Shah

Postuar në 26 Mars, 2014 07:23
Ilir Hashorva

Këtu e afro 60 vjet të shkuara, profesori i matematikës Hajro Babameto, një person që ka ndikuar shumë tek unë e me të cilin jetonim në një shtëpi, më tregoi këtë ndodhi: Në Persinë e lashtë, një person krijoi një lojë për Shahun dhe shkoi e ia tregoi. Pasi e pa mirë e mirë, Shahu e pëlqeu dhe e pyeti krijuesin e lojës se ç’donte në shkëmbim të saj. Ai i tha: nuk dua ndonjë gjë të madhe, Shah, dua vetëm që në katrorin e parë të lojës të vësh 1 kokërr gruri, në të dytën 2, në të tretën 4, në të pestën 8 e kështu me radhë deri në të gjashtëdhjetë e katërtën dhe këto kokrra gruri të m’i japësh mua. Shpejt, Shahu çoi një nga shërbyesit e tij të merrte disa thasë grurë në hambarin e vendit dhe filloi të mbushte katrorët me to, ashtu siç donte krijuesi i lojës. Me ato thasë u mbushën vetëm disa kuti të fillimit dhe, për të tjerat nuk do të mjaftonte as prodhimi i të gjithë Persisë së asaj kohe, as prodhimi i të gjithë botës së asaj kohe, as prodhimi i të gjithë botës së sotme dhe as prodhimi i të gjithë botës që nga ajo kohë e deri sot. Ky tregim më ngjalli njëfarë kureshtje për atë lojë, megjithatë, nuk luajta kurrë shah dhe nuk kam luajtur as lojëra të tjera që zhvillohen në tavolinë: as me letra, as domino, as nëntsh, as tresh, as tavëll dhe më duket se nuk kam humbur ndonjë gjë të madhe. Deri tashti nuk e kam ndier veten kurrë ngushtë se nuk kam luajtur dhe nuk luaj shah. Thonë se shahu të zhvillon inteligjencën, por edhe matematika ta zhvillon dhe ta zhvillon shumë më mirë se shahu. Zgjidhja e një problemi matematik, të vë në lëvizje jo vetëm inteligjencën, por edhe kulturën matematike që është një disiplinë praktike shumë e nevojshme. Thonë se shahu është sport. Unë nuk e besoj, por, edhe në qoftë se është, për mua është shumë më shumë sport vrapi, noti, apo veprime të tjera që përmbajnë lëvizjen.

Pas ardhjes në Tiranë të shahistit kampion bote Gari Kasparov, shahist me baba hebre rus dhe me nënë armene, i lindur në Baku, në Azerbajxhan, me shtetësi ruse, i cili u prit me nderime nga zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë edhe Kryeministrin, Edi Rama, aty për aty u vendos që loja e shahut të vihet në programet e shkollave, si fillim në dhjetë prej tyre dhe më pas, ndofta edhe në të tjera. Nuk besoj se kampioni ynë botëror i peshëngritjes, Ymer Pampuri, po të kishte mundësi të shkonte në  Rusi, do të pritej nga Putini dhe aq më pak nuk besoj se Putini do të vinte në programet shkollore ruse edhe disiplinën e peshëngritjes për nder të Ymer Pampurit!

Sa më shumë disiplina të studiojë njeriu aq më mirë është, por koha është e kufizuar dhe njeriu nuk mund t’i studioj të gjitha, prandaj ai vendos përparësitë, ai fillon me më të rëndësishmen e më të përgjithshmen, vazhdon me të tjerat, arrin tek ajo që është më pak e rëndësishme dhe aty ndalet. Që kanë nevojë programet mësimore të shkollave të vendosin përparësitë, nuk ka as një dyshim, por cilat janë përparësitë, përse ka nevojë më shumë nxënësi shqiptar i sotëm i cili nesër do të marrë përgjegjësi qytetare, edukative, shtetërore, shkencore, artistike, fetare, ushtarake, policore etj?

Po të ishte se do të vendosja unë, si përparësi të përparësive do të vendosja edukatën morale. Në këtë fushë, shqiptari paraqet dobësitë më të mëdha, megjithëse edhe popujt e tjerë nuk janë shumë më lartë. Edukata morale ka qenë një lëndë që dikur jepej nëpër shkollat tona dhe mendoj se duhet rivënë. Në qoftë se do të analizojmë të këqijat që hasim përditë sot, të gjitha e kanë bazën te mungesa e moralit. Pas edukatës morale, do të vendosja edukatën qytetare. Të dyja këto, edhe edukata morale edhe ajo qytetare, synojnë të krijojnë një njeri që të jetojë në harmoni me veten, me familjen, me shoqërinë, me mjedisin. Një njeri pa moral, një njeri pa edukatë qytetare, pa edukatë humane, një njeri pa karakter, sado i zoti të jetë në një fushë të caktuar, nuk vlen, ai madje mund të jetë edhe i dëmshëm. Shqiptari nuk ka vuajtur kurrë nga mungesa e inteligjencës, ai ka vuajtur nga keqpërdorimi i inteligjencës. Ajnshtajni thotë: “Cilësitë morale të personaliteteve të shquara janë shumë më të rëndësishme, sesa arritjet e tyre intelektuale. Madje edhe arritjet intelektuale janë të varura më shumë nga ç’mendohet nga karakteri i  personit”.

Pas këtyre, do të vendosja në shkolla edukatën gjuhësore me të cilën njeriu duhet të mësojë të shkruajë bukur dhe kuptueshëm, duhet të mësojë se si të hedhë mendimet e tij, të çfarëdo natyre qofshin, në letër dhe tjetri që i lexon t’i kuptojë.

Pas këtyre, do të vendosja edukatën mjekësore. Më duket krejt pa kuptim që nxënësi të mësojë të analizojë këtë apo atë personazh të këtij apo atij shkrimtari, të këtij apo atij romani dhe të mos dijë se si i funksionon trupi i tij, të mos dijë se si mund t’i japë ndihmën e parë një tjetri të prekur nga një sëmundje apo një aksident. Njeriu kupton se sa pak di dhe se sa shumë ka nevojë të dijë për trupin dhe për shëndetin e tij, kur e zë një fatkeqësi shëndetësore.

Pas këtyre, do të vendosja edukatën artistike dhe atë fizike. Në edukatën artistike do të përfshija në të njëjtën shkallë rëndësie letërsinë, muzikën dhe artin pamor. Nuk e kam ndierë kurrë veten keq se nuk kam ditur të luaj shah dhe as se nuk kam ditur personazhet e këtij apo atij romani, por e ndjej gjithnjë veten keq, sepse nuk di të përdor asnjë instrument muzikor, se nuk di të kërcej siç duhet, se kur shkoj në një muze arti, kuptoj fare pak piktura, skulptura, arkitektura etj. Të them të drejtën, letërsisë nuk do t’i jepja më shumë rëndësi se arteve të tjera. Edhe sikur të mos kisha bërë asnjë orë letërsi në shkollë, disa libra artistikë do t’i kisha lexuar dhe besoj se do t’i kisha kuptuar po aq, saç i kuptoj dhe tashti që kam bërë aq shumë orë letërsie. Edukata fizike, mendoj se ka po aq rëndësi sa dhe edukata mjekësore.

Pas këtyre, do të vendosja edukatën shkencore ku do të kishin vend matematika, fizika, kimia, biologji e të tjera si këto. Natyrisht, po atë vend që kanë pasur, duhet të kenë edhe historia dhe gjeografia. Këtu nxënësi duhet të mësojë për atdheun e tij dhe për botën. Ajnshtajni udhëzonte që historia në shkollë të mos mësohej më si kronologji luftërash dhe kështu të nxisë idealin e forcës dhe të suksesit ushtarak, por të mësohet si histori e zhvillimit të qytetërimit, si histori e zhvillimit të njeriut, si histori e kalimit të natyrës së njeriut nga ajo stadit grabitqar e dhunues në atë të stadit altruist e shërbyes. Në mësimin e gjeografisë karakteristikat e popujve të ndryshëm duhen të trajtuar me dashamirësi. Gandi thoshte se në qoftë se duhet t’i mësojmë botës paqen e vërtetë, duhet të fillojmë me fëmijët.

Këto janë mendime krejtësisht personale, nisur nga përvoja e jetës. Kam parë njerëz me shkolla më të pakta se të mijat, që janë kulturalisht, moralisht e qytetarisht shumë të kompletuar e që të bëjnë ta ndiesh veten ngushtë në prani të tyre.

Që ka nevojë për ndryshime në programet mësimore, sigurisht që ka, por ato ndryshime duhen bërë të studiuara e të diskutuara nga persona vërtet kompetentë në fushën e arsimit dhe edukimit dhe jo nga politikanë dokudo dhe kurrsesi nga impulse të çastit. Nuk mund të vendosësh të vësh gjuhën kineze në programet shkollore, sepse erdhi një kinez me rëndësi në Shqipëri. Nuk mund të vendosësh të vësh lojën e shahut në programet shkollore, sepse erdhi kampioni i botës në shah në Shqipëri, për ndryshe do të arrinim deri aty sa që, siç thotë komentuesi Syrja Qarri  në gazetën “Panorama”: “Kur të vijë Robin Hudi apo Vilhelm Teli për vizitë, do të vëmë në shkollat tona gjuajtjen me hark”.

E keqja e gjithë kësaj pune nuk është se po vëmë në programet shkollore një lëndë të diskutueshme për nga rëndësia dhe lëmë pas dore një lëndë tjetër, në dukje, më të rëndësishme se ajo, por sepse duket se nuk kemi asnjë strategji se si do të zhvillohet arsimi dhe shkolla jonë në të ardhmen. Dhe, shkolla, ta dimë mirë këtë, është institucioni më i rëndësishëm i një kombi. Shkolla është mjeti më i fuqishëm si për formimin e dijeve, ashtu dhe për formimin e karakterit të njerëzve. Presidenti Obama, në fjalimin e tij për Gjendjen e Vendit, në janar të vitit 2011, për të vënë në dukje rëndësinë e arsimit, mori si shembull një vend aziatik, një vend që po bën mrekullia, Korenë e Jugut, në të cilin arsimtarët quhen “ndërtues të vendit”.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sejcili prej nesh po te pyetet mund te kete mendimet e tij personale lidhur me shkollen e se cileve lende u duhet dhene perparesi, sikurse edhe autori Hashorva. Ndryshimi eshte qe Hashorva, meqe nxjerr buken duke shkruar, ka privilegjin t'i shprehe publikisht keto mendime apo ide, ne lidhje me nje fushe qe mund te mos jete kompetent ne nivelin e duhur profesional.

Se pari, futja e edukates morale dhe qytetare ne shkolle si lende mesimore ne asnje menyre nuk garanton qe nxenesit pasi te kene kryer detyrat perkatese ne keto lende do te persosen moralisht e qytetarisht. Po te ishte keshtu, te gjithe ata qe kane kryer shkollen kur keto lende lulezonin neper shkollat do te ishin sot pa cene morale. Nuk besoj se kjo eshte e vertete, madje mund te thuash pa frike se shume nga ata jane horrat me te persosur qe vijne verdalle ne sallonet e politikes e te biznesit (mender) shqiptar.

Eshte fakt qe edukimin moral dhe qytetar NUK E BEN SHKOLLA. Vendi i pare ku edukimi moral e qytetar inicjohet eshte familja e me pas shoqeria si e tere. Ne kete kuptim mungesat qe mund te ndjeje njeriu ne kete fushe me vone nuk duhet t'i faturohen shkolles, por mamit e babit, e pastaj edhe dyqanxhinjve te lagjes e te tjereve perqark.

Nje tjeter element calaman i ketij shkrimi per mendimin tim PERSONAL eshte edhe dhenia e perparesise se edukimit muzikor e artistik ne pergjithesi. Cfare kujton autori se ne Korene e Jugut nxenesve u mesojne rregullat e miresjelljes ne restorant, apo si te kuptojne pikturat e Pikassos dhe muziken e Stravinskit? Jo or jo, u mesojne matematike, fizike, kimi, elektronike, programim kompjuterash etj kesisoji dhe po u teproi kohe, ose vete nxenesit sipas prirjeve dhe deshirave perfshihen ne kurrikula opsionale per formimin e pergjithshem kulturor.

Une e kuptoj qe inati me shahun e ka shtyre autorin te lundroje neper ujra qe nuk i njeh, por edhe shahu mund te jete ndonje nga ato kurrikulat opsionale, te cilat nxenesit i zgjedhin me deshire nese u pelqen te zbaviten duke luajtur shah (qe eshte me mire se ta kalojne kohen mbeshtetur pas ndonje muri, a duke shtypur butonat e ndonje automati bixhozi). Meqe ra fjala, jo cdo loje tavoline, meqe autorit nuk i ka pelqyer ta luaje, eshte bjerrje e kohes. Sipas natyrave, njerezit kane nevoje edhe te zbaviten dhe jo vetem te bejne zborr duke nxjerre djerse me vrapim neper kodra, ose sporte te tjera, qe i pelqejne autorit tone.

Submitted by GioGio (not verified) on

Shkrim teper i sakte , i qarte dhe largpames ne dobi te se ardhmes se vendit. Nuk ka vend per komente ne kete shkrim .
Pershendetje dhe respekte, me urimin ta lexojne me mendje te hapur kush ka ne dore vendim marrjen.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Shkrim i pasakte, i paqarte dhe largpames vetem ne forme demagogjike (pra pa ide zbatuese) aq sa nuk i rezistova dot tundimit per te komentuar dhe ne 95% te rasteve i rezistoj.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Vete fakti qe nuk di te luash shah thote shume per kulturen e cunguar qe ke.  Edhe logjika e shkrimit e gjitha e cunguar eshte me konkluzione te nxjerra nga mungesa e informacionit.  Ah po, ke thene edhe dicka me vend qe  "shkolla, ta dimë mirë këtë, është institucioni më i rëndësishëm i një kombi".  Kemi gjithe jeten qe e degjojme por fatkeqesisht ata qe e kane thene me shpesh jane masakruesit e sistemit arsimor qe kemi sot, ose ata qe e thone sa me pas ndergjegjen e qete.

Po i bie sa me shkurt me disa informacione qe te mungojne:

- Krahasimi i Ymer Pampurit me Kasparovin eshte dicka totalisht non-sense.  Ymer Pampurin nuk e ka respektuar kurre asnjehere publiku shqiptar (shume mosmirenjohes ne kete rast) ne 40 vitet e fundit e jo me shteti shqiptar, absurde te kerkosh respekt jashte Shqiperise. Pastaj po me logjiken tende mqs Klodiana Shalen nuk e perfill kurkush jashte Shqiperise, Kryeministri yne duhet te refuzoje cdo sportist te madh qe viziton Shqiperine?!?!

- Kasparovi nuk eshte thjesht ish-kampion bote ne shah. Te tille ka me dhjetra qe nuk i perfill asnje. Kasparovi eshte vete simboli i shahut (Pele, Maradona dhe Mesi se bashku ne shah), ishte simbol i luftes se ftohte dhe sot i anti-autoritarizimit Putinian, eshte simboli i betejes se pare njeri-makine te humbur nga njeriu. Eshte nje aktivist energjik i mbrojtjes se vlerave me te mira njerezore.  Eshte vlere per Kryeministrin e  Shqiperise te takohet me figure te tille.

- Ca nga ato qe ti thua s'behen ne shkolle, ne fakt behen. Ato qe mungojne duhen shtuar, por nuk i pengon fare shahu qe te shtohen.

- Eshte thjesht nje eksperiment ne nje grup shume te vogel dhe perpara se ti hidhemi ne fyt shikojeni se cfare frytesh do nxjerri. Eshte eksperiment qe po behet ne shume vende te botes dhe qe ka gjetur pozitivitet ne publik.

Submitted by anticensurë (not verified) on

mos ma merr për keq që në vënd të "Anti-indiferenti"të të quaj "Kokrra-injorantit",

harshova e prek fare pak, ndoshta pa qëllim,gafën më të madhe të ramës!!

gafë e ngulitutr në kokën e drejtuesve të shtetit shqiptar!jo të sotmit por të gjithë atyre që kanë qënë deri tashti!!ka mundësi të përjashtohet ismail vlora!!

edi rama ulet në tavolinë me një njeri të madh në fushën e tij,një njeri që për shkak të emrit si shahist ka bërë dhe emër si kundërshtar i autoritarizmit putinian(ka plot të tjerë që bëjnë shumë e më shumë se kasparovi,por askush si njeh,sjanë "markë/firmato") dhe vendos ashtu në moment se shahu duhet futur si mësim në shkolla!?!?!?

vendos sikur të ishte në shtëpi të vet,i vetëm pa familje,dhe ndërron vëndin e një mobilieje,karrikeje a çfar i do qefi!vendos sikur ai të ishte specialist,profesionist në fushën e arsimit!e vendos që duhet futur shpejt e shpejt në 10 shkolla e më pas në të gjith shqipërinë??

mor zotëri nuk na kanë shkatërruar këta "gjenitë"që na kanë drejtuar në këtë mënyrë??mir në kohën e zogutishim 95%analfabet dhe të dalë nga pushtimi,pa rregull e pa ligj!çfardo që të vendoste i pari ja vlente,vetëm për shkak të mungesës totale të gjithçkaje!me ardhjen e enverit po ashtu,një vënd i shkatërruar nga lufta me një analfabetizëm maksimal kështu që çfardo që të vendoste enveri do të ishte e mirë,por kjo ndryshoi kur shoqëria shqiptare u arsimua,kur patëm universitet e akademi!!për pasojë nuk ishte më enveri më i mënçuri,nuk mundte më enveri ti dinte të gjitha!vetëm për një arsye të vogël!!të gjitha ishin shumë për një njeri!!prandaj u krijuan grupe pune,u grumbulluan profesionistë të fushave të caktuara studiuan mundësitë,eksperimentuan dhe shpesh dështuan,por në ato raste që patën sukses shkuan përpara!!me gjith këtë ndërhyrja e politikanëve të trashë në shumicën e rasteve na çoi në dështimin e sistemit!

sot kemi një rritje marramëndëse të informacionit për pasojë dhe të dijes!dije që nuk mund të përqëndrohet në mëndjen e një njeriu!kjo ka bërë që njerzit të mësojnë gjithnjë e më shumë degë gjithnjë e më të specifikuara të dijes!kjo shtron nevojën që për të vendosur për një problem duhen grumbulluar profesionistë të degëve të caktuar të një fushe,këta duhet të studiojnë mundësitë,të eksperimentojnë e në rast suksesi,ta vënë në zbatim!!

edi rama nuk shquhet për ndonjë zgjuarsi të veçantë ndonjë gjenialitet,por mbi të gjitha nuk ka asnjë të drejtë të vendosë sikur është në çiflikun e tij!!

harshova ngrë në mënyrë të përgjithshme nevojat që ka njeriu shqiptar për tu arsimuar!ngrë ato më themeloret!mund të shtohen të tjera,ai e lë të hapur këtë variant!nuk i vë vulën si rama!ndoshta ngaqë ska pushtet!

tashti të këthehemi tek "vetitë kuruse të shahut",të bën këtë e atë e të zhvillon këtë e atë?!

a me të vërtetë e keni??apo të mbështesim dashin e kopesë në çdo mënyrë??

mor lali,harshova thotë që nuk ka luajtur shah dhe nuk u turpëroka!?unë kam luajtur,e kam mësuar që fëmij,por nuk mburrem aspak!të garantoj se nuk më ka ndihmuar aspak në jetë!kam shok të tjerë që janë jashtëzakonisht të fuqishëm në shah,por nuk parashikojnë as një të dhjetën e atyre që arri të parashikoj unë në jetën e përditëshme!!në shah të bëjnë telef!në jetë janë njerëz normal!

mor lali akoma nuk e ke vënë re se sa më të fortë janë shahistët aq më shumë autik janë??

njeriu ka tre gjëra bazë në trurin e tij!!

instinktin

talentin

intuicionin

dy të parat janë të lindura e treta fitohet në jetë!!sa më shumë bagazh kulturor të kesh aq më të zhvilluar e ke intuicionin!!shahu mund të ndihmojë si pjesë e bagazhit kulturor,por jo më shumë se peshkimi,se vallzimi,se muzika,sporti etje etje!!

si e thotë dhe harshova ne kemi nevojë të menjëhershme për shumë gjëra të tjera dhe jo për eksperimente shahu!!ne kemi nevojë që të detyrojmë nxënësit të mësojnë!!jo ti kalojmë nga klasa e parë deri në kristal pa mësuar asgjë!!kemi nevojë për një ristudim të nivelit që ka sot arsimi shqiptar!pas këtij studimi të vendosen masat për ringjalljen e tij!!

kjo duhet ë jetë direktivë e qeverisë,por punën dhe mendimet nuk duhet ti japë ajo!!duhet të vendosin profesionistët se çduhet bërë,si duhet shërua,ringritur sistemi arsimor!!

detyra e vetme e politikanëve është vazhdimsia e punës,veprimit!!

vetëm këtë mund  të bëjë edi rama dhe jo të na dalë si ai psikopati para tij që na mbolli detin me bajame e lajthia,se tokën e mbushi me ullinj e borronica!si ai i çmëndur që po të kish ndenjur dhe pak do na kish mbjellë qiellin me thona t'tharta!!

si ta thash edhe në fillim mos e merr për keq kokrrën e injorantit!!por si ke shkruar dhe mënyrën se si mbron një fodullëk,hajvanëri të zakonshme të ramës,nuk mund të jesh më pak se injorant!!

pyete njëherë atë dashin tënd të kopesë se se çfar mendon për atë tipin,që po qe se dikush pushton këtë shqipëri pa ushtri,që ka hedhur kandidaturën për ministër kuisling!?

Submitted by Dardan (not verified) on

Me pelqen jashte mase ky artikull me idete e tij te thjeshta dhe shume te dobishme per shkollen shqiptare. Mendoj se shkolla duhet te jape nje edukate dhe kulture te gjithanshme per nxenesit shqiptare. Natyrisht qe formimi nuk mbaron ne shkolle  por shkolla me doemos duhet te tregoje me etiketa dhe me nje shume te thjeshte njohurish te cilat i japin mundesi nxenesit qe te perdore ate fantazi qe ka formuar ne jete dhe ato predispozicione qe kane lindur me te per ato fusha ku ai sheh se mund te ece.   Vertet njeriut nuk mund ti dale gjithe jeta per tu perfeksionuar ne ate numer te pafund degesh, fushash, disiplinash e nendisiplina shkencore, sportive, kulturore por mendoj se shkolla duhet tu jape te gjithe celsat egzistues nexenesve te vet per te hapur dyert e cdo fushe. .... Eshte e kuptueshme se jo te gjithe kane forcen e rrotullimit te celesit, por edhe kur e hap deren jo te gjithe ata qe e hapin kane fuqi e mundesi tu shkojne ne fund gjerave.

Mendoj se ka shume te drejte zotni Harshova kur flet per lidhur me ceshtjen e futjes se shahut si lende ne programet shkollore.   Jo vetem shahu qe duhet te njihet neper shkolla, per edhe nje game e pafundme  disiplinash dhe fushash.  Nuk ka asnje arsye pervec se frike e pajustifikuar qe te mos merret eksperienca e shkolles socialiste ne drejtim te atyre qindra rretheve dhe aktiviteteve , sporitve, teatrale shahistike, krosesh etj etj etj. Te tilla aktivitete apo "rrethe shkollore" i ka dhe bota dhe kete e shohim shume mire kur vemi ne shkollat perndimore dhe shohim organizimin e tyre lidhur me aktivitetet dhe rregullat. (per kuriozitet, them qe femijet e mij per arsye te shkeljes se rregullave kane bere edhe shpesh here burg 1 deri ne 2 ore, [detentiion.... dhe spjegimi me fjalen burg s'eshte fort i sakte por po e le me kaq] Pra, nuk ka nevoje te futen si lende ne shkolle sic thote zotni Harshova,  por vetem se goditjet  ne emer te shkaterrimit te komunizmit ndaj shkolles te nderpritet dhe te zhvillohet cdo gje e mire pavarsisht nga sulmet e egra politike te mbeturinave fashiste qe u organizuan pas vitit 90 nen emrin  OPOZITE dhe PD.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nuk shkon fare shembulli me Ymer Pampurin.Ky nuk ka qene ndonjehere kampion bote. Ka qene kampion olimpik ne nje peshe.  Te mos harrojme se Russia ka patur dhjetra kampione bote ne ngritje peshash, pothuaj ne te gjitha peshat. Kampiona bote ne peshngritje ka me qindra, ndersa ne shah, numerohen me gishtat e dores. Dhe Kasparov ka qene  me i madhi nder te medhenjte. Bashke me rusin tjeter Karpov, dominuan fushen e shahut per rreth 15 vjet.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Nje plotesim te vogel. Pampuri nuk ka qene ndonjehere kampion olimpik (qe qendron me larte se kampion bote ne peshengritje).

Ka thyer rekordin olimpik ne stilin e forces ne Olimpiaden e Munihit ne 1972. Ky stil ishte hequr tashme nga programi olimpik si i rrezikshem per shendetin e peshengritesve, por per fituesit qe konkuruan ne kete stil ne ate olimpiade u njoh per here te fundit titulli  Kampion Bote (per respekt nuk i lane pa gje).  Shqiperia nuk ka marre akoma ndonje medalje olimpike.

Submitted by anticensurë (not verified) on

mund të ket qënë dhe zoti vet,por këtu po flitet për një budallallëk të ramës!lkëtu po flitet për një vendim arbitrar të tij,vendim si të gjithë politikanët që ka pas shqipëria!vendime që na kanë çuar gjithnjë në greminë!flitet për demagogjinë e rradhës së politikës shqiptare!!

nuk ka rëndësi në ka qënë a ska qënë kampion bote ymer pampuri a sa miliona kampionë bote ka pasur rusia!!

flitet për demagogjinë(karremin e rradhës)së ramës/berishës/nanos/hoxhës/zogut dhe mbështetësit e saj(peshqit që bien në grep)si puna tënde dhe e mijra të tjerëve!

javës tjetër ka mundësi të vijë një kozmonaut,rama do të propozojë hapjen e një akademije për kozmonaut,pavarsisht se ne nuk kemi as dylbi për të parë qiellin!!

Submitted by GioGio (not verified) on

I nderuar zoti Anti-Indiferent,

Komenti juaj, lidhur me shkrimin e zotit Ilir Hashorva, eshte nje argument me shume qe tregon sa i nevojshem eshte reformimi i sistemit arsimor duke mbajtur si priopritete ato qe autori pershkruan.

Une luaj shah dhe luja mjaft mire, por aftesine per te kuptuar prioritetet, per te kuptuar cfare thote bashkebiseduesi, edukaten e sjellurit dhe shume dije te tjera teknike, nuk i kam mesuar nga shahu me gjithe se kam mbi 50 vjet qe luj shah. Kam njohur nje shahist te famshem ne Shqiperi, te cilit nuk ia permend emrin per respekt e per etike, i cili me gjithe suksesin ne shah, ne jeten e perditshme ishte njeri i mire por ne nivel shume te ulet per nga kultura e per nga dijet e pergjithshme. Nuk ishte ne gjendje te bente asnje lloj shkolle por vazhdonte te ishte njeri i mire dhe shahist shume i mire.

Te gjithe duhen respektuar per ate nivel aftesite qe kane por me vjen keq te them se nuk keni mundur te kuptoni shkrimin ne fjale dhe per pasoje as Kryeministrin ne kete menyre nuk e mbroni, per inisiativat e tij populiste qe nuk tregojne ndonje vlere qeverisese.

Pershendetje

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Plotesisht dakort me ty.  Por une kam thene tjeter gje ne koment.

Reformimi i sistemit arsimor, nga shkalla i nevojshem ka kaluar ne shkallen e domosdoshmerise uleritese. Autori ka thene gjera te sterthena nga cdo qeveri dhe minister arsimi. Realiteti eshte qe shumica kane rezultuar demagogji dhe plane pune te shkruajtura per interesa klienteliste dhe politike. Autorit nese eshte i zoti te marri nje nga elementet qe calon dhe te propozoje nje plan veprimi. Bla, bla siperfaqesore dhe me fakte gabim eshte kollaj. Tashti na doli qe 10 klasa fillore qe do luajne shah po e rrezikojne gjithe punen me arsimin.

Te luash shah, qofte edhe nivel shahisti nuk do te thote qe ke kulture apo je person i respektuar. Une kam pas ne klase nje djale shahist qe u be hajdut ordiner. Une aludova per te anasjellten. Te jesh profesor apo intelektual me pervoje dhe mos ta kesh mesuar ndonjehere shahun kjo calon ca.  Shqiperia raportin njerez qe bejne pune me ata qe tjerin llafe e ka thellesisht ne favor te te dyteve.

Kryeministit te ri nuk kam as cfare ti mbroje dhe as cfare ti shaje. Noten cilado qofte, do ja veme kur te kemi pare rezultatet e reformave qe do beje se deri tani jane vetem premtime.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Realiteti eshte qe shumica kane rezultuar demagogji"

ke të drejtë,plotësisht të drejtë!!
por ti në tënjëjtën kohë po mbron demagogjinë e rradhë!!

shahun që do të shpëtojë arsimimin shqiptar!!
pordhë syfyri!!

Submitted by ilo pinci (not verified) on

ia ke futur pordhes kot,

une jam nje nder te arrestuarit ne protesten kunder rritjes se cmimeve dhe e urrej ramen sa per informacion

por qe te quash budallallek futjen e shahut ne shkolla eshte idiotesi totale.

me mire mos bej shkrim hic sesa shkruan

shahu zhvillon trurin ne nivele te larta, eshte e provuar, une kam luajtur qe femije shah , kam qene dhe kampion nder shkolla

nje nder sportet me perfekt!

heres tjeter futi nje loje shah para cdo shkrimi e do e kuptosh ndryshimin

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.