duhet të kishte dhënë direktivën për paprekshmërinë e tij!!duhej kontrolluar për të mos pësuar dhunë nga gardianët,duhej izoluar në një vënd të posaçëm për të mos pasur mundësi për tu dhunuar!!

kume me të vërtet ishte kriminel;të paktën vrau një njeri jo në kufijt e mbrojtjes së nevojshme,jo me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme,por me qëllim,POR ata që vranë atë për hakmarrje,duke e torturuar në mënyrë sadike shëwndruan në kriminel një shtet të tërë!!

nuk mund të vihen në kandar njëlloj veprimet e një njeriu,aq më pak ato të një krimineli,me veprimet kriminale të një shteti!!

por mor zotëri duket mënyra se si ke shkruar!!ti e aprovon atë që këta gardianë kanë bërë,vet fjalët e tua të fshehura pas " Bëhet fjalë për një akt që tejkalon shumë çdo kornizë ligjore të komunitetit të BE-së dhe moralit të kohës. Ata nuk i justifikon në asnjë mënyrë as krimi i radhës i Karelit, vrasja pa arsye e gardianit të burgut, kolegut të tyre. "

zotëri ty të kanë prekur thënjet e klosit për paudhësit e asaj që po pregatisni me janullatosin!!se për të tjerat asqë nuk të ha palla!!

janullatusi dhe sulmi që po i bëhet planeve tuaja për ta greqizuar shqipërinë e jugut janë thëmbra e akilit!!mardhënjet e "miqësisë" mes dy popujve,nuk kemi mundësi ti prishim ne(shqipëria)!

thjesht për një arsye të vogël!!

nuk KEMI MUNDËSI!

jemi në një gjëndje të tillë që si plas kujt,por ajo që mund të prishim,mund tju prish planet tuaja është djegja e lojës që po bëni me kishën e drejtuar nga janullatosi!!

në këtë pikë mund tui prishim shumë punë!!pavarsisht se gadrdianët tuaj nuk i njohin planet afatgjata të shtetit të tyre,ata dhanë mundësinë për zgjimin e shqiptarëve dhe të politikanëve të shqipëris!!

Ky ishe ti more palaco kur
Ky ishe ti more palaco kur anijet italiane perplasen nje anijen tone me rrefugjat dikur ne 9 Janar???? Ku ishe ti more katran? Pse je kaq ii pafytyre? Po na tregon ti burgjet italiane????? Pse nuk flet per torturat qe shqiptaret u kane bere femrave shqiptare per ti kthyer ne prostituta rrugeve te Italise???? he more hipokrit???
Deno krimin ashtu sic e denoj edhe une. Krimi eshte i njejte pavaresisht nga kombesia, por qe te marresh nje ngjarje dhe te shkruash budallalleqe per nje popull te tere eshte INJORANCE.
or debil,prandaj të shkruajta

or debil,prandaj të shkruajta vetëm legen,sepse nuk mund të përdorë njeriu fakte,të diskutojë me një provokator të trashë si puna tënde!!

ti përpiqesh të ndërrosh temë,të kalosh në pelivanllëqe pa ditur se si!!më flet për vjedhjet e politikanëve tanë,që skaaaanë asnjë lidhje me këtë rast kriminal të shtetit grek!!ti më flet për tragjedinë e otrantos dhe nuk ja ke idenë se ajo ka ndodhur natën e 28 marsit 1997,dhe që ishte e Premtja e Madhe e Pashkëve(ti duhet ta dish si ortodoks grek që je)!!

ti mor këlysh i një nëne të mirë,më flet për detyrim për prostitucion prap që ska asnjë lidhje me këto ndyrsira që shkruan ky tipi që u bë i njohur nga skandali amerikan!!ty të ka mbetur vetëm të përmëndësh ditën e shtunë kur qazimi i xakes së gjyzelve shkoi në dyqanin e peshkut dhe deshi të grabiste pastërma derri!!

kjo është llogjika tënde mor qënje njerzore e trashë!!qënje njerzore e njohur në histori si homoerektus!!

tashti të mjafton ky lumë faktesh për ta quajtur komnetin tim të mbështetur në fakte e jo në sharje??

ik mor gomar me avull!dhe yyyyyyyyyysh stë thua dot se se merr vesh!!

po ti nese ke fakte nuk duhet

po ti nese ke fakte nuk duhet te kesh frike nga provokatoret apo jo? He pra, se isha gabim, ti ku ishe per tragjedine e Otrantos? Te kishte ndodhur kjo ne ujerat greke ti do kisha shkalluar nga urrejtja, kurse meq ndodhi ne ujerat e italise ska problem. Une ju pergjigjem ashtu sic sillni ju muhabetin.

Ketu ka ndodhur nje krim, e pra, une e denoj krimin, dhe kaq. Po ju zagare qe nuk merreni me krimin por filloni e shani nje popull te tere, merreni me ndihmat qe Greqia merr nga EU??? A nuk eshte kjo nje perpjekje e deshperuar e juaja per te gjetur gjithcka qe ju ben te ndiheni me mire te shani nje popull te tere???

Je teper larg anticensure, madje ke edhe percen e urrejtjes qe te ka mbuluar syte. Vazhdoni se dem vetes do i beni.

se ku kam qënë në kohën e

se ku kam qënë në kohën e otrantos besoj se e ke kuptuar,nga shpjegimi i mësipërm!!

gjëja që unë nuk kuptoj është ulërima tënde dhe këtij të marrit xhim??

përse çirreni sikur të ishit ulur në ndonjë hu gardhi??

këtë dua të kuptoj,por ëstë e pamundur!!e vetmia gjë që mund të hedh si hipotezë është injoranca tuaj në mbrojtjen e krimit të vazhduar shtetror grek!përpiqu ti dhe ai i marri tjetër por prap nuk do tia dilni!!ka jashtëzakonisht shumë dëshmitarë!!

shpresoj që dhe projekti i greqizimit me janullën të dështojë shumë shpejt!

Ta perseris: Perseri shkruan

Ta perseris: Perseri shkruan sepse ke urrejtje dhe mungese llogjike ne te shkruar. Ku e vertetoj kete gje? Tek fakti qe edhe pse une shkruajta qe e denoj krimin ti perseri me thua mua qe une e mbroj...pra nuk po arrin te kuptosh.

Por pse te shqeteson kaq shume Janullatosi? Ku hyn Janullatosi ne kete krim??????

Pse sa here qe permendet dicka me greqine, ju gjarperinjte do hidheni perpjete e shani kryepeshkopin???

Dritan po i bi shkurt kësaj

Dritan

po i bi shkurt kësaj rradhe pyetjes tënde"Ky(ke dash me thënë Ku) ishe ti more palaco"?

isha tu bo me qesh "P.S."

ps:"P.S."-nuk ka të bëjë me partinë socialiste,as me "postscriptum",besoj se do të jesh në gjëndje ta gjesh këtë gjë a gjëzë??

Ky ishe ti more palaco kur

Ky ishe ti more palaco kur anijet italiane perplasen nje anijen tone me rrefugjat dikur ne 9 Janar???? Ku ishe ti more katran? Pse je kaq ii pafytyre? Po na tregon ti burgjet italiane????? Pse nuk flet per torturat qe shqiptaret u kane bere femrave shqiptare per ti kthyer ne prostituta rrugeve te Italise???? he more hipokrit???

Deno krimin ashtu sic e denoj edhe une. Krimi eshte i njejte pavaresisht nga kombesia, por qe te marresh nje ngjarje dhe te shkruash budallalleqe per nje popull te tere eshte INJORANCE.

Jam shqiptar nga Gjakova. Kam
Jam shqiptar nga Gjakova. Kam qenë në burgun e Serbisë 9 muaj me 1991. Na kanë rrahur dhe torturuar edhe serbët. Ky Panajoti thotë Kareli ka qenë kriminel.O Panajoto a e din ti që dënimi për Karelin ishte burgu dhe këtu perfundon gjithçka. Ai po kalonte denimin me burg. Nuk ishte dënuar me vdekje. Si mund e justifikon vrasjen e një të denuari? Si? Po ta them haptas Panajoto, dashte Zoti e shqiptarët edhe pak jemi kombi numër 1 në Ballkan. Nëse e nevojshme do t'i veshi çizmet ushtarake edhe njëherë. Mbajeni mend Panajoto që edhe pse antishqiptarizmin tend mundoheni ta fshihni me finesë ai është lakuriq dhe mos na shtyni thikën me tutje se deri në Selanik do t'u vijmë dhe do t'ua ndalojme keto kafshë vrasëse të duarlidhurve si gardianet e mjere që vranë Kumen. Pse nuk patën. Guxim t'i dilnin një nga një këta mjeranë, por u bëne mbi 15 si çakenjë. Kujdes. Panajot se do të perballeni me 10 milionë shqiptare. Jemi duke u forcuar. Dita e keqtrajtimit që na keni bërë e bëni po ikën dhe kjo është arsyeja e vetëm pse ti e shkruan tekstin si dhelpër dhe jo si çakall.
Gjakovari,gjykon origjinen e

Gjakovari,gjykon origjinen e Panajotit dhe jo ato qe thote ,ne jene te verteta,dhe shpreh mendimin e tij..Ky pinjoll kerkon te "veshe cizme",te nise nje kryqezate deri ne Selanik si,serbi,greku dhe kusherinjte e Panajotit ne larje hesapesh..! Trimeri,budallallek apo "besim te tepert ", tek cizmet! Nuk ma mirrte mendja, qe ka ne Kosove kaq te verbuar,sa do hidhen ne lufte per nje te denuar,dhe per nje hakmarrje idiote dhe shtazarake nga homologet e Gjakovarit,qe ka edhe ne Greqi qe nuk jane edhe KOCKE E LEHTE(Po ti rreferohemi historise)..Britmat shumemilioneshe te Gjakovarit,ne nje arithmetike absurde,nuk trembin as serbe,as greke...perkundrazi ndihmon ata qe jane gati te veshin cizmet dhe te fillojne Dasmen e Urrejtjes,NE GREQI DHE SERBI..PSE JO EDHE NE RUSI!

Degjoni Panajotin,neqoftese nuk doni te degjoni "thikembajtesit" FASHISTE,NACIOANLISTE..! Po Gjakovari ngateron burgjet,(po qe se eshte futur per patriotizem)..pasi me ato qe thote, si Luan,per nje Cakall,apo Dhelper..kuptohet nga vjen Era e Ftohte e Urrejtjes, qe ne Shqiperi nuk e kemi patur kurre me pare ne kete shkalle...Komenti i tij,per mendimin e nje profesori (minoritar,si dikur kosovaret ne Jugosllavi) me se shumti ofendon vete kosovaret,qe shaheshin per cdo mendim sado te vogel!..Historia,perseritet tashme me aktore te rinj,Gjakovari shan dhe kercenon Panajotin,pse shprehu nje mendim...Mos valle,e ka marre shume perpjete!?

Natyrisht,toni i tij kercenues prej mercenari cizmembajtes,e ka marre pergjigjen ne Siri , me qivuret e kthyer.E ka marre nga gjendja e njeruar e ishluftetareve qe shkuan per lesh,e u kthyen te qethur..Trimerohej dikur Hitleri me SS,e vete..por fundi qe i eger...miliona te vrare....E shikon,Gjakovar...kur vesh cizmet,duhet te mendohet edhe si t'i heqe,vella!

Xhim trimi, Panajoti nuk me
Xhim trimi, Panajoti nuk me intereson. Sic e kemi ,luftuar Serbinë kur na e solli të mana e hundës me kriminalitetin e saj ashtu do ta lufttojmë Greqinë po nuk u ndal me barbarizëm. Në jemi zotërit e ballkanit tashmë tutje. Plas.
Ju keni luftuar Serbine??? Ju
Ju keni luftuar Serbine??? Ju keni vrare shqiptare per te fituar pike tek kmuniteti nderkombetar.
Zoter te Ballkanit jene te

Zoter te Ballkanit jene te tjere,Gjakovar..Jane ate, qe te mbathin cizme,te japin nje Coca Cola dhe te dergojne Mish Per Top! Une nuk plas,per "devoteshmerine" tende, te jesh kudo qe bie ere gjak..Por populli ka ca thenje te urta:Mos u mat me hijen e mengjesit,Vrapi i gomarit, si shiu i beharit..Pastaj,merr nje here Mitrovicen,Presheven,Ulqinin apo Shen Naumin, pastaj shko ne Selanik,qe eshte shume larg...!!! Ndihmo ,ish lufetaret te dalin nga gjendja e njeruar,pastaj mendo per Kumen?..Kujton se ka aleate te perhershem? Ne maje te hundes ,na sjellin shume .fashiste ketu,ne Kosove apo Greqi..kjo nuk do thote,qe fjala dhe mendimi publik i Panajotit,apo edhe zoteria ime,,te hidhen ne "turen e druve"!..Mos gjyko ashper te tjeret,kur ke gjynahe vete!..Ah,harova..ju jeni engjej..Me fal,Gjakovar...i perulem "trimerise" tende..pasi enderon se ke "fituar" luften ,qe e bene te tjere..Sic,mendon ,qe komentet e tua dhe "kaloresite" Donkishoteske Ballkanike, i lexojne te tjeret dhe nuk qeshin?!! Plas,me mire ,ai qe plas i fundit, o "Zot i Ballkanit"!!!

Xhimi, ç'ka po thotë
Xhimi, ç'ka po thotë gjakovari është e drejte. Ky po thotë mos ndizni zjarre grekër dhe mos na keqtrajtoni sepse kur të fillojme të reagojmë do të paguani. Kaq e thjeshte është kjo. Na lini rehat se mjaft me shkelje. Mirë e ka gjakovari.
Kosovaret, duket, i kane

Kosovaret, duket, i kane fasulet ushqim baze. Ndryshe nuk ka si shpjegohet nje sasi kaq e madhe pordhesh si keto qe leshoni ju zoteri. Por thuaj shyqyr qe te dy vendet, si Greqia dhe Shqiperia drejtohen nga njerez mjaftuesem te arsyeshem, qe qeshin kur degjojne trokellimat e cizmeve te ndonje te marri si puna juaj.

Hajde n Kosovë e t kallxoj
Hajde n Kosovë e t kallxoj Aron. Kosova është zemra e Shqipërisë dhe Kosova e ka bërë at shqipni t coptueme edhe Kosova bashkë me shqiptarët tjerë do ta bëjë edhe të bashkuar. Hajde n Gjakovè ta mbushi barkun fasule dhe kto fasulet to a që sin flakë bre klloshar
Une nuk dua t'i futem asnje

Une nuk dua t'i futem asnje diskutimi me çizme, luftera dhe konfederata. Vrasjen e tjetrit nuk e justifikon asgje, as etnia, as kultura, as uria, as kombi, etj. etj. sa te doni. Kumja (a Kareli) beri nje krim te shemtuar kur vrau gardianin grek, edhe pse ky mund ta kishte mashtruar me 50.000 euro ( meqe ra fjala, ku i gjeti Kumja i burgosur 50.000 euro, se jane nje hale pare de, jo gure lumi), akoma me i shemtuar qe krimi qe bene gardianet greke qe duke perfaqesuar administraten e nje shteti nuk munden te permbanin ndjenjat e egra te hakmarrjes ndaj nje njeriu qe si do qe te ishte nuk mund te mbronte vehten e tij. Kjo eshte nje ngjarje qe ngado ta shohesh, duhet trajtuar me gjakftohtesi per te mos trashur dhe acaruar me tutje nje situate qe mund te pershkallezohet pa pasur ndonje dobi as Shqiperia e as Greqia.

Por, nje gje nuk mund ta kuptoj dhe me duket krejt e pa motivuar dhe e pa mbeshtetur as ne logjike as ne patriotizem. Nqoftese arkivolin e Kumes e kane mbeshtjelle me flamurin kombetar, atehere perdhosjen e flamurit kombetar e kemi bere vete ne shqiptaret. E shumta qe mund te behej do te ishte psh te digjej ndonje flamur grek per te treguar qe inatin e kishim me greket ne kete rast, por qe te perdhosim flamurin kombetar duke mbeshtjelle nje njeri qe gjithsesi qe nje i burgosur edhe pse e vrane greket kjo eshte pak si teper.

Nderi per t'u mbeshtjelle me flamurin kombetar nuk besoj se i takon dikujt vetem sepse e vrane (qofshin edhe te huaj ata qe e vrane). Nderi per t'u mbeshtjelle me flamurin kombetar u takon atyre qe i vrasin per shkak se jane duke i kryer nje sherbim te larte kombit, apo atdheut. Tani a ka ndonje te me thote cili qe sherbimi i larte qe Kumja i beri Kombit apo Atdheut?

Per ta mbyllur, mund te them se, prape se prape, Zoti Barka nuk eshte personi me i pershtatshem dhe i paanshem per te na dhene mend persa i perket te gjithe kesaj çeshtjeje.

Plaku, ke të drejtë në ato

Plaku, ke të drejtë në ato që thua, në lidhje me teprimet kombëtariste; megjithëse nuk do thoja që e bënë "shqiptarët" këtë heroizim të pa merituar - them se e bënë disa shqiptarë të afërm të viktimës... por kuptohet që ka edhe një empati të pazakontë e të gjerë, për viktimën...

Ndjeshmëria ndaj rasteve të tilla rrjedh prej faktit që nuk kemi reciprocitet të konfliktualitetit; nuk ndodh dhe aq shpesh që viktimë të jetë një grek, prej rracizmit shqiptar. Dëgjojmë shpesh për agresivitet të të burgosurve shqiptarë në Greqi, nuk ndodh kështu në Shqipëri, apo në vende ku kanë emigruar shqiptarë... Gjithashtu mendoj se nuk do ndodhte një trajtim i tillë (ku dhuna merr trajta kafshërore edhe prej përçmimit, nënvleftësimit) nëse ky i burgosur do ishte grek.
Ajo që dua të them është, që kur tentohet të vihet një ekuilibër fals, për shtypjen ndaj tjetrit, mes grekëve dhe shqiptarëve, shqiptarët natyrisht lëndohen, dhe si të lënduar e kërkojnë shpagimin edhe në rastet e gabuara. Për tu respektuar, sidoqoftë, është objektiviteti dhe humanizmi i një pjese të shoqërisë dhe medias greke (dhe mbase prej viktimizimit të gjatë, ky reagim mendjehapurish nuk ndodh kaq shpesh në Shqipëri).

Pershendetje Skelari! Une sic

Pershendetje Skelari! Une sic e kisha theksuar qe ne fillim te komentit tim nuk desha te zgjerohesha ne trajtimin e gjjitheckaje qe ka te beje me marredheniet shqiptaro-greke, si kush e urren me shume tjetrin, kush eshte me rracist se tjetri, kush e ndjen vehten te perbuzur e kush te mosperfillur etj. etj. aq me teper qe jam i vetedijshem qe per te analizuar te gjithe kete kuader mund te mos mjaftojne as volume te tera, le me pastaj hapsira e nje komenti tek ResPublica. Ne kete kuptim, me thene te drejten gjithe ky bashkeveprim shqiptaro-grek, per mire ose per keq, perfshire edhe "faljen" e detit, apo horrlleqet e Fort**** se tij Anastasit nuk me intereson.

Veçova punen e heroizimit (siç thua ti) te Kumes, sepse ky eshte aspekti me kollaj i zgjidhshem ne tere kete gurgule. Edhe sikur te jete plotesisht e vertete ajo qe thua ti, qe nuk e bene shqiptaret heroizimin (ma do mendja qe ketu ti nenkupton TE GJITHE shqiptaret), por vetem te afermit e tij, prape se prape, vete reagimi jo vetem i komentuesve, por edhe i shume mediave dashur padashur edhe pse nuk kane qene atje duke e mbeshtjelle Kumen me flamur, praktikisht kane kontribuar ne heroizimin e tij. Ketu nuk po them qe kane bere gabim qe kane thene c'kane thene kunder grekeve, ketu e kam fjalen per shnderrimin e nje personi pa ndonje kontribut te vecante per kombin e atdheun (nuk po them te nje te burgosuri ordiner, qe te mos cenoj ndjenjat e shtremberuara patriotike te nje takemi) ne simbol si viktime e rracizmit grek kunder shqiptareve. Ne kete menyre, vec te tjerave u kemi dhene vetvetiu grekeve nje alibi te forte, pergjigja e tyre eshte e thjeshte, fundja cfare beme, masakruam dike qe kish masakruar me pare nje nga tanet, pa shtuar ketu edhe arsyet perse ky Kumja ishte ne burg. Eh mire, do thone, mbase u treguam ca me te eger sec duhej, por fundja nje kriminel vrame.

Shiko, vete ResPublica, me gjithe respektin, vecon sot komentin e Gjakovarit, qe me "largpamesi" praktikisht ben thirrje per lufte kur thote qe do te veshi cizmet (ka harruar te shtoje, te grisura) ushtarake. Ne eshte per te shkuar ne lufte kunder Greqise, sigurisht qe nuk eshte ky shkaku me i thelle, e shumta ky mund te jete si puna e Daut Hoxhes, ne e di per se e kam fjalen.

Greqia eshte shtet qe nuk i

Greqia eshte shtet qe nuk i respekton te drejtat themeltare te njeriut pjese te rendesishme e schengen agreements.Shfaqje e europes me dy standarte dhe politikave idjote qe i kane sjelle problemet qe i sollen. Bravo Shqiperise dhe shqiptareve qe jane mendjehapur sa te respektojne komunitet e tjera ne shqiperi te degjojne muziken e tyre traditat pasi pasurohen ata vete!

Ke muzike? Tallavane????

Ke muzike? Tallavane???? Shqiptaret kane harruar te flasin shqipen, sepse duan te shesin pordhe, ti po na flet per mendjahapur. Te ishin shqiptaret mendjehapur sot do ishim lule ne.

pse sdegjonje shqiptaret kur

pse sdegjonje shqiptaret kur mblidhen per te festuar kenge italiane greke etj e bejne greket kete gje me thuaj te lutem perdorimi i fjaleve te huaja e bejne gjithandej sidomos nga anglishtja eshte fenomen qe ndodh gjithandej sdo te thote asgje

o panajot barka dje harrova

o panajot barka

dje harrova të të shkruaj dhepër këtë fakt tjetër që ke prurë"Mediat në Shqipëri provuan se vet Ilia Kareli, dispononte në qeli telefon privat dhe komunikonte përditë me të afërmit, kishte akses në internet dhe zotëronte edhe “Facebook”."

harron or "profesor"se është e nddaluar mbajtja e një celulari në burg??harron or njeri se ky fakt nuk tregon mirtrajtimin e karrelit por korrupsionin në burgjet greke??harron or njeri se kjo vërteton se 60 mij eurot që pretendon kume se i ka dhënë gardianit mund të jenë më se të vërteta??sepse ai përveçse ka qënë një baba i mirë i dy fëmijve mund,me një probabilitet të madh,të ket qënë po aq i zoti dhe korrupsion!!

kështu o panajot barka,profesorllëkun mundohu ta përdorësh më mirë!!parashikoi dhe mos bë gafa të tilla,se bie vetë në çarkun që iu ke ngritur të tjerëve!!

Barka dhe dikush qe suporton

Barka dhe dikush qe suporton shkrimin e tij mundohen te anashkalojne shume gjera.

Te gjithe ne Evrope,por edhe me tej e njohin Greqine dhe shtypjen e eger te te drejtave me elementare humane te te hujve,emigrante apo jo.

Kjo gje dihet.

Shume e me shume organizma nderkombetare e kane kritikuar dhe vazhdojne ta kritikojne rende ne kete drejtim.

Ne rastin e shqiptareve ata kalojne cdo limit human.

Te gjithe kemi shembuj ,kur vetem fakti se ke nje emer shqiptar,te ben shume dyshues te cdo element zyrtar grek,ne kufi,aeroport e kudo.

Ky eshte racizem.

Kur ata mendojne se jane evropiane dhe te civilizuar,vetem te ben per te vjelle.

Ca palaco dhe perfitues si Barka me shoke,qe e kane mjele dhe mjelin interesat e tyre ,Greqise,duke pefituar ekonomikisht,bejne mire te analizojne me qetesisht dhe provojne se jane qytetare shqiptare me pare dhe jo grek servila.

Posi posi, kaq c'njerezor
Posi posi, kaq c'njerezor jane saqe mbajne edhe 800000 emigrante shqiptare.
Pse nga dashuria I mbajnë mor
Pse nga dashuria I mbajnë mor qerrata?! I mbajnë se u kryejnë punë dhe aty-këtu I vrasin. Pis pisi.
Pa shko e pyeti njehere se si

Pa shko e pyeti njehere se si ndihen ata. Mos fol kuturru.

Mbase ty nuk te vjen mire por

Mbase ty nuk te vjen mire por ne Shqiperi ne e duam Janullatosin.

Ku e shikon ti korrupsionin tend? Une smarr asnje lek nga Kisha, apo Janullatosi direkt. Une jam ne punen time...keshtu qe mos flit si e ema Zeqos ne maje te thanes.

o Panajot ti je Greku me i
o Panajot ti je Greku me i ndyre qe asfalia greke me ne krye Janullatos-in kane injektuar virusin antikombetare ne shqiperi. ai ne Tirane ( dhe mbare shqiperine ) ndersa ti ne gjirokaster dhe mbare jugun. por mua nuk me vjen keq pse ti mundohesh ta shfaqesh sado pak ate fryme filogreke njekohesisht antishqiptare por me vjen ndot pse ky plehra Mustafa Nano te lejon ty te shkruash ne kete gazete. Pttuuuu nje ballgam te madh peshtymash per te dy ju llumra
Jam Dritani. Jam.apo me mire

Jam Dritani.

Jam.apo me mire isha shqiptar.

Nuk jam me.

Gelltita diku nje lug corbe te prishur dhe nisa te vjell.

Experienca nuk me mungonte.

Sa shqiptare te tjere ne histori kane ndryshuar flamur dhe ndjenja?

Sa kane luftuar per Greqi dikur?

Me e bukura,ne qe kemi ndryshuar gjithshka,jemi me te zellshmit.

Ne i urrejme shqiptaret,i urrejme qe tu tregojme grekerve te vertete,se jemi si ata,bile me te mire,se kemi fshire gjithshka per tu bere si ata.

Fort sna duhan dhe gjithnje na i vene ne dukje,por me kalimin e kohes gjerat do te ndryshojne.

Sa me servila te jemi,aq me shume do na besojne dhe duan,keshtu thone ata qe e kane gelltitur lugen me pare.

Eh,Greqi,me bere njeri edhe pse te tjere me quajne te prishur.

Mund te jem qytetar i dores se dyte,apo te trete,e crendesi!Rendesi eshte te jem grek dhe ti ndihmoj ata.

Nuk kane bere ,apo bejne keshtu shume himariote?

Po ata perballe kufirit tone,qe kane krijuar "Agimin"?

Nje pjese ishin shqiptare,por jane me te zellshmit dhe une dua te jem nje si ata.

Si ka thene nje njeri i madh?Si?"Me te poshter dhe me te zellshem jane te prishurit,servilet,nderruesit e kombit!"

Po une jam grek origjinal tashme dhe nuk hyj te te prishurit,pacaka se.....

Nuk je i denje te besh debat.

Nuk je i denje te besh debat. Te kane mesuar keq. Me vjen keq qe ti shqiptarine jo vetem e ke kuptuar gabim por edhe e praktikon gabim.

Ah se harrova. Ishte nje kohe kur ne Greqi shqiptari vidhte dhe vriste shqiptarin per 5000 dhrahmi. Por sipas standartit tend ky nuk eshte problem. Bravo!!! Rruget te mbare ne injorance

Add new comment