“Plaku Xhuxhumaku” komenton shkrimin e Hashorvës

Lexuesi “Plaku Xhuxhumaku” ka komentuar shkrimin e Hashorvës me titullin “Shah”. Komenti, me përjashtim të ndonjë aluzioni të kotë e të pasaktë (siç është ai ku thuhet se Hashorva nxjerr bukën e gojës me shkrimet që bën; me sa dimë ne, Hashorva shkruan për qejf të vet), është interesant. Po e publikojmë siç është:
“Sejcili prej nesh po te pyetet mund te kete mendimet e tij personale lidhur me shkollen e se cileve lende u duhet dhene perparesi, sikurse edhe autori Hashorva. Ndryshimi eshte qe Hashorva, meqe nxjerr buken duke shkruar, ka privilegjin t'i shprehe publikisht keto mendime apo ide, ne lidhje me nje fushe qe mund te mos jete kompetent ne nivelin e duhur profesional.
Se pari, futja e edukates morale dhe qytetare ne shkolle si lende mesimore ne asnje menyre nuk garanton qe nxenesit pasi te kene kryer detyrat perkatese ne keto lende do te persosen moralisht e qytetarisht. Po te ishte keshtu, te gjithe ata qe kane kryer shkollen kur keto lende lulezonin neper shkollat do te ishin sot pa cene morale. Nuk besoj se kjo eshte e vertete, madje mund te thuash pa frike se shume nga ata jane horrat me te persosur qe vijne verdalle ne sallonet e politikes e te biznesit (mender) shqiptar.
Eshte fakt qe edukimin moral dhe qytetar NUK E BEN SHKOLLA. Vendi i pare ku edukimi moral e qytetar inicjohet eshte familja e me pas shoqeria si e tere. Ne kete kuptim mungesat qe mund te ndjeje njeriu ne kete fushe me vone nuk duhet t'i faturohen shkolles, por mamit e babit, e pastaj edhe dyqanxhinjve te lagjes e te tjereve perqark.
Nje tjeter element calaman i ketij shkrimi per mendimin tim PERSONAL eshte edhe dhenia e perparesise se edukimit muzikor e artistik ne pergjithesi. Cfare kujton autori se ne Korene e Jugut nxenesve u mesojne rregullat e miresjelljes ne restorant, apo si te kuptojne pikturat e Pikassos dhe muziken e Stravinskit? Jo or jo, u mesojne matematike, fizike, kimi, elektronike, programim kompjuterash etj kesisoji dhe po u teproi kohe, ose vete nxenesit sipas prirjeve dhe deshirave perfshihen ne kurrikula opsionale per formimin e pergjithshem kulturor.
Une e kuptoj qe inati me shahun e ka shtyre autorin te lundroje neper ujra qe nuk i njeh, por edhe shahu mund te jete ndonje nga ato kurrikulat opsionale, te cilat nxenesit i zgjedhin me deshire nese u pelqen te zbaviten duke luajtur shah (qe eshte me mire se ta kalojne kohen mbeshtetur pas ndonje muri, a duke shtypur butonat e ndonje automati bixhozi). Meqe ra fjala, jo cdo loje tavoline, meqe autorit nuk i ka pelqyer ta luaje, eshte bjerrje e kohes. Sipas natyrave, njerezit kane nevoje edhe te zbaviten dhe jo vetem te bejne zborr duke nxjerre djerse me vrapim neper kodra, ose sporte te tjera, qe i pelqejne autorit tone.”
Comments
Para se gjithash flm
<p>Para se gjithash flm ResPublica per vecimin e komentit. Se dyti per sqarim, shprehjen "nxjerr buken e gojes" e kam perdorur ne kuptimin figurativ si me thene "e ka profesion", dhe jo ne kuptimin literal. Ndjese per keqkuptimin.</p>
Add new comment