Blushi dhe dëshira e tij për t’u bërë prift

Postuar në 06 Prill, 2014 03:13
Gjergj Meta

Libër  që duket i shkruar në më pak se një muaj, ose më mirë i mbledhur copa copa me artikuj publicistikë e i ngjitur gati përdhuni me fjali të ndërmjetme arnuese (justifikuese) si p.sh. në faqen 76 ku lidh një artikull të publikuar para një viti në Panorama (1 prill 2013) me aktualitetin e çështjes islamike të ndodhur në muajin e fundit, sidomos dërgimi i shqiptarëve në Siri, çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të KMSH dhe konflikti Gylen-Erdogan. Më shumë se sa një ese (sprovë) është një publicistikë e zgjeruar.

Një konstatim

Blushi ia nis me ujin,mbaron me një prift dhe me një pyetje të fundit (ose të fundme?): cilit profet do t’i binden shqiptarët?

Tre simbole thellësisht religjioze. Sa i përket ujit. Është cekët të thuash që Blushi frymëzohet nga skenarë filmash apokaliptikë. Uji është nënvetëdija e një istikti primordial. Për Freud-in është lindja, barku i nënës në të cilin ne jetojmë të zhytur në ujë. Në fakt kriza e ardhshme e Shqipërisë për Blushin ka të bëjë me ujin dhe me lindjen. Uji përmbyt, lindjet pakësohen. Por  a nuk lindim ne nga uji? Origjina që mbyt atë që ka krijuar. Në faqet e para të Biblës thuhet se Shpirti i Hyjit rrinte pezull përmbi ujërat. Këta të fundit janë sinonim i kaosit nga i cili Shpirti krijon rendin. Por nuk janë larg kësaj edhe shëmbëllimet mbytëse të Nënës Parti që lind bijë, një nënë e cila më pas i mbyti bijtë e vet. Ashtu uji nga i cili lindim bëhet shkak i mbytjes.

Por në fakt brenda Blushit gjendet dëshira për një fillim të ri, një nënë të re, një nënë që lind bijë, një realitet të ri. Kush mendon se Blushi është pesimist gabohet…ka një dëshirë të papërmbajtshme për një fillim të ri. Një fillim i ri i cili dështoi me ripëtëritjen proletare, por nga e cila Blushi nuk do të heqë dorë asesi. Ky fillim i ri ka nevojë për një profet. Po cili? Krishti apo Muhamedi? Jo! Blushi do një profet tjetër alternative e tyre. Ai për veten thotë se nuk është profet, por gënjen pa vetëdije. Ai dëshiron të jetë i tillë. Profeti është referimi ndaj të përtejmes. Blushi është thellësisht fetar, religjioz. Duke e refuzuar në një mënyrë gati të dhunshme religjionin, me notat e një njeriu kinse të moderuar, ai nuk shkëputet dot nga religjioni. Ia ka nisur me romanin e parë të tij “Të jetosh në ishull” dhe nuk do të ndalet. Religjioni brenda tij thërret e sa herë zgjohet ai e mbyt dhunshëm duke e akuzuar, duke i mveshur të gjitha të këqijat. Në fakt religjioni nuk e lë të qetë, sepse në të këtejmen Blushi nuk gjen (nuk ka gjetur) përgjigje shpresëdhënëse, ato i kërkon, në pavetëdijen e tij, në të përtejmen. Atraktiva që Fishta ushtron për Blushin për shembull kthehet në një sulm të vogël ndaj tij për të duke e quajtur antisemit. Mos të harrojmë se Puto e pat quajtur kolaboracionist. Është e njëjta gjë e thënë në terma të ndryshëm. Blushi sulmon atë çka ai do të jetë. Studimet thonë p.sh. se Nietzsche sulmoi Krishtin në pamundësinë për ta imituar.

Tre subjekte:  Europa, Kosova, pabarazia sociale.

Blushi në vend të Europës preferon Rusinë, Nënën Rusi (ja edhe një herë ujërat, nëna që gllabëron Ukrainën, Krimenë dhe i shtyn kufijtë Europës si klloçka që do të mbrojë zogjët e vet duke u bërë agresive). Antiamerikanizmi Blushian është refuzimi i atit pronar, një problem i pazgjidhur që zgjidhet duke u strehuar te nëna. Rusia është zgjidhja më e mirë ndërmjet Lindjes së papërcaktuar (aperion) dhe Perëndimit deri në detaj i përcaktuar (peiron). Rusia është diçka në mes.

Kosovën e duam dhe nuk e duam. Blushi nuk pozicionohet. Nëna Rusi në fakt nuk pozicionohet, ose vetëm nominalisht sa për t’i bërë qejfin Serbisë. Aneksimi i Krimesë duket se i ka vënë vulën kësaj gjëje…

Pabarazia sociale që nuk e zgjidhi dot komunizmi  tani zgjidhet në një një rrafsh tjetër. Këtu Blushi është koherent me trendy-n e të majtave Europiane. Dështimi i sistemit komunist me logjikën e tij morale të panegociueshme në tema si familja, divorci, homoseksualiteti, përdorimi i drogave, shfaqjet e huaja në përgjithësi, vazhdohet tani në liberalizimin e të gjitha caqeve morale. Në fakt të majtat europiane janë promovuesit me të mëdhenj të abortit, divorcit, përdorimit të drogave, martesave homoseksuale etj. Ja çfarë thotë Blushi: “Tregu mund të liberalizohet (i marjuanës) si pasojë e heqjes së kufizimeve morale dhe mjekësore që ka sot” (f 102). Kjo në fakt nuk është më një probabilitet (ndoshta akoma për Shqipërinë), por është një realitet programatik i të majtave europiane: heqja e kufizimeve morale.

Por ende Blushi mbetet thellësisht religjioz. Ai dëshiron të zëvendësojë një prift. Ja fjalët e fundit të librit: “Gjergj Fishta do të thoshte Surgite Mortu Çohi të dekun. Por ai ishte prift. Dhe priftërinjëve nuk u lejohet të parashikojnë” (f 141). Kurse Blushit po…! Surgite është fjala kyçe e krishtërimit, pa të cilin krishtërimi është i kotë: resurrectio, fillim i ri. Ndërmjet shpresës marksiste dhe asaj të krishterë gjendet Blushi i mbërthyer në kaosin e tij. Kaosi brenda Blushit dhe tekstit të tij ka vetëm një rrugëdalje. Nëse ai Shpirt që endet mbi ujëra lejohet të hyjë e të vendosë rendin.

Me pavetëdijen time i kam bërë publicitet librit të ri Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë”.

Marrë nga peregrinus.al

Comments

Submitted by Lek (not verified) on

Mire, i mesuam edhe nja dy fjale te tjera latinisht te pakten, se nuk besoj qe ndonjeri te kete kuptuar ndonje gje tjeter.

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

E vertete eshte, se 90% te lexuesve profane nuk e kuptojne shpjegimin religjoz-psikoanalitik qe i ben At Gjergji vepres se Blushit. Vetem se ky shpjegim eshte i njeanshem, sepse behet nga prespektiva vetem religjioze e At Gjergjit, kshuqe eshte i pranushem po te lexohet vetem me optiken fetare ndaj normave morale. Ndersa Blushi kete veper e ka shkruajtur per nje publik me te gjere se ai qe i referohet At Gjergji. Megjithate, eshte interesant dhe mjaft komplemtetar edhe analiza qe i ben At Gjergji kesaj vepre  "blasfemike" te nje publicisti simpantizant oriental-komunist, siç na nxirret ne pah z. Blushi.

Submitted by Lek (not verified) on

Megjithese profane e dime secili nga nje gjuhe te huaj dhe arrijme ta deshifrojme tekstin tuaj gjysme shqiptar dhe gjysme evropian, por mbetet gjithnje problemi i perkthimit te koncepteve qe mesa duket se as te pakten nuk jane kalkuar nga ndonje gjuhe e njohur! Se me falni per "profanitetin" por çfare do te thote, "shpjegim religjoz-psikoanalitik"? Se "shpjegim" e kuptojme, "religjoz" do te thote "fetar" dhe "psikoanalitik" eshte "metode klinike qe trajton semundjet psikopatologjike" e krijuar nga Frojd. Por te treja bashke nuk po i kuptoj!   Po fjala "komplemetetar" çfare eshte? Thone qe analfabetizmi nuk mbulohet me dy tre fjale frenge te hedhura andej-kendej!

Submitted by Bard (not verified) on

Argumenti eshte me defekt qysh ne gjeneze, ngaqe autori sjell ne debat nje metode analize qe as vete nuk e beson: Teoria psikanalitike konsiderohet nga Kisha Katolike si nje blasfemi dhe nje rrene e madhe, ngaqe ne thelb ajo pohon ekzistencen e dyfishesise ose shumefishesise se qenies(e ndergjegjshmja dhe e pandergjegjshmja), ngaqe ajo nenkupton qe njeriu ne thelb eshte i sunduar prej instinkteve irracionale e kafsherore, dhe per rrjedhoje aspak shembelltyre e Zotit(dhe kete doktrina e Krishtere nuk e gelltit dot). Nuk mund te therrasesh ne ndihme te pohimeve te tua, argumente qe as ti vete nuk i beson, perndryshe rrezikon te biesh ne batakun e hipokrizise.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une do te thosha: "Blushi dhe deshira e tij per te shitur dengla pa ndonje vlere, sepse denglat te bejne te dukesh i rendesishem"

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Gjergji ka grire sallate me oke. Si predikues feje kerkon te merret me recensurat e librave qe publikohen. Do te shtoja se me mire i shkon te bej publicitet per Kondoma e karroca femijesh se sa te merret me librat qe shkruan Blushi.

Submitted by Gjergj, na shpeto... (not verified) on

Gjergj Meta zbulon instinktin kudo ku orvaten ta fshehin.

Ai, megjithate e di se kurrkush prej tokesoreve, s'do arrinte dot t'i kqyrte te gjitha.

Me veshtire akoma: t'i thoshte te gjitha,

Secili ka thembren e tij te Akilit, Blushi duket se e ka edhe te trasheguar, nenthote Meta, duke

permendur Atin dhe Ideologjite respektive.

Meta si Gjergj eshte shfaqur, jo rralle, goxha i shpenguar prej detyres, por sa mire do bente ta citonte

Blushin prej po atij romani te cituar me siper: "Ai fshat kishte molle e dardha e fiq e rrush e plote te tjera,

por ai fshat kishte edhe myslimane..."

Atehere, ku tjeter ta kerkojme merakun per ferkime te mundshme religjioze, ne te ardhmen e parashikuar

prej profetit qe mund te rrezoj fare lehte Kadarene me "keshtjelle" te vetedorezuar prej mungeses se Ujit Biblik,

por jo edhe Fishten, priftin qe mori persiper ta paguante pavdekesine qysh ne gjallje...

Submitted by Anonim (not verified) on

mire blushi  do te behet prift sipas priftit,por duket se edhe prifti do ti zeje vendit blushit, pra te behet politikan!

Submitted by Bard (not verified) on

Meqe autori " pergojon" Niezschen(sepse nje analize psikanalitike per nje njeri mbi te cilin nuk mund te aplikosh tekniken e psikanalizes, per faktin e thjeshte se subjekti nuk eshte me gjalle), besoj se meriton nje replike me nje citim te Nietzsche qe me se shumti, tregon qe ai  nuk e perbuzte(ose siç thote Meta-tashme edhe psikanalist(!!), xhelozonte) Krishtin, por ata qe shtremberuan fjalen e tij dhe porosite e tij:

" I krishteri i fundit i vertete vdiq ne kryq".

Kaq sa i perket luftenxitesve ne emer te Zotit(Kisha Katolike eshte veç nje prej tyre). Pasazhi i mesiperm eshte sjelle ketu nga nje katolik per nga  prejardhja familjare, por qe me kishen katolike si institucion i promovimit te paqes e harmonise mes njerezve ndahet pikerisht prej historise se gjakosur te saj(Kryqezatat, Xhordano Bruno, nje pape e vinte nga familja Medici(!!) e te tjere e te tjere...)

Sa per kritiken e librit te Blushit, duhet vene re qe kjo kritike e Metes fillon me nje spekullim dhe jo veç per kete arsye, e ben ate tendencioze: "Libër  që duket i shkruar në më pak se një muaj"-thote Meta. Autori duket i pasigurte ndersa fut ne sentence fjalen "duket" , nje fjale as mish as peshk, as po as jo, tipike gazetareske, qe ne çdo rast te jep mundesine e terheqjes mbrapsht ne rast te ndonje kundrasulmi te paperballueshem. Po meqe ra fjala, ç'rendesi ka sa kohe ka harxhuar Blushi per ta shkruar ate liber, ne mos, perdorja e ketij fakti per ta denigruar ate qe pa hyre ende ne teme? Sepse me sa di une, nje kryeveper e William Faulkner, qe per nga bukuria e kompleksiteti ia kalon 100 mije vite drite ketij qe po diskutohet, eshte shkruar brenda dy javeve, nderkohe qe autori i tij punonte paralelisht 8 ore ne dite ne fabrike, duke i'u zotuar vetes qe ne krye te heres qe nuk do te ndryshonte ose korrigjonte as nje fjale te shkruar ne te; gjithçka do te mbetej siç kishte dale e paster prej ndergjegjes se autorit. Injoranca ose paragjykimi nuk eshte argument, do te thoshte Edi Rama(apo e ka thene dikush tjeter kete?).

Siç edhe eshte e pritshme, Meta nuk mund ta fshehe ne kritiken e tij njefare parapelqimi per status quo-ne( kete lloj parapelqimi kishin edhe kreret e Kishes Katolike gjermane, teksa bashkepunonin ose rrinin ne heshtje ne lidhje me krimet e Hitlerit para dhe gjate L2B). Lexuesi le te mbaje ane ne varesi te faktit nese eshte i punesuar apo i larguar nga puna me Rilindjen e Rames, ne lidhje me preferencat per status qou-ne apo nevojen e deshperuar per ndryshim( qofte edhe ne menyre revolucionare, nga e cila duket se i rrenqethet mishi Gjergj Metes).

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Submitted by gorezi.d (not verified) on

une do ti propozoj ketij GJergjit qe ta beje me shpesh ate "punen" se i ka vajtur (deleted) ne tru e nuk di se c`lexon e c`shkruan.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Ndërmjet shpresës marksiste dhe asaj të krishterë gjendet Blushi i mbërthyer në kaosin e tij."

nuk e kam lexuar librin e blushit,rrall lexoj dhe shkrimet e tij,por një gjë kuptova në pakuptushmërinë e shkrimit të gjergj metës!

KAOS,total.ka dash të thotë diçka që nuk e ka thënë!ndoshta ka thënë shumë për tu interepretuar!!ndoshta ka pasur shumë në mënd por aspak kohë!!

OSE ndoshta ka dalë jasht nga sfera e njohurive të tij!!i është futur detit në këmbë!!ndoshta shkrimet deri diku të mira që ka bërë e kanë vetlartësuar në nivelin e "gjnive" të politikës shqiptare që na mbollën dhe qiellin me borronica dhe duan të na fusin shahun si lëndë bazë në shkolla për të shpëtuar shqipërinë nga shkatërrimi që po e çojnë!!

një këshillë do ti jepja gjergjit,të shkruajë më thejshtë dhe sa të jetë e mundur më afër njohurive të tij!!bile atyre njohurive që ai i zotëron më në themel,jo të përgjithshme!

Submitted by arnaut (not verified) on

"Te jetosh ne ishull" eshte nje veper thellesisht islamofobe e Blushit, e denuar nga te gjithe besimtaret muslimane, shoqatat muslimane, e madje dhe KMSH qe mezi leviz. Cudi qe ky fakt lihet gjithmone ne heshtje.

Submitted by CESHTJA E STERG... (not verified) on

EFENDEM ARNAUT DHE KOMENTUES TE TJERE

cdo fe ne shqiperi e ka nje kategori njerezish ndoshta pak ose ndoshta shume(te treja fete) qe i kompromenton fobine alias do te thote qe shkakton urrejtjen.pavaresisht se shumica i shmanget akuzes ndaj fese per bemat e njerezve qe i perkasin po kesaj feje pra akuzojne fene ne vend qe te akuzojne njeriun qe ben kete te keqe apo jo problemi i fobise eshte i akumuluar dhe pas vitit 1990 eshte perforcuar aq shume sa me siguri qe pritet te japi efekte te kunderta me efektin e kerkuar.

blushi dipllomen e ka si mesues gjuhe letersie,po blushi gjithashtu merret me politike pra blushi do te thoje dicka.kjo dicka duhet kuptuar mire nga te gjithe ata qe lexojne e degjojne blushin.nuk mund te nxiret nje perfundim se ai eshte islamofob kur ai mbeshtetet ne realitetin shqiptar kur shkruan librin dhe ne se kjo eshte e vertete qe ai shkruan pa e deformuar aspak realitetin kjo mbetet akuza juaj per blushin.blushi eshte islamofob neqoftese shpif nqs intrigon genjen dhe akuzon pa baza.juve duhet te shkruani e thoni provat tuaja

si shumice religjioze ju myslimanet jeni pergjegjes per fatet e shqiperise e shqiptareve.si shumice qeverisese ju duhet te mbani parasysh mire se shqiperia eshte shtet me tre fe dhe se pervec pakicave kombetare(minoriteteve) ju nuk duhet ti trajtoni fete e tjera si armike.

te trajtuarit e feve (njerezve qe i perkasin atyre) si armike eshte revanshizem religjioz qe padyshim shkakton islamofobi.

por faktet tregojne se e perseris ju nuk jeni aq ne rregull as me mesimet E MUHAMETIT.ju vertet shkoni ne xhami por xhamia ju nuk ju meson te silleni ndyshe ne ambientet jashte xhamise.edhe ajo kategori njerezish qe nuk shkojne ne xhami bejne plot arrakatlleqe me njerezit jo vetem te feve te tjera por ju keni probleme edhe brenda fese suaj probleme te cilat nuk ja u hapin te tjeret por i krijoni vete per aresye nga me te ndryshmet ku spikatin ato ekonomike sociale e politike.prandaj blushi duhet pare ne nje kendveshtrim tjeter qe jemi ne kete pike dhe SUPOZON se do te shkohet keshtu sic jemi NE KETE PIKE.cila eshte kjo pika e fundit ku do te mbrijme?

kjo eshte detyra e gjithe secilit ta gjeje vete.une kam patur nje rast te stergjatur me shume nenraste te provoj se ne te vertete kush e ndryshon mendjen e njeriut ne pergjithesi e te muslimaneve ne vecanti.E NDRYSHON EKONOMIA DHE POLITIKA dhe ketij ndryshimi i paraprin feja.nuk e prisja qe nga njerez te cileve u kisha sherbyer te prisja nje agresion te karakterit musliman te paresyeshem qe duke qene fajtore 100% vete per cdo gje per te cilat me trazonin zgjodhen rrugen e denigrimit e te akuzave verbale ne publik duke qene te lyer me mut koke e kembe duart me gjak dhe te zhytur ne krime te pandeshkuar.keshtu nga kjo kategori kane edhe fete e tjera.por ju nuk keni per te ndryshuar se shumica juaj i perkasin implikimeve serioze sociale politike dhe ekonomike.nuk keni per te ndryshuar se ju nuk rregulloni dot ndryshe faktorin ekonomik qe ka filluar te behet vendimtar ne jete i cili do te percaktoje perfundimisht edhe faktoret politike.

eshte njeri nga komentuset qe i eshte afruar mire qellimit pse eshte shkruar libri.

shqiptaret te mirat e te keqijat duhet ti ndajne me njeri tjetrin jo tja fusin njeritjetrit duke e trajtuar si armik.

gjithashtu PERHAPE ISLAMIN ME DHUNE dhe predikimi per paqe ne xhami jane dy realitete qe kundershtojne njeri-tjetrin me te cilat ju gjithnje keni dale zbuluar.

PO AI QE VODHI LOPEN NUK KISH FAJ FARE?????????????????????

Submitted by kuku (not verified) on

mos do zotrote te ndalojme fene... e beme nje here, dhe prodhuam nje kamp perqendrimi nga i cili akoma s'kemi dale... keto pallavra me fene qe genjen fshataret dhe punetoret e gjore shko e kendoji tek varri i merhumit, se gjetke ne shqiperi nuk bejne me pune...

Submitted by nuk ta mbyll di... (not verified) on

te shkosh ne xhami mor zoti ruru RURU pse mos te shkosh brez pas brezi te shkosh

por te dalesh nga xhamia i carmatosur nga trute dhe nga duart.me keto te dyja ju keni realizuar mjaft ne jete duke i rrembyer tjetri cdo gje.

do te duhet shume kohe apo pak kohe qe besimtaret e cdo feje te jene totalisht te carmatosur kjo nuk varet as nga une qe dhashe nje mendim as nga blushi por  mos harro nje dite do te vije qe te shkosh vetem ne xhami apo qishe si besimtar e jo si perfitimtar.dhe te pakten ne shqiperi kete do ta vendosi DINASTIA qe ty besoj se te shumezon me nje zero me bisht.

TI ZOTNI PASKE NEVOJE PER XHAMI E MYFTINI spaske nevoje per besim tek zoti te cilin mund ta ushtrosh edhe pa xhami e myftini po te jesh njeriu i zotit.

te thuash kujdes nuk do te thote te heqesh te drejten e besimit per te cilen ti paske nevoje.nuk ta mbyll njeri xhamine por jam i bindur se do te zhgenjehesh perseri edhe prej xhamise qe nuk ta heq njeri sepse tek biblioteka e myftinise mund te gjesh te perkthyera ne arabaisht turqisht e muhalebisht gjithe veprat e klasikeve qe ne te vertete te hoqen ty xhamine e nuk eshte cudi ta heqin perseri ate ty pa te pyetur ty.

shko meso ndonje gje per tabelen e mendelejevit se do te bej shume mire se te ka marre mendjen parazitizmi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.